Ofendoi arbitrat, ja sa do të dënohet mbrojtësi i Barcelonës

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Spanjolle të Futbollit ka ngritur një hetim për mbrojtësin e Barcelonës, Zherard Pike për një deklaratë të lançuar javën e kaluar të cilët vendosin në diskutim integritetin e klasës arbitrale.

Hetimi i ngritur mund të dërgojë në një skualifikim të mundshëm të mbrojtësit katalanas nga 4 deri në 12 ndeshje.

Sigal

Pike pritet të dënohet për frazën që ka përdorur gjatë një “Live” në rrjetet sociale ku deklaroi se 85% e arbitrave janë nga Madridi.

Si munden ata të vërshëllejnë kundër Realit të Madridit. Kjo ishte deklarata e Zherard Pike i cili nuk pritet t’ia hedhi paq.