Shoqata “Tirona…” mbështet manifestimin e Presidentit Ilir Meta

425
Sigal

Shoqata “Tirona…” mbështet manifestimin e Presidentit Ilir Meta

Shoqata “Tirona Intellectum”, një organizatë që përfaqëson intelektualë të kryeqytetit ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në tubimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës.

Në një njoftim të shoqatës thuhet se “qëndrimet e Presidentit janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës”.

“Ne kujtim te ngjarjes historike te 2 marsit 1444 te “Beselidhjes Shqiptare” dhe te Thirrjes Publike qe Presidenti i Republikes i ka bere popullit shqiptar per manifestimin ne mbrojtje te Kushtetutes dhe Shtetit te se Drejtes, shume organizata te shoqerise civile i jane bashkuar kesaj iniciative. Edhe “Tirona Intellectum” do te jape mbeshtetjen per kete iniciative, se pari sepse ai eshte nje manifestim jo politik i thirrur nga Kreu i Shtetit, dhe se dyti sepse qellimi i tij eshte per mbrojtjen e sovranitetit dhe vlerave europiane! Ora 17.00 ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”!”,- thuhet në njoftimin e shoqatës së njohur.