Dr. Agim Nesho: Rama kërkon nga PD-ja legjitimitet të zgjedhjeve, jo bashkëpunim

331
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Dr. Agim Nesho, dje në një intervistë televizive pohoi se, ftesa e kryeministrit Rama për PD-në, që të bashkëpunojnë, nuk është e sinqertë, sepse kryeministri Rama nuk kërkon bashkëpunim në qeverisje me PD-në, por do, që PD-ja të legjitimitojë  rezultatin zgjedhor  të  25 prillit, edhe pse vota u manipulua, vullneti i votuesve u tjetërsua. Dr. Agim Nesho:Rama pas zgjedhjeve nuk kërkon vetëm bashkëpunim me opozitën por kërkon dhe legjitimitet të zgjedhjeve se, ndryshe nuk njihen. Ne herën e kaluar kemi pësuar një manipulim të votes, të gjitha që treguan se në Shqipëri ekzistonte partia shtet, që arriti që të organizojë zgjedhjet e deformuara. Është një moment që opozita duhet të bashkohet dhe nëse thuhet se ka qenë një masakër elektorale, nuk është faji i Bashës, unë nuk kam shpresë te organet e drejtësisë, pasi nëse kemi një regjim, s’ka se si organet në drejtësi të kenë pavarësi.”