Dragua Shehu: 202 vjetori i vrasjes mistike të Ali Pashë Tepelenës

38
Sigal

Ali Tepelena, në vitin 1784, mori gradën “PASHA”

( Në 200 vjetorin e vrasjes )

5 shkurt 1822

( Botohen për herë të parë nga jeta familjare)

Telegraf.al / Stërgjyshi i Veli Beut, Nazifi me origjinë të pasur, u vendos rreth shekullit të XV, në fshatin Beçisht në afërsi e karshi Tepelenës, ku shërbente si dervish në Teqe.

Thuhet se Stërgjyshi i Veli Beut , nga Porta e Lartë është syrgjynosur në Beçisht të Tepelenës, por deri tani nuk është gjetur ndonjë arsye !…

Veli Beu u martua dy here. Me gruan e parë kishte dy djem.

Nga martesa e dytë, me Hankon, nga Konica e bija e Zejnel Bej Konicës, njëkohësisht halla e Faik Konicës, pat Aliun dhe vajzë Shanishanë. Shanishaja u martua në derën e Kapllan Pashës te bejlerët e Libohovës. Më më vonë Ali Pasha do t’i ndërtonte një  Kala fortesë si dhuratë.

Ali Beu i Tepelenës u martua me “Um Gulsumin”– Eminenë, Um Gulsum  do të thotë : Trëndafil i shpresës ! Vajzë e Kapllan Pashës në Delvinë.  Kjo krushqi u përgatit nga Hankua !…Në vitin 1802 vdes Emineja dhe  Aliu në moshën  62 vjeçare e ndjeu mungesën e saj…

Ali Pasha e mbylli jetën e tij me Vasiliqinë e bukur, që ishte 22 vjeçe kur  Pashait ju pre Koka. Ajo i qëndroi besnik Ali Pashës edhe kur Ai u bë me dy varre !…

Ali Pasha deshte në rininë e tij, vajzën e Kurt Pashës nga Berati, po Kurt Pasha i njifte mirë, bëmat e Aliut në moshën e rinisë në Bera. Prandaj dhe e kundërshtoi me forcë këtë martesë.

Shtojmë se Haxhi Shereti, poet ishte nga njerëzit më besnikë e familjar të Ali Pashës. Në atë familje  u rrit  dhe atje … bëri këng e shkroj  vjersha   deri sa u  qorua nga sytë dhe  vdiq  në familjen e tij, në varfëri

të plot !…Po  vjershat e tij edhe sot dëgjohe dhe këndohen  në viset e

Janinës dhe në Shqipërinë e jugut.

Mendohet  se Veli Beu, mundet

  të jetë vetë helmuar nga  pija e  tepërt që përdorte ,  përshkak të mërzitisë… Se dy djemt me gruan  e pare ja helmoi   Hankua… Me arsyetimin që Ali Beu të mos i kishte vëllezrit  si pjestar në prona  dhe në kongurenca të tjera rrivale!…

Gjyshi i im,  Maksut Shehu  pat një dokument në gjuhën      Osmanishte si tip kontrate  ku thuhet se trojet  përpara Kalasë së vogël të ndërtuar nga Princesha Helena në Shekullin Xlll, ia shitën Veli Beut me mexhita turke… Këtë dokument e pat Babai im edhe në takimet që  bënte  me shkrimtarin Sabri Godo…Në përgatitje të botimit të librit.

 

Në vitin 1958, udhëheqësi  i asaj kohe Enver Hoxha vizitoi për tre ditë rresht qytetin e Tepelenës, ku u strehua në shtëpinë e Reshat Shehut,  , në Kala si shtëpia më e mirë e kohës, dy katëshe me tetë dhoma dhe me të gjitha paisjet e nevojshme. Atëhere shtëpi pritje nuk kishte në  Tepelenë. Ndër problemet e tjera që diskutoi me udhëheqjen e rrethit  ishte dhe problemi i sistemimit dhe pastrimit të kalasë, nga barakat dhe  kasollet e bagëtiv të strehuara dhe shtëpitë e ndërtuara pa leje dhe pa kriter… Dha porosi që shtëpitë e Reshat Shehut të bëhen Shtëpi Muze  për Ali Pashën, shtëpitë e ndërtuara më mbrapa dhe mund të prishen dhe banorët të streohen diku tjetër, e duke e kthyer kalanë si vend i vërtetë turistik…Këto porosi nisën të zbatoheshin po ngelën për mungesë të fondeve !…

Nuk na vjen hiç mirë,kur shikojmë Muzenë e Janinës dhe sarajet ku ka banuar Ali Pasha. Dhe e krahasojmë me Kalanë në Tepelenë !…

Ne ikim gjithmonë me shpresë se  kalaja do të rregullohet … dhe në këtë 200 vjetor s’është bërë azgjë. Po citoj dy strofa të një kënge popullore :

                             

                                      Ç’ti shikoj brënda kalasë?  

                                      S’është më siç ka qenë aty.

                                      Tetë shtëpi kanë qenë më parë!

                                     Thonë se ka njëqind tani !…

                                     Nuk bënë punë vetëm Bashkia,

                                    po nuk ndihmuan të gjithë!

                                    S’ka nevojë kjo punë për këshilla.

                                 “ Duhet dorë e Qeverisë…

         

 Në sajë të punës së mirë të Bashkisë  dhe të Kryetarit Tërmet Peçi, Tepelena është shndëruar nënjë qytet i bukur modern Evropian, po akoma më e mirë do të ishte sikur të kishte dhe Kalanë si veten !…

        

                                      *   *   *

 Ali Pashë Tepelena  Ishte një nga Pashallarët, që i dha goditjen më të rëndë Perandorisë Osmane, që tronditi themelet për më shumë se 35 vjet me rradhë…Ai ka zënë vend të rendësishëm në historinë e Shqipërisë, po dhe në Ballkan, pastaj dhe në Evropë, si sundimtar i fuqishëm në atë kohë, në Epir, në pashallëkun e Janinës, në Tepelenë dhe më gjerë. Ali Pasha u bë me famë në Evropë, sidomos në rrafshin ushtarak, ekonomik dhe politikë.

   Ali Tepelena, në vitin 1784, mori  gradën “PASHA” , U bë

 ALI PASHA TEPELENA…dhe komandant pranë Valiut të Rumelisë,

 në Sofje.

Ali Pasha ishte një figurë e ndërlikuar dhe komplekse në vlerësimin e përgjithshëm politik të tij. Kjo nuk i pengoi historianët që të bënin një vlerësim të saktë për të. Në betejat luftarake që zhvillonte Pashai me të drejtë e cilësuan atë si “BONOPARTI  MUHAMEDAN…”

Janina  u bë një qytet nga më të rëndësishmit në Evropë. Ali Pasha zgjeroi territorin nga Preveza në Shkumbin.

Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi në  Evropë, ndaj Anglia u interesua të lidhte marrëdhënie diplomatike me Ali Pashën.

Kanë kaluar më shumë se 50 vjet, që kurse shkrimtari, historiani dhe studiuesi i njohur Sabri Godo, botoi librin e tij me vlera historike e shkencore “Ali Pashë Tepelena. Libri u mirëprit në atë kohë, jo vetëm nga tepelenasit, po nga të gjithë shqiptarët këtu e jashtë vendit. Ky libër edhe sot, ka të njëjtën vlerë, sepse ai ndriçoi këtë figurë komplekse e të ndërlikuar nga vetë koha dhe nga bëmat e Pashait, sidomos në moshën e re. Siç dihet, për këtë figurë pati dhe ka shumë diskutime, po Sabri Godo i vuri “Pikat mbi i” Ndaj lexuesit shqiptarë sot shprehen:

 “ Sa herë ne Pashanë e kujtojmë,/ mëndja na shkon fill te ty,/ Sabri  Godo, dhe s’të harrojm, /  I pa vdekshëm mbete ti…! . Natyrisht ai nuk ishte studiusi i vetëm. Studiues ka patur si atëhere dhe tani, pa përmëndur një plejadë të madhe shkencëtarësh, profesorësh e studiuesish, si Prof. Kristo Frashëri, Prof. Koli Xoxe me: “- Ali Pashë Tepelena, një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të shekullit” etj. Prof.  Vladimir Misja me Monografinë voluminoze për të. Dr. Moikom Zeqo:  “Miti dhe Historia”   Prof.Paskal Milo, Prof.  Irakli Koçollari, Dr. Dorjan Koçi, Prof. Pëllumb  Xhufi, Auron Tare , Prof. Ethem  Ruka etj. Po dhe tepelenasit, që prej vitesh kanë punuar dhe jetuar në Tepelenë si Prof. Zihni Haskaj, Perlat Meçe, Dhamjano Bollano, Lavdosh DimrajPandeli Koçi ( Sazan Goliku), Natasha Beluli e mjaft të tjerë. Pa u futur tek studiuesit e huaj, që me qindra janë ata, që kanë vizituar, njohur a kanë takuar Pashanë, me mijra janë shkrimet, librat e studimet për Ali Pashën. Këtu mund të përmendim  edhe studimin që

Lumo  Skëndo  (Mid’hat Frashëri) ka përshkruar, përmbi 20 udhëtarë të huaj, që kanë hyrë dhe e kanë vizituar Shqipëri, gjer në fund të shekullit  XlX.

Një përcaktim të saktë dhe të plotë ka bërë Viktor Hygoi për Ali Pashë Tepelenën, ku del madhështia e Vezirit të Janinës dhe Pashai i gjithë Jugut dhe Tepelenës. Hygoi thotë:

 “ – Ali  Pasha! Ky njeri gjenial i krahasuar me  Napoleonin, shkonin si tigri  me luanin, si skifteri me zhgabën…”

Ali Pasha kundërshtonte në mënyrë të vazhdueshme Sulltanin dhe nuk i bindesh Portës së Lartë, ashtu siç bënte Napoleoni me reaksionin feudal që përpiqesh të mposhte Francën revolucionare… Dhe më tej,

Ali Pasha në veprën e Bajronit “Çarl Harold”, në disa vargje cilësohet si një “Piro i dytë” etj.

Siç dihet, pas Skënderbeut, Ali Pasha zë vëndin e dytë për nga numuri i botimeve, me mëse 40 gjuhë të huaja në Botë.

Të rralla do jenë kryeqytetet Evropiane, që nuk kanë në arkivat e tyre  materiale dokumentare për veprimtarinë e Ali Pashë Tepelenës si bie fjala, Londra, Parisi, Roma, Athina, Stambolli, Ankaraja etj. Këto arkiva janë vëzhguar dhe hulumtuar në mënyrë sistematike nga Prof. Irakli  Koçollari , Prof. Pëllumb XhufiAuron Tare , Dorjan Koçi etj, që na kanë sjellë për Pashain të dhëna shumë interesante.

Ç’farë mund të thuhen shkurt, të tjera për Ali Pashën ?

Pashai në përgjithësi ishte vizionar, Evropian dhe desh patjetër shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe e urente Sulltanin. Portës së  Lartë i vuri kufi. Përdorte shprehjen se  “Në Shqipëri Pasha jam unë…” Krijoi një ushtri të fortë dhe të rregullt, merita dhe synimi i tij ishte të luftonte dhe të shtypte mesjetën në teritorin ku sundonte. Ishte për shkollimin në vilajete, përdorej gjuha zyrtare Shqipe. Hapi shkolla turke dhe greke. Ndërtoi shumë ujësjellësa, rezervuarë, ura  dhe kanalizime. Disa prej tyre janë dhe sot.

Ali Pasha, kishte  një “ambicje” arogante si sundues. Në teritorin që  sundonte krijoi shtet, me taksa të rregullta ndaj fshatarëve, filloi të rimbëkëmbej ekonomija, krijoi rezerva monetare  ari  dhe depo armatimi e barruti për ushtrinë dhe rojet personale.

Ali Pasha, bashkoi pashallëqet, nuk lejoi grindje dhe dasi.

Ndërtoi pesë kala mbrojtje dhe qendra ekonomike e depo monedhe. Kalaja më e madhe ishte  Kalaja e Tepelenës me tre porta: hyrje dhe dalje, ku bëheshin pritja e nivelit dhe me pompozitet të  lartë.

Në vitin 1820, Perandoria Osmane u mobilizua për t’i hapur

luftë Pashait të Janinës.

Ali Pashë Tepelena, ka merita edhe për shpalljen e pavarësisë të popullit grek në vitin 1821. Prandaj Janinjotët i thanë :

“…Ti qënke si  PIRRUA  vetë…”

Ja pjesë të një kënge nga Shereti, që këndohesh pas prerjes së kokës të Pashait :

 “…Zgjodhe vdekjen që Ti deshe!/ Më i madhi sundimtar./

S’njifje  fjalën” dorëzohem./ Kokën ta prenë me hanxhar !..

Botimet për Ali Pashën, brënda vëndit po dhe jashtë, nuk do të kenë të ndaluar, do të botohen dhe të tjera dhe dokumente që do të lartësojnë akoma këtë Pasha, ashtu siç do të hidhet akoma baltë dhe do të bëhen akuza të paqena mbi Të. E sidoqoftë :

 Ali Pashë  Tepelena, do të mbetet MONUMENT !…

(Foto:   Monumenti i Pashait në Tepelenë)

*   *   *

           Fransua Pukëvili Vrasës” i Ali Pashës, pas vdekjes.

Mjek në profesion, u emërua Konsull i Francës, pranë Ali Pashës në vitin 1815. Mjerisht me një urrejtje të madhe për Pashanë dhe për Epirin, po që ishte lidhësi kryesor me Bonopartin, u cilësua si intrigant dhe zëmërzi në veprimet e tij. Pashai dhe Pukvili qëndruan dhe punuan bashkë 7 vjet.  Megjithëqë Pashai i ipte Pukëvilit, çdo muaj një qese me flori, prapë i doli i pabesë. Ata nuk e kishin qejf njeri tjetrin, për shumë arsye Ali Pasha i thoshte në syt atij dhe ballë për ballë: “ Qafir Pukëvil…”

Pukëvili udhëhiqesh nga parimi se: – Kundërshtarët e Pashait, kanë gjithmonë të drejtë… Pashait i qëndronte …”PRONTO…Lepe peqe o Pasha !

Herë i thoshte je si PIRRUA …! Herrë KATIL, po nga mbrapa

Pesë vjet, mbasi ju pre koka Pashait, në Paris në vitin 1827, Fransua

Pukëvili shkroi librin voluminoz, ofendues e më të keq për Aliun dhe

shqiptarët,  “Ali Tepelena ”.  Libër voluminoz me 680 faqe u shqipërua me mjeshtëri nga i ndjeri Ardian Klosi, në vitin 2008: ku thuhet se ky libër nuk u pranua të përkthehej në kohën e Mbretit Zog, për shkak se thuheshin të pa qëna për shqiptarëtMua nuk më vjen mirë që u botua…? Po dhe nuk jam dakort me  pasthënien e librit se gjoja , ç’kanë shkruar shqiptarët për Pashanë na qënkeshin pa vend  ! ??  …

“…Po të ish Pukëvili gjallë, për një gjë do kish të drejtë. Të shikonte tani kalanë do thoshte e kanë ngrënë qentë !..”

Tepelena- thotë Pukëvili…Është si një burg i vdekur dhe për këtë racë unë s’kam hiç simpati…Gratë fisnike dhe të bukura i ofendon, Çfarë

s’shkruan ai … Kalaja është si  “Lugubër”, apo më mirë vrimë dreqi. Edhe  vëndi shumë i egër dhe malet duken si ferri!…

  …  Ç’është kjo krahinë Labërije/ Burra dhe gra, mbajnë armë ?/

Që mikun se pret në besë…/ Po për nder kurrë s’të lënë gjallë…/…

Prandaj ne nuk do besojmë ç’shkruan Pukëvili, por do besojmë të vërtetën: atë që thonë dokumentet arkivore, atë që shkruajnë shkencëtarët dhe shkrimtarët shqiptarë !…