Besa “verbon” Tomorin

514
Sigal

 Kavajasit fituan 3-0 me beratasit në ndeshjen e parë të tyre historike me drita

Besa e festoi me një tripletë madhështore ndeshjen e parë të saj historike me drita, duke shkatërruar 3-0 Tomorin, në sfidën përmbyllëse të javës së dytë të Kategorisë Superiore, në një takim ku të dyja skuadrat e mbyllën me nga dhjetë lojtarë.

Kavajasit, të rikthyer nga Kategoria e Parë, në drejtimin e Ilir Dajës – dy herë kampion si trajner, me Elbasanin dhe Dinamon, – i bënë në interpretim të shkëlqyer lojës, duke e dominuar ndeshjen nga fillimi në fund. Suksesi në Laç (1-1) dhe premiera nën ndriçimin e projektorëve, e kishin mbushur si rrallë herë stadiumin e “Besës” të dekoruar me ngjyrat tradicionale “verdhë e zi”. Ndeshja nisi e “nxehtë” qysh në fillim, me Besën që e gjeti golin qysh në minutën e 7-të, kur Meglid Mihani goditi saktë më kokë, pas një harkimi të gjatë të Fatjon Sefës. Tifozët i kishin kushtuar një megafanellë Mihanit me numër 23, pikërisht në cepin e majtë të karshisë. Entuziazëm i ligjshëm në Kavajë, ndaj një Tomori të paqartë në fazën ofensive. Florent Aziri dhe Meglid Mihani japin një kontribut të çmuar për Berishën dhe Sefën, dhe është ky i fundit që dyfishoi shifrat në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë. Sulmuesi lushnjar mori një pasim brilant nga Berisha, duke bërë punën më të bukur: çuar topin në rrjetë.
Me pjesën e parë, të mbyllur 2-0, Besa është më e qetë në fraksionin e dytë, ndërsa Tomori është nervoz. Për ta bërë edhe me dramatike situatën e beratasve, nigeriani Çarls Ofejen u ndëshkua direkt me karton të kuq nga gjyqtari Kridens Meta, në minutën e 65-të, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj mesfushorit të avancuar të beratasve, Florent Azirit. Pesë minuta më pas, sulmuesi kosovar 20-vjeçar Bernard Berisha – një zbulim i këtij fillim sezoni – e dërgoi topin për herë të tretë në rrjetë për Besën. 3-0! Dhe Tomori pranon humbjen, në mungesë edhe të një force më pak. Gjithsesi, skuadrat u ekuilibruan, kur gjyqtari Meta ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, Idriz Bathën e Besës në minutën e 75-të. Me rezultatin final 3-0, Besa u ngjit në kuotën e katër pikëve, ndërkohë që Tomori pësoi humbjen e dytë po aq ndeshje, pasi në javën e parë u mund nga Tirana me rezultatin e ngushtë 1-0, dhe së bashku me Shkumbinin, janë dy skuadrat e vetme që nuk kanë marrë pikë këtë sezon. Java e dytë e Kategorisë Superiore nisi të premten me dy sfidat hapëse të saj: Skënderbeu-Apolonia 2-0 dhe Flamurtari-Laçi 0-1; të shtunën Kukësi-Vllaznia 0-0 dhe Kastrioti-Bylis 2-1, ndërkohë që të dielën spikatën Tirana-Shkumbini 3-0 dhe Luftëtari-Teuta 4-1. Ndeshjet e javës së tretë të Kategorisë Superiore do të luhen, më 15 shtator, për shkak të dy sfidave zyrtare të Kombëtares, ato me Qipron (7 shtator) dhe Zvicrën (11 shtator).

Superfanella e Mihanit

Tifozët kavajas kishin vendosur një fanellë gjigante me emrin e Meglid Mihanit, që kishte numrin 23. Mesfushori jua shpërbleu në mënyrën më të mirë, duke shënuar golin e parë të Besës.

Hera e parë me drita

Besa luajti për herë të parë me drita në historinë e saj. Në Shqipëria janë shtatë stadiume me ndriçim, “Qemal Stafa”, ai Shkodrës, Korçës, Vlorës, Elbasanit dhe Durrësit.

KATEGORIA SUPERIORE
Java II

31.08.2012
SKENDERBEU – APOLONIA 2-0
Shënues: Plaku 57’ (pen), Orelesi 64’

FLAMURTARI – LAÇI 0-1
Golat: Emurllai 51’

01.09.2012
KUKESI – VLLAZNIA 0-0

KASTRIOTI – BYLIS 2-1
Shënues: Sekseni 40’, Gocaj 52’ / Mohamed 59’

02.09.2012
TIRANA – SHKUMBINI 3-0
Shënues: Morina 30’, 90’, Cota 89’

LUFTETARI – TEUTA 4-1
Shënues: Nikolic 21’, Licaj 28’, Rraboshta 51’, Shenaj 66’ / Mancaku 36’ (pen)

03.08.2012
BESA – TOMORI 3-0
Shënues: Mihani 7’, Sefa 45’+2, Berisha 70’

RENDITJA

1 Skënderbeu 2 +4 6
2 Tirana 2 +4 6
3 Besa 2 +3 4
4 Luftëtari 2 +3 4
5 Kastrioti 2 +1 4
6 Laçi 2 +1 4
7 Teuta 2 -2 3
8 Kukësi 2 +0 2
9 Bylis 2 -1 1
10 Flamurtari 2 -1 1
11 Apolonia 2 -2 1
12 Vllaznia 2 -2 1
13 Shkumbini 2 -4 0
14 Tomori 1 -1 0

KATEGORIA E PARË
Dinamon e mund dhe Mamurrasi

Dinamo e ka nisur në mënyrën më të shëmtuar aventurën e saj në Kategorinë e Parë. 18 herë kampionët e Shqipërisë humbën 1-0 me Mamurrasin, në “Selman Stërmasi”, në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë. Golin me vlerë tri pikë e realizoi Kelvin Jushi në minutën e 51-të. Blutë e Eduard Zhupës pretenduan një penallti në fundin e takimit dhe patën kontestime mbi gjykimin gjatë gjithë ndeshjes. Ndeshjet e tjera të javës së parë dhanë këto rezultate: Lushnja-Besëlidhja 1-0, Ada-Partizani 0-1, Butrinti-Kamza 0-0, Elbasani-Naftëtari 2-0, Tërbuni-Himara 0-0 dhe Iliria-Pogradeci 3-1 (takime këto të luajtura ditën e shtunë). Të dielën, Burreli-Gramshi 0-1.

RENDITJA
1 Iliria 1 +2 3
2 Elbasani 1 +2 3
3 Gramshi 1 +1 3
4 Lushnja 1 +1 3
5 Mamurrasi 1 +1 3
6 Partizani 1 +1 3
7 Butrinti 1 +0 1
8 Himara 1 +0 1
9 Kamza 1 +0 1
10 Tërbuni 1 +0 1
11 Ada 1 -1 0
12 Besëlidhja 1 -1 0
13 Burreli 1 -1 0
14 Dinamo 1 -1 0
15 Pogradeci 1 -2 0
16 Naftëtari 1 -2 0