Engjëll Musai: Si u shkatërrua bujqësia dhe fshati pas vitit 1990

Në sistemin monist bujqësia zinte rreth 25% të ekonomisë kombëtare dhe punësonte rreth 50% të tregut të punës

  • -Në vitin 1977 për herë të parë u prodhua buka në vend
  • – Si u shkatërrua rrjeti prej 14 instituteve kërkimore e shkencore të bujqësisë.
  • -Aktualisht në Shqipëri janë prishur gjithë argjinaturat dhe tokat e dranazhuara
  • -Deri në fund të vitit 1990 në fshat vazhdonte të jetonte mbi 65% e popullsisë
  • – Sot Shqipëria importon grurë kryesisht nga Rusia, Ukraina dhe Serbia
  • – Shqipëria sot siguron gati gjysmën e nevojave për drithëra nga prodhimi i saj bujqësor
  • – Shqipëria e viteve 1980 ishte eksportuese e prodhimeve bujqësore, kryesisht në perime, pije alkoolike (kryesisht konjak “Skënderbej” e verë), duhan e cigare si dhe produkte të përpunuara, kryesisht salcë domate etj.
  • -Sot eksporti i prodhimeve bujqësore zë 4% e vlerës së prodhimit, ndërsa  importi zë 35% e prodhimit të përgjithshëm bujqësor

Nuk ka ndonjë sektor tjetër të ekonomisë shqiptare që mund të ketë më shumë bazë krahasueshmërie dhe problematike në një shtrirje 100-vjeçare se sa bujqësia në Shqipëri. Së pari, për vetë shoqërinë shqiptare, në këto 100 vjet me popullsi me rritje të shpejtë demografike gjatë gjithë këtyre 100 vjetëve, pra gjithnjë me moshë mesatare të re, por edhe me dominancë në zonat rurale. (nga 90% në vitet 1920, 65% në vitet 1990 deri në regjistrimin e fundit 2011 kur ka zbritur për herë të parë në më pak se 50%). Ulja e popullsisë rurale, nga njëra anë ka të bëjë me mbipopullimin e Tiranës, Durrësit, e zonave të tjera urbane, por nga ana tjetër edhe e emigracionit shumë më të lartë nga zonat rurale. Në të gjithë këtë shekull, pavarësisht nga sistemet qeverisëse, bujqësia ka qenë dega më e rëndësishme ekonomike në prodhimin kombëtar (së bashku me industrinë ushqimore) ka zënë më shumë se 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP). Punësimi në bujqësi ka luajtur dhe vazhdon të luajë rol shumë të rëndësishëm. Gjithmonë me rreth 50% të të punësuarve vijnë nga sektori i bujqësisë.

Sigal

Bujqësia shqiptare e viteve 1930

Nga regjistrimi i vitit 1930, popullsia shqiptare ishte 1.003.124 banorë, 35 banorë/km². Popullsia që merrej me bujqësi ishte 254,216 vetë, ose 25% e popullsisë. Nga të cilët 104,896 (41%) ishin ferma me toka dhe pjesa tjetër (59%) ishin bujq të lirë (bujq të vegjël) barinj, shtëpiakë, shërbëtorë, punëtorë bujqësie. Shpërndarja e parregullt e tokës bujqësore e bënte bujqësinë që të mos i shërbente gjithë popullsisë për ushqim dhe jetesë. Pjesa tjetër e popullsisë merrej me veprimtari të tjera (shërbime në qytet, tregti, artizanat). Por gjithsesi, në kushtet e zhvillimit të vendit nuk kishte mundësi të ofrohet punë për 75% të popullsisë.

Bujqësia në periudhën e socializmit 1945-1990

E shoqëruar me transformime të mëdha strukturore (tri herë reforma themelore, reforma agrare, kolektivizimi dhe shtetëzimi i plotë i fshatit dhe i pronës private). Investime të mëdha në bujqësi, për përfitimin e tokave bujqësore nga moçalishtet, shkripëzimi i tokave si dhe hapja e tokave të reja nga livadhet dhe tarracimet e shumta për pemëtore e vreshta. Investime kapitale shumë të larta në infrastrukturën e kullimit dhe ujitjes. Ndër vendet e vetme që arriti të sigurojë mbi 60% të tokës bujqësore nën sistemin e ujitjes si dhe të gjithë kullimin e tokave, me një sistem të fuqishëm drenazhimi dhe hodrovoresh. Bujqësia ishte e orientuar plotësisht në detyra strategjike të ushqimit të popullsisë, veçanërisht sfida e madhe e prodhimit e bukës në vend. Në këtë periudhë u realizuan investime themelore në sistemin e arsimit profesional bujqësor dhe të Universitetit Bujqësor në Tiranë dhe Institutit të Lartë Bujqësor në Korçë dhe ngritjen e një rrjeti prej 14 instituteve kërkimore e shkencore të bujqësisë. Investimet në bujqësi zinin rreth 1.3% e investimeve në nivel ekonomie, ndërkohë që bujqësia zinte rreth 25% të ekonomisë kombëtare dhe punësonte rreth 50% të tregut të punës. Politika shtetërore e kufizimit të lëvizjes së lirë e rriti shumë popullsinë në zonat rurale dhe në fund të vitit 1990 vazhdonte të jetonte mbi 65% e popullsisë në fshat. U ngrit një sistem shumë i gjerë i grumbullimit të prodhimeve bujqësore si dhe përpunimi i këtyre produkteve sigurohej nga një industri e shumëllojshme, por në nivel të ulët teknologjik. eksporteve shqiptare në total. Mbarështimi në formën e mbajtjes së lirë të blegtorisë e bën atë ekonomike në treg. Po ashtu, edhe mbajtja e blegtorisë në shtëpi, që për fermat është shumë më e sigurt se sa prodhimi bujqësor, i cili është i varur nga ndryshimet e motit. Në kushtet e një baze ushqimore, shumë të varfër, edhe blegtoria, si në rastin e bujqësisë, ka një zhvillim ekstensiv. Kryesisht shfrytëzohen kullotat verore për delet. Në zonat bregdetare me klimë më të butë, me dimër të lagësht dhe verë të thatë mund të ushqehen bagëtia për gjithë vitin. Ushqimi në stallë vjen vetëm në zonat malore, por kryesisht një ushqim i varfër për të garantuar kalimin e tyre në sezonin e pranverës. Detyruar nga kushtet e vështira të mungesës së ushqimeve dimërore, bëheshin edhe shtegtime nga kullota dimërore e verore nga malet në zonat e ulëta. Dominante bagëtitë e imta (mbi 2 milionë në vitin 1934, rreth 200 krerë për 100 banorë) dhe veçanërisht dele 1,3 milionë ose 135 krerë për 100 banorë). Me numrin më të madh Delvinë–Konispol, Elbasan, Vlorë etj. Prodhimi më i rëndësishëm dhe i vlerësuar: Qumësht, mish dhe lesh. Shumë e rëndësishme gjithashtu plehërimi i tokës bujqësore. Mbajtja e dhive në disa zona të caktuara, si shoqëruese edhe të deleve, për ushqim për vete, ndërkohë që prodhimet e qumështit të deleve ishin për tregti. Mungonin kushte për gjedhin, veçanërisht kushtet e sigurimit të një baze ushqimore të qëndrueshme. Tek lopët, raca vendi mesatarisht 200-400 litër qumësht në vit, vetëm në zonën e Shkodrës mund të merrnin deri 1000 litra për lopë. Shqipëria e viteve 1980 ishte eksportuese e prodhimeve bujqësore, kryesisht në perime, pije alkoolike (kryesisht konjak “Skënderbej” e verë), duhan e cigare si dhe produkte të përpunuara, kryesisht salcë domate etj. Importet ishin të ulëta, dhe duke qenë se nuk plotësoheshin dot nevojat ushqimore të popullsisë me shumë produkte të nevojës së parë, si sheqer, oriz, kafe, produkte mishi e bulmeti, për shumë vite, veçanërisht në periudhën 1980–1990, u vendos sistemi i racionalizimit “tollonit” për shumë prej këtyre produkteve bazë të ushqimit. Zonat malore në Shqipëri kryesisht rurale, por edhe urbane të krijuara si rezultat i qendrave të minierave apo qendra të përpunimit të drurit. Shqipëria ka rreth 2/3 e territorit zonë malore. Deri në vitin 1990, ato mbeten shumë të populluara. U investua shumë në arsim, shëndetësi, elektrifikim, bujqësi përfshirë edhe ujitje. Megjithatë mbeti nën zhvillimin e zonave të tjera të vendit. Kooperativat malore ishin më të varfrat e vendit.

Viti 1977

Viti i parë i pesëvjeçarit të gjashtë u mbyll në përgjithësi me sukses. Plani i prodhimit të drithërave u realizua si asnjëherë, duke siguruar për herë të parë bukën në vend

Pas viteve 1990

Sektori i bujqësisë në Shqipëri vazhdon të këtë rol shumë më të rëndësishëm ekonomik dhe social, krahasuar me vendet e tjera jo vetëm të EU por edhe të rajonit të Europës Juglindore. Sektori i bujqësisë zë 1/5 e GDP dhe në këtë sektor janë të punësuar 50% e të punësuarve gjithsej. Niveli i zhvillimit të bujqësisë dhe oferta që ajo siguron në ushqimin e popullsisë vazhdon të jetë e ulët, në krahasim me shanset që ka dhe me nevojat e tregut të brendshëm për ushqime. Pas viteve ‘90 pati një kolaps të sektorit, që u shoqërua me një krizë të plotë ushqimore në vend. Nga procesi i transformimit (privatizimit) të bujqësisë pas viteve 1990 në mënyrë graduale filloi të gjallërohet prodhimi i vogël familjar për nevojat e ushqimeve më të rëndësishme të familjes, kryesisht ato blegtorale dhe perime. Si rezultat i vetorientimit për konsum familjar në vitet e para të pasreformës (1993-1996) u shënua një rritje vjetore e bujqësisë në nivel dyshifror (10-12%). Por bëhej fjale për rritje krahasuar me nivele krejt të ulëta prodhimi. Po kështu, në kushtet e kolapsit të plotë ekonomik të vendit, bujqësia zinte deri 60% të GDP-së (deri në vitet 1998). Në këto rrethana u krijua edhe përshtypja që bujqësia përbënte një sektor të zhvilluar ekonomik. Baza e reformës në sektorin bujqësor ishte privatizimi i tokës bujqësore (në fakt ndarje të tokës bujqësore në mënyrë të barabartë për banorët në fshat) që krijoi një privatizim me bazë sociale dhe pa marrë në konsideratë rezultatet e pronësisë mbi tokën bujqësore para se të ishte bërë kolektivizimi dhe shtetëzimi i tyre. Në këto kushte nuk u krijuan vetëm problemet e copëzimit të fermave dhe parcelizimit të tejskajshëm, por janë krijuar edhe konflikte të ndjeshme pronësore, të cilat nuk janë zgjidhur akoma dhe për pasojë nuk ka filluar të ketë një treg të tokës bujqësore. Edhe sot pas 10 vjetësh, që është bërë privatizimi i tokës bujqësore, ne vazhdojmë të kemi ferma me madhësi mesatare 1,2 hektarë. Bujqësia dhe veçanërisht pesha e produkteve shqiptare në treg, vazhdon të rritet me ritme shumë më të ulëta se sa pritshmëria dhe krahasuar me burimet  që ka vendi. Shqipëria në vitin 2010 ka nivelin më të ulët të plotësimit të nevojave të popullsisë me prodhime ushqimore, si dhe deficitin më të lartë ushqimor, me një raport të përkeqësuar 1:8 eksport: import. Eksporti i prodhimeve bujqësore e ushqimore prej 700 milionë eurosh (4% e vlerës së prodhimit të përgjithshëm bujqësor) dhe importi zë 80 milionë euro lekë (35% e prodhimit të përgjithshëm bujqësor). Me një raport mjaft deficitar prej 1:8. Me këto shifra të tregtisë së jashtme për prodhimet ushqimore, Shqipëria renditet ndër vendet më të varura nga importi krahasuar me shumë të tjera ndërkohë që është edhe ndër vendet me shpenzim më të lartë të buxhetit familjar për ushqime.

Në rajon shesim perime, blejmë grurë

Përsa i përket eksporteve bujqësore me vendet e CEFTA-s, ndër produktet kryesore që Shqipëria dërgon në Kosovë janë perimet si domate, kastraveca e lakra, fruta dhe ujë i ambalazhuar. Menjëherë pas saj vendin e dytë e zë Serbia e ndjekur nga Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia e në fund Moldavia. Në Serbi, Shqipëria eksporton kryesisht domate, kastraveca, pjepër e shalqinj. Në Maqedoni veç perimeve vend zënë edhe bimët medicinale, në Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë kryesisht perime, në Kroaci peshk të përpunuar, perime, e bimë medicinale, në Moldavi domate dhe lakra.Ndërsa ndër importe pas Serbisë me grurin, vendin e dytë e zë Maqedonia me gjedhë të gjalla, qumësht, perime, vaj luledielli, rrush, pjeshkë apo maja birre. Më pas Kroacia nga e cila marrim kryesisht peshk të thatë, açuge, qepë e grurë, e ndjekur nga Kosova nga ku marrim qumësht, patate, kafe, miell, ujë e birrë. Më pas Mali i Zi me miell, birrë nga malti dhe verë. Nga Bosnja dhe Hercegovina importojmë qumësht, mish, brumëra e cigare, ndërsa nga Moldavia kryesisht zarzavate, kryesisht qepë të thata si edhe tërshërë. Por vendet e rajonit kanë shërbyer ndonjëherë edhe si gjetje rrugëzgjidhjesh kryesisht për “të thyer” embargon e fundit ruse që bllokoi importin e produkteve bujqësore nga disa vende përfshirë edhe Shqipërinë. Këtu shfaqet sërisht Serbia si rrugë për eksportin e perimeve nga rajoni drejt e në Rusi. Tregtarët pohuan asokohe për AgroWeb se rruga që ata zgjidhnin ishte eksporti i produkteve Shqiptare në Serbi dhe nga atje rieksportohen në Rusi ku produktet shqiptare shiteshin me “Made in Serbia”

Shqipëria importon grurë kryesisht nga Rusia, Ukraina dhe Serbia

Shqipëria importon grurë dhe miell për të plotësuar nevojat e saj. Pjesën më të madhe, rreth 50 përqind, e importon nga Rusia dhe Ukraina. Pjesën tjetër nga Serbia, Rumania dhe Bullgaria. Prodhimi nga fermerët vendas arrin vetëm 250 mijë ton grurë në vit. Në Shqipëri ka pesë fabrika të mëdha që importojnë grurë dhe tani që flasim kanë rezerva gruri vetëm për tre muaj. Në kushtet e luftës në Ukrainë dhe të ndërprerjes së eksportit të grurit nga Bullgaria dhe Serbia, kërkesat për rezerva gruri janë rritur. Kjo ka sjellë edhe rritjen e çmimit të grurit dhe miellit në tregun e brendshëm.

Prodhimi shqiptare i drithërave sot

Shqipëria siguron gati gjysmën e nevojave për drithëra nga prodhimi i saj bujqësor, ndërsa pjesën tjetër nga importi kryesisht me Rusinë, Ukrainën dhe Serbinë. Pas Luftës në Ukrainë importuesit shqiptarë të grurit dhe miellit po gjejnë tregje të reja, ndërsa këtë vit prodhimi i drithrave në vend përballet me më shumë vështirësi. Fermerët shqiptarë thonë se çmimi i plugimit të tokës është rritur nga çmimi i karburantit, ndërsa edhe plehrat kimike kanë njohur një rritje të ndjeshme.

Shpenzimet për grurin sot

Për grurin sot që të prodhohet 3000 lekë shkon plugimi, frezimi dhe mbjellja. 1600 lekë shkon fara,11,500 shkon plhehërimi me “dap” dhe me “ure” , 4000 lekë janë korrjet dhe punë të tjera që janë të domosdoshme dhe totali shpenzimeve është 20.100 lekë ku gati 55% e zënë plehrat kimikë, rendimenti 5-6 kuintalë për dynimë. E ardhura është 15.000 lekë dhe në raport me shpenzimet fermeri del 5.100 lekë humbje për grurin