Edval Nuri: Veterani 97-vjeçar  Isuf Toska dhe vëllai dëshmor 15-vjeçar….!          

485
Sigal

 

Zihniu kishte dalë malit partizan dhe kishte dhënë jetën për të çliruar vatan

Ishte, ndofta partizani i fundit në këtë moshë  që ra për çlirimin e Atdheut.

 

Këto ditë mbushi 97-vjeç. Me një kujtesë të së kaluarës të fortë , por me pak ulje dëgjimi, tregon për jetën e tij . Kujton sakt për vëllan e tij dëshmo . Ishte 5-vite me i vogël se unë . Të dy dolëm malit për çlirimin e vendit . Unë në Brigadën XVI, kurse Zihniu në të VII .

 

1-Pak fjalë për partizanin, doktorin, veteranin Isuf Toska . Në moshë shumë të re u përfshi në L N.ÇL Në fillim i ri antifashist e më vonë i ri komunist. Në datat 4-5-6, Prill të 39-tës, nxënësit e Medresësë ( ku mësoja ) së bashku me nxënësit e shkollës teknike e gjimnazit të Tiranës morëm pjesë në demostratat kundër rrezikut të pushtimit të vendit nga Italia Fashiste. N  korrik të 42 u arestua me 35 shokë të tjerë, mbase emri i tij ishte  në listën që iu gjet në shtëpinë e Orhan Frashrit . Pas pesë muaj burg në Elbasan u lirua më i pjekur për të marrë pjesë më aktivisht në luftë për çlirimin e vendit .Biçikleta që përdori Tafil Skëndo në asgjësimin e Drejtorit të Bankës në Berat ishte imja thotë Isufi . Në 15-gusht 1944 bëhet pjestar i Br. XVI sulmuese në Therepel të Skraparit. Pjestar i mbi 50 betejave që ka zhvilluar kjo brigatë. Kujton betejën e ashpër në Qafën e Koshovicës e disa ditë më vonë çlirimin e Fierit e Lushjes. Me krijimin e Divizionit të parë u emërua sekretar i Divizionit. Nga Dibra e Madhe në Tiranë kam ardhur në  këmbë,- thekson për të marrë pjesë në Kongresin e Rinisë Shqiptare. Pas çlirimit bëri  studimet për mjekësi në Hungari . Më pas punoi s’i mjek, “Drejtor i Shërbimit Shëndetësor në Berat “. Kudo i nderuar e i respektur, mbetet Dr. Isuf Toska në Qytetin e Beratit , Kuçovës , duke zbatuar “Betimin e Hipokratit”.  Trim në luftë e i repektuar s’i veteran. Duke vlerësuar aktivitetin  në luftë, punë, e si veteran, Këshilli Bashkiak i Beratit e ka dekoruar më titullin” Qytetar Nderi i Beratit.”

Zihni Toska me dy ushtarët italianë dalë në Berat viti 1942.

 2- Dëshmori 15-vjeçar Zihni Toska. Letra nga Italia ! Vite më parë në moshën 93- vjeç një ish -ushtar italian i dërgon një letër  e foton që kishte dalë me Zihni Toskën në Berat ! Italiani midis të tjera shkruan: ” Në vitin 1942 kam shërbyer në një xhami që ne e kishim s’i kazermë në Berat. Kazerma ndodhesh në lagjen “Murat- Çelebi”,  fare pranë shtëpisë të vëllezërve Toska . Atje njoha një djalosh që e quanin Zihni. Të gjithë ushtarët ishin  miqësuar me djaloshin , por dhe me banorët , mbasi e respektonim shumë njëri-tjetrin . Ai kujton në letër se Zihniu ishte një djalë i shkathët një Gavrosh, që lëviste rrugëve të lagjes dhe që bënte me humor të gjithë ushtarët. Bashkë me të vinin dhe shumë shokë të tij, të cilëve u jipnim galeta ushtrie, biskota , konserva, kurse ata na sillnin medalione shënjtorësh. Na vinte keq për Zihniun, se ishte jo i veshur mirë . Ai ishte shumë i varfër , shton më tej italiani .  Zihniu e mësoi shumë mirë gjuhën italiane. Një ditë të mos vinte na merrte malli. Na ishte bërë si pjesa jonë e familjes së vërtetë, duke na kujtuar familjet tona “ ! Ai s’dinte historinë e mëtejshme të Zihniut e shpreson që kjo letër e fotoja t’i bjerë në dorë. Do t’i kthehej përgjigje e do kishte mundësi të takohej me Zihniun e rritur ! Dhe kishte të drejtë. Sot  Zihniu do të ishte 92 – vjeç . Do të jetonte s’i  vëllai më i madh Isufi, partizan i Brigadës XVI, që është me shëndet të mirë edhe pse i ka  mbushur të 97 –tat ! Për fat të keq s’ndodhi kështu ! Zihniu kishte dalë malit partizan  dhe kishte dhënë jetën për të çliruar vatan  Ishte vetëm 15 vjeç ! Të vjen keq që katër ditë para çlirimit t’a humbi jetën ! Ishte, ndofta partizani i fundit në këtë moshë që ra për çlirimin e Atdheut. Ai s’vuri lule të freskëta në altarin e lirisë, por gjakun e  jetën e tij. Kemi dëgjuar këngën : “Ke marrë pushkën ke dalë për liri e vatan o i vogël o partizan”. Kjo këngë i përket partizanëve të moshës të Zihni Toskës .

Veterani    Isuf   Toska

 3-Historia e pionierit partizan ? Lindi në qytetin e Beratit në vitin 1929. Pasi mbaroi shkollën fillore nga kushtet e vështira ekonomike u detyrua të punoi si hyzmeqar në një furrë buke. Megjithëse ishte pak më shumë se 13 vjeç çfaqi aftësitë si një i ri antifashist i papërtuar dhe i palodhur. Kjo ra në sy shpejt dhe shokët e Partisë, duke e pranuan në rradhët e saj si i ri komunist. Në vitin 1943 u arestua. Mbas katër muajve për arsye të  moshës të mitur , lirohet .Qëndrimi në burgun e Tiranës e bëri më të pjekur, më burrëror, duke shtuar urrejten ndaj pushtuesve. Me formimin e Brigadës VII Sulmuese , Zihniu u inkuadrua në rradhët e sa . Krenohesh që ishte partizan i kësaj brigate. Për trimërinë që kishte treguar shtabi i batalionit i ngarkoi atij një detyrë shumë të vështirë . Duhet të rrëmbehej në Kuçovë inxhinieri fashist Italian. Zihniu nën drejtimin e Mitat Luçit e kreu me sukses këtë aksion, sa të vështirë aq e të rrezikshëm. Zihniu mori pjesë në çlirimin e Beratit në 13 shtator 1944. E ëma me lotë në sy i tha :“ Sa me qënke  rritur, dhe sytë iu mbushën me lot gëzimi”. Ai qendroi disa ditë në Beratin e çliruar. U takua me vëllezërit Yzedinin, Isufin, Hajdarin, Musain, motrën Xhemalinë. U takua me të gjithë sikur ta dinte që s’do të kthehej . Doli në fotografi dhe ia tregoi nënës :”Sa herë që të marrë malli për mua moj nënë , shiko këtë fotografi ! -Prap do të ikësh o  bir ? Berati u çlirua ! Zihniu duke qeshur i përgjigjet :” Lufta vazhdon akoma moj nënë!  Shqipëria duhet të çlirohet e gjitha “.Mirë të keqen nëna ik, por kujdesu për veten. Dhe Zihniu vazhdoi luftën drejt Veriut me shokët e Brigadës VII. -Janë ditët e fundit të Nëntorit . Objektivi kryesor ishte çlirimi i Shkodrës. Duhej kaluar ura tek Vau i Dejës . Në ora katër të mëngjezit partizanët të ndihmuar nga fshatarët e Mjedës me varkë mundën të kalonin Drinin dhe hynë në fshatin Sheldi. Këtu beteja me gjermanët u bë më e ashpër dhe e përgjakshme. Në një pikë dominuese në luginën Gurri i Zi gjermanët kishin vendosur një mitroloz, i cili lëshonte zjarr dhe bëhej pengesë për ecjen e partizanëve  përpara . Në krye të skuadrës së parë  që  drejtohej nga  Zihniu  përtizanët hidhen përpara në sulm   . Ky sulm sa i guximshëm aq dhe i shpejtë përmbysi situatën. Gjermanët filuan të tërhiqen. Duke vrapuar në ballë  të shokëve e duke qëlluar  Zihniu lëshoi një zë të fortë e kumbues  ndofta më të fortë se kurrë :”Para partizanë” .Por një plumb i mallkuar e goditi të voglin partizan Zihni Toskën. Trimin, të dashurin , të zgjuarin , gojëëmblin që dha jetën  më 25 nëntor 1944, vetëm katër ditë para çlirimit, si rrallë në moshën e tij. Edhe sot, kur çojnë bagëtitë thonë:” Sot do vemi nga varri i partizanit !” Shokët e varrosën në fshatin Sheldie me vargjet  “Në  fshatin Sheldie, luftë me gjermanë, ra si hero i vogli partizan”.