Berisha: Me Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Largimi i tij, mision historik

335
Sigal

Gjatë një inteviste televizive, ish kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha refuzoi të jepte një mendim konkret, por vlerësoi rolin e saj në marrëveshjen për reformën zgjedhore.

“Problemi është një gjë: kurrë ndonjëherë nuk më është lëkundur besimi i madh dhe mirënjohja ndaj qeverisë së SHBA. Zonja Kim, fillimi i saj, kjo marrëveshje ishte sukses. Kur ka një kryeministër që bëhet pengesë kryesore ata u përpoqën dhe e zhbllokuan. Në sajë të saj sekretari Pompeo bëri një deklaratë, ftoi palët të votonin marrëveshjen”, tha Berisha.

Sa i përket zgjedhjeve në vend, Berisha përsëriti se me Ramën kryeministër ato nuk mund të jenë të lira.

“Kjo situatë është kaq e komplikuar sa pa largimin e Ramës shqiptarët zgjedhje nuk do të kenë. Kush lexon raportin e ODIHR, çfarë i prish zgjedhjet? Thyerja e kritereve të Kopenhagenit. Berisha nuk respektoi asnjë klauzolë. Mediat nuk janë paraqitur kurrë si në këto zgjedhje. U shkel konventa ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Asnjë nuk u adresua. Duhet larguar Edi Rama. Në këto kushte të krrehësh Edi Ramën është mision historik”, tha Berisha.