Edval Nuri: 756- Vjetori i ” Kuvendit  të  Lezhës”, dhe mësimet  aktuale  

498
Sigal

Nga Edval Nuri                                                                                                          

  • Kuvendi i Besëlidhjes

Ishte 2 Marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot , pas kthimit nga Turqia, për herë të parë mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit osman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha të tij.Sot më 2 mars, kujtojmë 756- vjetorin e  “Kuvendit të Lezhës,” ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar, në Lezhë, që njihet si “Besëlidhja e Lezhës.” “Besëlidhja e Lezhës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi.  Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti  rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, ku u farkëtua shpirti i arbërve dhe identiteti  ynë kombëtar. Po t’i referohesh dokumentacionit historik kuvendi i Besëlidhjes nuk u mbajt rastësisht në qytetin e Lezhës, i cili në atë kohë ishte në zotërimin e Venedikut. Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua në këtë qytet, pasi Lezha nuk përfaqësonte kryeqendrën e principatave dhe në këtë mënyrë shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja e barazisë.  Kjo është cilësuar nga shumë figura të asaj kohe edhe si një nga veprimet diplomatike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Kuvendi u mbajt në Lezhë, duke ditur faktin se Lezha me anë të pushtetit venedikas do të shërbente edhe si faktor përkrahje në Evropë, pasi një nga idetë me të mëdha të Lidhjes ishte integrimi i Shqipërisë në Evropën perëndimore.Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së mesjetës, prandaj 2 marsi i vitit 1444 nuk është thjeshtë një datë, është një mesazh, aq më tepër në një realitet që priret gjithnjë më shumë ta lexojë  historinë,  e mësimet që vijnë prej saj . Jo të jetojmë vetëm  të sotmen e të mohojë të djeshmen e largët e të afërme, e aq më keq, të nesërmen, duke harruar se nuk mund të ndërtohen njëra pa tjetrën.  Krijimi i një Besëlidhje mbarëshqiptare ishte bërë mbi principe të gjuhës, dokeve dhe traditave të veçanta, në krye me Skënderbeun. Besëlidhja parashihte formimin  një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe Garda personale e Skënderbeut.. Lidhja e Lezhës ishte një aleancë politike ushtarake e cila bazohej në vendimet me shumicë nga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre. Sipas marrëveshjes armiqësitë mbi zotërimi e tokave do të ndaleshin apo do të i paraqiteshin lidhjes e cila me vendime në bazë të shumicës do ti zgjidhte.Kjo arrihej me lehtësi pasi që të gjithë fisnikët pjesëmarrës apo anëtarë të Lidhjes së Lezhës forcat e tyre ushtarake i kishin vënë nën komandën e Gjergj Kastriotit i cili ato sipas marrëveshjes do të i fuste në përdorim vetëm kundër ushtrive kërcënuese të anëtarëve të Lidhjes.Mbi parimet e Lidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë ishte themeluar  edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për mbijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë.

  • Dy  Marsi  mesazhi i bashkimit  kundër konflikteve !

Kjo datë tingullon aktale dhe sot pas 756 vjtëve . Aktuale për konfliktet e vazhdueshme që pasojnë njëra- tjetrën.Një besëlidhje do të ishte e dobishme jo për opozitën , por dhe për pozitën . Në dobi të kujt janë këto konflikte ? Së fundi të gjithë dalin të humbur . Edhe nëse një forcë politike fiton teren përkohsisht , ajo është s’i “fitorja e Piros”. Diku kam lexuar se vetëm  i dobti hakmeret, i forti fal , kurse i mençuri shmanget nga akuzat e kundër  akuzat ! Duhet pranuar se konfliktet janë pjesë e jetës së përditshme. Ato nuk duhet shikuar si ngjarje negative, por si përplasje interesash në mes të individëve ose grupeve, apo forcave politike me qëllim drejtimin e  një vendi.. Në politikë, konfliktet madje janë pjesë e rëndësishme e diskutimit publik, për të bindur një individ , grup të caktuar , apo një shoqëri.  Vetëm përmes konfliktit të hapur dhe kërkimit të kompromisit grupet e ndryshme shoqërore do të ndjehen se janë të integruar dhe se zëri i tyre dëgjohet. Zgjidhja e konfliktit  është një shkathtësi që mund të mësohet.Të zgjidhjes së konfliktit  është me rëndësi për të  njohur   kuptimin e tyre më qëllim që të mos shkohet në fyerje, akuza e kundërakuza , duke përfunduar në ofendime të papranueshme për  sejcilën palë. Në zgjidhjen e konflikteve  përfitojnë të dyja palët në mënyrë  që të  mendojnë se kanë arritur atë që kanë dëshiruar. Kjo konsiderohet si situata më ideale e zgjidhjes së konfliktit, sepse ndihmon për të siguruar që konflikti të mos rishfaqet përsëri.  Dihet se  në konflikt njëra palë humb e tjetra fiton. Kjo llojë situate shpesh do të thotë se konflikti do të rishfaqet, meqë për humbësin përfitimi është shumë i vogël.Ka raste njëra palë nuk fiton gjë nga zgjidhja e konfliktit. Kjo situatë shpesh do të thotë se konflikti ka pushuar vetëm përkohësisht dhe ka shumë të ngjarë që sërish të del në sipërfaqe, si po ndodh shpesh tani midis forcave politik.Në Shqipëri, prej tre dekash politikanët nuk k kanë  mundur  të ndërtojnë  një platformë të  sigurtë reformash në dobi të vendit. Shpesh ato kanë dështuar e së fundi forcat politika kanë akuzuar njera –tjetrën. Kjo ka sjellë pasoja në jetën politike dhe sociale të vendit, në disa raste, me mjaft kosto.Kriza aktuale politike është një prej tyre. Fjala vjen, opozita dogji mandatet dhe  proteston  në format më të ndryshe kundër qeverisë  Ajo vazhdimisht kërkon  zgjedhje të parakohshme  dhe qeveri tranzitore pa Kryeministrin Edi Rama.  Duhet pranuar se  socialistët , kur ishin në opozitë kanë nxitur ngjarje, që kanë prodhuar mos marrëveshje politike. Praktika e jeta ka provuar se  asnjë parti politike në qeveri nuk i ka ofruar opozitës atë që ka kërkuar vetë kur ka qenë në opozitë, gjë që tregon se interesat politke, kanë mbizotëruar mbi zgjidhjet reale. Kriza politike aktuale në  Shqipëri është një histori e përsëritur prej afro 3 dekadash.Në Shqipëri janë arritur mbi 60 marrëveshje politike që prej vitit 1991. Afërsisht 20 janë të shkruara. Mes tyre ka marrëveshje, që kanë prekur kushtetutën dhe kodin zgjedhor, dhe kanë qenë funksionale për kohën. Ka dhe marrëveshje që kanë tejkaluar elementët e mosbesimit për momentin me sa më pak kosto.“Pjesa tjetër kanë qenë marrëveshje të imponuara apo të dy lidrve!  Kanë qenë marrëveshje ku palët janë përpjekur për të fituar  mos sot nesër, s’i ajo e Kushtetutë e vitit 2008. “Ndryshimet e të kushtetutës së 2008,  mbajnë peng sot situatën politike në mShqipëri” !