Flet Çelik Petriti / Ju rrëfej bisedën e nxehtë midis Enverit dhe Qoses pak minuta para se të fillonte punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, më 20 nëntor 1972, për kostumin më dy të çara dhe mjekrrën e zezë. Enveri: Mirë kostumin, sepse je i ri, por kjo mjekra sikur…? Rexhep Qosja: A nuk është mëkat, shoku Enver, të kesh një mjekër të tillë e të mbash mbiemrin “Qosja”?! Pas Kongresit erdhi Pleniumin IV i Partisë me tezat famëkeqe të luftës kundër shfaqjeve të huaja
BEFASITË, ENIGMAT DHE RISITË GJATË KONGRESIT TË DREJTSHKRIMIT NË TIRANË
-Si u diskutua pas Kongresit dialogu mes Enver Hoxhës dhe Akademikut Rexhep Qosja
I pari ishte Enver Hoxha, asokohe ende i shëndetshëm e i qeshur, me dorën e majtë futur “garipçe” në xhepin e një kostumi ngjyrë limoni, duke ngritur paksa pjesën e xhaketës
-Personi i dytë, Rexhep Qosja, ishte më tepër se karizmatik, me flokë sterrë të zinj dhe mjekër edhe më të zezë, me të dyja faqet, porsi letër cigareje.
Enver Hoxha: – Mirë kostumin, sepse je i ri, sikurse edhe unë kështu bëja kur jeshë i ri…, por kjo mjekra sikur…
Rexhep Qosja: – A nuk është mëkat, shoku Enver, të kesh një mjekër të tillë e të mbash mbiemrin “Qosja”?! Pra, për t’ia kundërvënë mbiemrit
-Në atë sallë Enveri bërë gati tezat famëkeqe që përbënin skeletin e platformës së luftës kundër shfaqjeve të huaja
-Pas Kongresit erdhi Pleniumin IV famëkeq të Partisë, që do të fillonte me burgosjet, internimet, deri tek njerëz të Artit, Letërsisë e Shkencës

Seksioni A dhe Seksioni B. Seksioni A, i tematikave më të përgjithshme, do t’i zhvillonte punimet në sallën e tanishme të Kuvendit Popullor, e cila asokohe përdorej edhe për veprimtari shkencore të kësaj natyre: për kongrese dhe mbledhje masive. Sepse atëherë Kuvendi Popullor mblidhej vetëm dy herë në vit në seanca të zakonshme dhe vetëm ndonjëherë edhe në seanca të jashtëzakonshme (për ngjarje të papritura shumë të rëndësishme). Ndërsa Seksioni B, i tematikave speciale, i zhvillonte punimet në sallën e sotme të konferencave të Akademisë së Shkencave (normalisht mjaft më e vogël se salla tjetër).
Çelik Petriti
Me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës, nga data 20 nëntor deri në 25 nëntor të vitit 1972 në Tiranë zhvilloi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në Kongres u përfaqësuan gjerësisht forcat e shkencës, të arsimit dhe të kulturës shqiptare. Aty ishin të pranishëm 87 delegatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe arbëreshë nga Italia. Synimi i mbledhjes së Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar kombëtare. Ky Kongres, si forumi më i lartë shkencor, analizoi e diskutoi gjerësisht parimet themelore, çështjet e përgjithshme dhe shumë zgjidhje të veçanta të drejtshkrimit të shqipes, si edhe probleme të tjera teorike e praktike, që kanë të bëjnë me normën letrare në përgjithësi.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një etapë të gjatë përpjekjesh për formimin e një gjuhe letrare të vetme e të përbashkët për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës sonë kombëtare. Punimet e Kongresit ishin planifikuar e moderuar në dy seksione: Seksioni A dhe Seksioni B. Seksioni A, i tematikave më të përgjithshme, do t’i zhvillonte punimet në sallën e tanishme të Kuvendit Popullor, e cila asokohe përdorej edhe për veprimtari shkencore të kësaj natyre: për kongrese dhe mbledhje masive. Sepse atëherë Kuvendi Popullor mblidhej vetëm dy herë në vit në seanca të zakonshme dhe vetëm ndonjëherë edhe në seanca të jashtëzakonshme (për ngjarje të papritura shumë të rëndësishme).

Prej atyre personave (të përzgjedhur) që atë çast u ndodhën atje pranë, me që s’po bëhej fjalë për ndonjë gjë diskrete, u mor vesh se E.Hoxha, i cili, i shtytur nga ankesat që gjasme vinin në Parti prej gjithandej për shfaqjet e huaja të papranueshme në performancat e djemve e të vajzave, kishte bërë gati tezat famëkeqe që do të hidhte po në atë sallë dy muaj më vonë para deputetëve të Kuvendit Popullor
Ndërsa Seksioni B, i tematikave speciale, i zhvillonte punimet në sallën e sotme të konferencave të Akademisë së Shkencave (normalisht mjaft më e vogël se salla tjetër). Natyrisht, me një arredim ndryshe nga ky i sotmi, sepse salla ishte mbushur plot me karrige të asaj kohe vendosur me drejtim lindje – perëndim, me një presidium në këtë anën e fundit, majtas të cilit, në një kënd shikimi diagonal me sallën, ishte podiumi i referuesve. Seanca plenare, me të gjithë pjesëmarrësit së bashku, u mbajt në sallën e madhe; duke mos pasur asnjë dallim nga kongreset, konferencat e mbledhjet partiake, mbasi herë pas here shpërthehej në duartrokitje frenetike mbas thirrjes së dikujt “Parti – Enver”. Kjo ndoshta stimulohej edhe më tepër nga fakti se nëpër lozhat anësore të katit të dytë ishte e pranishme gjithë Byroja Politike dhe vetë Enver Hoxha; sikurse në lozhat e katit të parë kishte mjaft albanologë nga Evropa (të relatave më tepër “miqësore” sesa shkencore me udhëheqjen tonë) pjesëmarrja e të cilëve do të konsiderohej dhe propogandohej si sukses dhe mbështetje e madhe për atë “vepër të shënuar” të Partisë. Kjo natyrisht tërhoqi vëmendje të madhe. Veçanërisht minutazhi i pushimit kur në shesh – pushimin që bashkonte katin e parë me lozhat anësore u dukën dy persona karizmatikë: I pari ishte Enver Hoxha, asokohe ende i shëndetshëm e i qeshur, me dorën e majtë futur “garipçe” në xhepin e një kostumi ngjyrë limoni, duke ngritur paksa pjesën e xhaketës deri tek e çara e saj. Ndërsa personi i dytë, Rexhep Qosja, ishte më tepër se karizmatik, ekzibicionist e vital: me flokë sterrë të zinj dhe mjekër edhe më të zezë, ruajtur e kuruar në pjesën e poshtme, me të dyja faqet të zbuluara, të cilat shpërfaqnin një ngjyrë të bardhë, porsi letër cigareje. Edhe ai me një kostum të ri, në ngjyrë të gjelbër, të errët (porsi uji i liqenit të Shkopetit) por me xhaketë të gjatë, shumë të ngushtë në bel dhe me dy të çara, me njërën dorë futur në xhepin e majtë të pantallonave, që ia ekspozonte shumë të dyja të çarat e xhaketës, teksa “jepte e merrte” me bashkëbiseduesin.

Të gjithë u bënë kuriozë se çfarë fjalë kishin këmbyer ata para se t’ia jepnin së qeshurës që të dy.
Prej atyre personave (të përzgjedhur) që atë çast u ndodhën atje pranë, me që s’po bëhej fjalë për ndonjë gjë diskrete, u mor vesh se E.Hoxha, i cili, i shtytur nga ankesat që gjasme vinin në Parti prej gjithandej për shfaqjet e huaja të papranueshme në performancat e djemve e të vajzave, kishte bërë gati tezat famëkeqe që do të hidhte po në atë sallë dy muaj më vonë para deputetëve të Kuvendit Popullor. Teza të cilat do të përbënin skeletin e platformës së luftës kundër shfaqjeve të huaja, me kulminacion Pleniumin IV famëkeq të Partisë, që do të merrte më qafë në shkallë të ndryshme ndëshkimi (që nga burgosjet e internimet, deri te privacionet më të vogla) shumë njerëz të Artit, Letërsisë e Shkencës (midis të cilëve për fat të keq do të isha edhe unë) paskësh qënë kjo e mëposhtmja:
Enveri: – Mirë kostumin, sepse je i ri, sikurse edhe unë kështu bëja kur jeshë i ri…, por kjo mjekra sikur…
R.Qosja: – A nuk është mëkat, shoku Enver, të kesh një mjekër të tillë e të mbash mbiemrin “Qosja”?! Pra, për t’ia kundërvënë mbiemrit.
Isha tepër i ri në moshë atëherë. Madje më i riu në gjithë pjesëmarrësit e Kongresit. Vetëm 25 vjeç. Dhe, për më tepër, nga paraqitja ende ngjasoja si një gjimnazist.
E, si të mos ishin pak këto, për dreq, duke shkuar drejt podiumit hodha një sy nga salla. Po ç’të shikoja atje?! Veç përsonaliteteve të tjera të Gjuhësisë, edhe një pjesë e mirë e pedagogëve të mi. Për të mos përmendur faktin që para meje referoi një tjetër mësues nga Baza, i cili “e shoqëroi” ligjërimin “duke e konkretizuar” me një tabelë të varur përbri vetes si ato mjetet ilustruese të orëve të mësimit të 8 – vjeçares dhe jepte e merrte me një diftak si okllahi petaniku drejt asaj “tabele mësimore” “për t’ua ngulitur më mirë mësimin në kokë pjesëmarrësve”.
Mëkat me atë “performancë” paksa groteske të tij, nxitur nga emocionet; sepse ajo ç’ka ai kumtonte ishte një trajtesë serioze e profesionale dhe vetë autori si i tillë.
Kështu e kam njohur më vonë në Vitet ’90 kur punoja si gazetar në “Radio – Tirana”.
Nga ai turbullim më shkëputi zëri i drejtuesit të seancës:
– Dhe tani ia jap fjalën mësuesit të Gjuhës Shqipe nga Librazhdi Çelik Petriti për të paraqitur kumtesën “Drejtshkrimi i numërorëve”.
Ishte zëri i atij tipit ekzibicionist që kishte tërhequr vëmendjen e të pranishmëve duke shkaktuar me E.Hoxhën. Në ato rrethana, unë që në provime guxoja e ngrihesha shpesh të përgjigjesha direkt pa u ulur në tavolinë që të përgatitesha, unë që më vonë nëpër evente do të diskutoja suksesshëm pa një copë letër përpara, unë…gati sa s’u rrëzova duke m’u ngatërruar këmbët nëpër rrjetin e përçuesve të mikrofonave. Dhe e lexova kumtesën duke mos e marrë vesh fare se si e lexova. Dhe u ula me shpejtësi në karrigen time duke përkulur kokën mbi gjunjë. Nuk di sa ndenja ashtu deri sa ndjeva një sinjal me gishta supeve nga prapa. Kthej kokën dhe ve re ish – drejtorin tim të dashur Engjëll Angoni, i cili përsëriti disa herë fjalën “Të lumtë”. Dhe, si e vuri re se unë isha lehtësuar disi prej emocioneve, vazhdoi:
-U tregove dinjitoz. -Unë nuk di fare se si lexova, profesor, pasi nuk ia kam fare idenë në i dalloja mirë shkronjat, ngaqë më ishin mjegulluar fare sytë.
Sepse kam qënë gjithmonë në të kundërtën: modest më tepër sesa duhet; deri në vetënëpërkëmbje. Eh, ku ta merrja me mend ç’ndodhte ato çaste me ziliqarët, me mediokrit provincialët të cilët, me metoda nga më të pështirat, për veten e vet, jo vetëm që kishin zënë karrige të rehatshme, por edhe lakmonin gjithnjë kolltuqe më të ngrohtë.
-Mos e diskuto. Ndryshe së paku nuk do të të kisha përgëzuar, nëse do të kaloje në ndonjë fazë emocionale si ai tipi para teje. Eh, sa herë që tani futem në atë sallë (dhe futem jo pak herë) si në një Dèja – vu më shpërfaqen ato episode. Për kënaqësinë time, siç i parashtroja unë shumicën e dukurive, ashtu janë fiksuar në “Rregullat e drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe”, botim i Institulit të Gjuhësisë dhe Letërsisë të Akademisë së Shkencave, i cili ende vazhdon të jetë pikë referimi. Shokët e mi në Librazhd më pritën si “hero”. Për më tepër që kostumi im i ri dhe kollarja e Shpëtimit “më paskeshin pasur lezet shumë”, gjë që e kishin vërejtur në kronikat e televizionit, i cili veç pamjeve masive të shpeshta nga salla dhe lozhave të Udhëheqjes, kishte dhënë në plane të afërta të personalizuar çdo referues. Eh, unë Kanditi, ndoshta edhe mund të kem filluar të fluturoja “me presh…”. Së brendshmi së paku. Së jashtmi, jo e jo.
Shokët e mi në Librazhd më pritën si “hero”. Për më tepër që kostumi im i ri dhe kollarja e Shpëtimit “më paskeshin pasur lezet shumë”, gjë që e kishin vërejtur në kronikat e televizionit, i cili veç pamjeve masive të shpeshta nga salla dhe lozhave të Udhëheqjes, kishte dhënë në plane të afërta të personalizuar çdo referues.
Shprehje e kristalizimit të normës letrare
Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe është shprehje e kristalizimit të normës letrare kombëtare në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës sonë letrare, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Duke ngritur në një shkallë më të lartë traditën e shkrimit të shqipes, drejtshkrimi i sotëm synon njësimin e mëtejshëm të normës së gjuhës letrare kombëtare mbi bazën e trajtave të përbashkëta që janë përvetësuar e përvetësohen prej saj. Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare.




















