‘Turp nëse Kajmaku shëtit në Tiranë dhe nuk kapet’, zbardhet mesazhi i kreut të policisë

376
Sigal

Ndërkohë që ish-kryetari i Bashkisë së Vorës vazhdon të jetë në arrati, pa u kapur dot nga policia, drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, u është drejtuar komisariateve me një mesazh të prere për gjetjen e tij.

“Të merren masa nga gjithë Komisariatet per kapjen e tij. Komisariati Vorë te japë lidhjet e tija ne qytetin e Tiranes.

Ështe person publik dhe mund të merret informacionet nga strukturat në varësi. Është e turpshme nese vjen dhe shtetit ne Tirane dhe nuk kapet.”, thuhet në mesazhin e Jubanit.

Kujtojmë se një ditë më parë doli një foto, sipas të cilës Kajmaku ishte parë teksa shëtiste i lirë nëpër kryeqytet.