Presidenti Meta: znj.Leibovich në krye të AJC ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për pavarësinë e Kosovës

388
Në mirënjohje për lartësimin e kombit shqiptar në Izrael dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke spikatur si një zë i fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe në vlerësim për promovimin e palodhur të kontributit unik të shqiptarëve për mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit, pata sot kënaqësinë e veçantë të nderoj Drejtoren e Komitetit Hebreo-Amerikan (AJC), zonjën Avital Leibovich, me një nga titujt më të lartë të shtetit tonë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.
Mikeshë e sinqertë e popullit shqiptar, znj.Leibovich në krye të AJC ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare, si dhe vijon të angazhohet vazhdimisht në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në Senatin Amerikan për të mirën e shqiptarëve.
Shqipëria e vlerëson pamasë këtë marrëdhënie, që i shërben ndërtimit të lidhjeve akoma edhe më të forta midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe marrëdhëniet miqësore midis kombit shqiptar dhe popullit izraelit, që shënuan kulmin e tyre me njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. 🇦🇱🇮🇱🇺🇸
Sigal