Rrëzimi i avionit të pushtuesit italian nga Avdurraman Ali Çiraku, në këngët e Luftës së Vlorës.
Nga Egon Velaj
Si sot 101 -vite më parë nisi ajo luftë që do të hynte në Histori si “Lufta e Vlorës” (4 Qershor – 3 Shtator 1920)
Një luftë e pabarabartë e cila në njërën anë kishte një popull te organizuar me mjete rrethanore por nga burra trima e të shkolluar dhe nga ana tjetër një nga fuqitë më moderne ushtarake të kohës. Përshkrimin më të goditur të mosbarazisë mes një ushtari italian dhe një luftëtari shqiptar e shpreh Ali Asllani në vargjet e tij : “Ai kish e ish pajosur gjer në fill e në gjilpërë./ Unë i shkreti i plagosur gjakun s’kesh me se ta zërë…”. “Lufta e Vlorës” do te ngelet shembull se si njerëz pa interes dhe me ideale të mëdha do të bënin atë që do të ishte një shembull ne zemren e çdo Shqiptari të mirë në përpjekjet e Kombit Shqiptar në luftra të mëvonshme. Unë jam krenar që jam nipi i Avdurraman Ali Çirakut, Komandantit të Artilierisë në Kalanë e Kaninës i cili bashkë me artilierët Aziz Çami, Elmas Ademi dhe Xhafer Xhuvelin me predhat e topave te tyre mbytën katër luftë-anije në Portin e Vlorës dhe rrëzuan një avion bombardues në fushën e Peshkëpisë si dhe kthyhen në pluhur e hi falangat Italiane të cilat i aviteshin tokës Shqiptare.
Unë jam krenar që jam nipi i Beqir Velo (Velaj), xhaxhai i babait tim, shoqërues i Ismail Qemalit, Komandant i Çetës së Kaninës në Luftën e Vlorës, kontribues i çështjes kombëtare nga Kosova deri në Çamëri, në një periudhë kohore nga 1908 – 1944. I plagosur nga Grekët në Qafën e Llogorasë së bashku me Avdurraman Çirakun në vitin 1914, si dhe në betejën e Lumës në Kukës të plagosur të dy edhe nga forcat Serbe më 1916. Aktit të rrëzimit të njërit prej avionëve Italianë nga këta luftëtarë, populli i ka kënduar si më poshtë njërit prej tyre- Abdurrahman Ali Çirakut: “Të xhuma në sabah,/ një mjegull e zezë ra./ Binin predhat nga Shashica,/ binin si pika shiu./ I hidhte një djalë prej vendi,/ trim Avdurrahman Aliu./ Në fushë të Peshkëpisë,/ ra avioni i Italisë./ Aeroplanin kush e shtiu,/ trim Avdurrahman Aliu./ Avdurrahmani i Alisë,/ biri trim i Labërisë/