Manifestimi/ “Tirana do të jetë në krye të pjesëmarrjes”, Meta falënderon shoqatën tiranase për mbështetjen

350
Sigal

Shoqata “Tirona Intellectum”, një organizatë që përfaqëson intelektualë të kryeqytetit ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në tubimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Në një njoftim të shoqatës thuhet se “qëndrimet e Presidentit janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës”.

Lidhur me këtë mbështetje ka reaguar dhe vetë kreu i Shtetit, Ilir Meta, i cili përmes rrjeteve sociale i shpreh mirënjohjen e tij.

“Mirënjohje pakufi për Shoqatën “Tirona Intellectum” për solidaritetin e saj me këtë Manifestim madhështor Mbarëkombëtar në mbrojtje të shtetit dhe Kushtetutës.
I bindur se sot Tirona do të jetë në krye të pjesëmarrjes dhe do shkëlqejë me qytetarinë e saj.
Tirona, 100-vjet kryeqytet, i udhëheq shqiptarët drejt lirisë dhe demokracisë.
Së bashku për Pranverën Kuqezi! 🇦🇱

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin #BashkohuEdheTi “, shprehet Presidenti Meta.