OBSH thirrje të fortë vendeve të pasura për vaksinat: Lini në plan të dytë fëmijët, ndihmoni vendet e varfra

210
Sigal

“Mos vaksinoni fëmijët  e adoleshentët, jepjani dozat  ‘Covax’- ka thënë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përsëriti edhe njëherë thirrje drejtuar vendeve të pasura që të jenë më solidare me të varfrat për sa i përket shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit.

Përmes një deklaratë për shtyp, kreu i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus kërkoi nga vendet më të fuqishme që të shtyjnë planet për të vaksinuar të adoleshentët dhe fëmijët dhe të furnizojnë me sa më shumë doza skemën e Covax, e cila shpërndan vaksinat për vendet e varfra.

Që prej miratimit të vaksinave të para në muajin dhjetor, vendet e pasura kanë blerë pjesën më të madhe të prodhimit global, ndërsa shumë të tjerë kanë vaksinuar vetëm një numër shumë të vogël njerëzish.

“Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, furnizimi me vaksina nuk ka qenë i mjaftueshëm as për të vaksinuar punonjësit e sistemit shëndetësore që përballen çdo ditë me virusin vdekjeprurës”, tha Ghebreyesus.