Covid-19: Kurban-Virus apo kryqëzim i 5G-së

405
Sigal

Brukseli ndalon rrjetin 5G: Njerëzit tanë nuk janë derra, shkakton dëme shumë të rënda për shëndetin

Brukseli është kryeqyteti i parë që ka ndaluar rrjetin 5G pasi mund të shaktojë dëme të mëdha në shëndetin e njerëzve.

Ka qenë vetë ministrja e Qeverisë për Rajonin e Brukselit, nga Céline Fremault, e cila tha se njerëzit e saj nuk janë derra që të shiten nga qeveria për përfitime financiare.

“Nuk mund t’i hapim derën kësaj teknologjie, nëse standardet e rrezatimit nuk respektohen. Qofshin këto 5G ose jo. Qytetarët e Brukselit nuk janë derra, shëndetin e të cilit mund ta shes për përfitime financiare. Nuk mund t’i lëmë asgjë dyshimit”, është shprehur ajo.

Sipas Fremaul projekti pilot 5G nuk përputhet me standardet e Brukselit sa i përket sigurisë së  rrezatimit. “Nuk ka pothuajse asnjë dyshim se një botë 5G do të na vendoste të gjithë nën një nivel të pashembullt mbikëqyrjeje dhe kontrolli; dhënien e fuqive të padëgjuara algoritmeve të korporatave pashpirt.

Përveç Brukseli dhjetëra qeveri lokale kanë miratuar legjislacionin për të parandaluar ose kufizuar hyrjen e rrjetit 5G për shkak të efekteve shëndetësore. Ndërkaq, 21 qeveri lokale në SHBA kanë një legjislacion të tillë.

Nga ana tjetër, dhjetëra studime e kanë lidhur ëireless-in me frekuencë të ulët me disa efekte biologjike, të cilat përfshijnë:

Dëmtim i ADN-së

Dëmtim oksidativ

Ndërprerja e metabolizmit të qelizave

Rritje e barrierave të qarkullimit të gjakut në tru

Reduktim i melatoninës

Ndryshime në metabolizmin e glukozës në tru

Gjenerim i proteinave të stresit

Të “piqesh” nga rrezatimi radioaktiv i antenave celulare. Brukseli ndalon rrjetin 5G: Njerëzit tanë nuk janë derra, ja masakra mbi shëndetin. Ndërkohë, Shqipëria përgatitet për të futur 5G-në.

Ja studimi i fundit i shkencëtarëve amerikanë dhe izraelit: Koronavirusi do të zhduket vetvetiu brenda 70 ditëve.

Të “piqesh” nga rrezatimi radioaktiv i antenave celulare

Para pak ditësh, The Telegraph shkroi një artikull  në të cilin thuhej se Britania ka një mbulim të 4G-së më të keq se sa Shqipëria dhe disa vende të tjera. Madje thënie të tilla mund t’i keni dëgjuar edhe nga persona të tjerë të cilët jetojnë në vende të tjera të Europës apo kontinente të tjera të zhvilluara. Por shtrohet pyetja: Mos vallë ne kemi një teknologji më të përparuar se sa këto vende, pavarësisht ekonomisë sonë të dobët? Sepse përderisa kemi mbulim më të mirë, këtu ka diçka… Dhe përgjigjja është sigurisht që jo! Kjo vjen si pasojë e respektimit të standardeve të këtij rrezatimi radioaktiv që këto vende plotësojnë, ndërsa ne “piqemi” nga këto rrezatime.

Si funksionon rrezatimi radioaktiv?

Sinjali në celularin tonë vjen nga një antenë e cila zakonisht ndodhet pranë nesh (në tarracën e pallatit tonë, tek ai ngjitur apo ndonjë tjetër aty afër), dhe në mënyrë që celulari të marrë sinjalin, antena duhet të ketë një masë veprimi deri në 10W/m² për frekuencën më të lartë të transmetimit 2100MHz (sipas vlerave të lejuara nga OBSH). Si dhe duhet të vendosen rreth 10km larg qendrave të banuara. Por ne në Shqipëri ecim me disa standarde të tjera të cilat i vendosin vetë kompanitë celulare në vend. Jo vetëm që nuk respektohet largesa e lejuar, por këto antena vendosen mundësisht mbi tarracat e pallateve, pranë shkollave, spitaleve, qendrave tregtare, etj, ku ky rrezatim i tejkalon vlerat e lejuara me një mase veprimi 6-10 herë më të madhe (më tepër se sa këto kompani deklarojnë). Qeveria Shqiptare hartoi një ligj “anti-rrezatim” prej antenave celulare në Tetor të 2011-ës, ku ishin parashtruar qartë standardet e operimit të antenave, por që fatkeqësisht ky ligj nuk është zbatuar thuajse kurrë.

Çfarë pasojash sjell rrezatimi radioaktiv i pakontrolluar?

Për të qenë më të qartë, më mirë do të ishte të pyesnim “Çfarë pasojash nuk sjell ky rrezatim?” sepse pasojat që sjell ai janë shumë të dëmshme dhe nuk shfaqen direkt, por pas disa vitesh. Kur arrihet niveli i caktuar i masës së veprimit, këto antena kryejnë një rrezatim jonizues e jo jonizues, dhe ky rrezatim shkatërron qelizat e trupit (pra pjesën më delikate të organizmit), dhe më pas pasojat janë fatale. Sipas të dhënave nga OBSH, pacientët të cilët ekzaminohen me kancer prej antenave celulare, janë një numër pacientësh të kancerit gjithnjë e në rritje, por jo vetëm me këto pasoja, por edhe me pasoja të tjera në organizëm si në sistemin e gjakut, zemër, kocka, mëlçi, tension, shikim, qumështi i gjirit të nënave, organet jetësore të fëmijëve nga 0-5 vjeç, e deri tek sistemi nervor i çdo moshe.

Çfarë mund të bëjmë ne për t’u mbrojtur nga këto rrezatime?

Si fillim, mbrojtja minimale duhet të bëhet individualisht, për të kaluar më pas tek maksimalja. Pra, duhet të bëhet reduktimi i përdorimit të celularin duke respektuar këto hapa:

1- Përdoreni celularin tuaj vetëm atëherë kur ju nevojitet.

Krijimi i celularit kishte si qëllim lehtësimin e komunikimit mes njerëzve dhe lehtësimit të jetesës, kështu që përdoreni atë vetëm për biseda të shkurtra deri në 2 minuta, jo të bëni muhabet 2 orë me celular në vesh. Bëjeni zemrën gurë dhe mos u kushtoni rëndësi atyre 2000 minutave që keni në planin tuaj tarifor.

2- Shkruani SMS.

SMS-të janë një mënyrë komunikimi më pake e dëmshme se sa telefonatat.

3- Përdorni kufjet ose loudspeaker-in (vivavoce).

Nëse biseda në vijim për ju është shumë e rëndësishme, atëherë më mirë përdorni kufjet ose loudspeaker-in (vivavoce-n) e celularit tuaj për të komunikuar. Kështu rrezatimi do të jetë i papërfillshëm.

4- Mos e përdorni celularin tuaj gjatë valëve të dobëta dhe baterisë së dobët.

Gjatë kësaj kohe, celulari juaj so të bëjë çmos për të marrë një rrezatim sa më të mirë për të realizuar komunikim, dhe kjo ne nuk na intereson. Tani le të kthehemi tek pjesa maksimale e mbrojtjes. Si fillim duhet ta dini që në mënyrë që një operator të vendosë një antenë në tarracën e një pallati (gjë të cilën nuk duhet ta bëje fare në fakt), ai duhet të marrë leje fillimisht nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimit dhe konfirmimin e çdo banori të pallatit. Meqenëse lejet nga KMR janë thjeshtë fiktive dhe firmat e banorëve falsifikohen, ka shumë gjasa që në tarracën e pallatit tuaj apo atij ngjitur të jenë vendosur antena pa dijeninë e askujt. Ajo që duhet të bëni ju në këtë rast, është të ndërgjegjësoni të afërmit tuaj dhe banorët e tjerë të pallatit, dhe më pas të kontaktoni me KMR për t’i paraqitur shqetësimin tuaj si qytetarë në lidhje me rrezatimi radioaktiv të antenave. Në rast se kjo nuk funksionon, atëherë ju mund t’u drejtoheni autoriteteve të tjera të cilat do të jenë të gatshme t’ju ndihmojnë. (F. D ,publikuar në vitin 2018 )

Studimi i ri nxjerr blof gjithçka: Koronavirusi nuk është aq vdekjeprurës sa propagandohet

Një studim i ri i dalë së fundmi nga Universiteti Stanford  thekson se koronavirusi nuk është aq vdekjeprurës sa propagandohet.Grupi i studiuesve ka analizuar situatën e krijuar nga koronavirusi në Santa Clara të Kalifornisë dhe ka zbuluar se ka shumë herë të infektuar nga koronavirusi se sa të identifikuarit. Në këtë mënyrë sipas tyre, shkalla e vdekjes do të ishte shumë më e ulët sesa e propagandojnë liderët botërorë duke izoluar njerëzit.

Organizata Botërore  e Shëndetësisë thekson mbajtja e miliarda njerëzve në shtëpi krijon premisën që të ndalojë koronavirusin dhe të ulë vdekshmërinë e cila është midis 1% dhe 3%/.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shembull, vendimi për të izoluar gjithçka u bazua në projeksionin që shpjegonte se nëse nuk do të kishte karantinim do të vdisnin  2 milionë amerikanë. Por, ekspertët e kanë vënë në dyshim këtë lloj alarmi. Sipas tyre, rastet e njohura janë ndoshta vetëm një pjesë e vogël e numrit aktual të të infektuarve dhe për këtë arsye shkalla e lartë e vdekshmërisë së rasteve mund të mos jetë e tillë.“Ne nuk e dimë se sa prej infeksioneve kanë shkuar pa u vënë re për shkak të mungesës së testimit, kufizimeve të testimit dhe një numri potencialisht të madh të sëmundjeve të vogla ose infeksioneve asimptomatike”, shpjegojnë ata për Wall Street Journal.Ekipi i Stanford mori në studim Santa Clara ku jetojnë rreth dy milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh në Kaliforni ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus.Sipas studiuesve, vërtet shkalla e infeksioneve ishte mbi 1.000 raste pozitive, por rezultatet paraprake tregonin se midis 2.5% dhe 4.2% të banorëve kanë antitrupa ndaj virusit.Studiuesit shpjegojnë se kjo përkthehet në 48,000 deri 81,000 të infektuar dhe jo mbi 1.000 sa është raportuar dhe kjo është 50 deri 85 herë më shumë se numri i rasteve të bëra publike.Ata shtojnë se kjo përqindje është e ngjashme me përqindjen e të infektuarve në Itali, Islandë, Gjermani, Danimarkë, e shumë vende tjera.

Edhe shqiptarët të rrezikuar nga rrjeti 5 –G dhe antenat e saj

Rrjeti më I ri që po tentohet të instalohet në shumë vende të botës shihet si rrezik real për shëndetin dhe jetën e banorve kudo në botë , porn ë Shqipëri ky rrezik është edhe më I madh. Kjo për shkak të mungesës së matjeve ,ndërhyrjes së politikës dhe korrupsionit të përhapur gjerësisht në vendin tonë. Sipas të dhënave të shumë shkenctarve  por edhe reagimit të vendeve të zhvilluara ,ky rrjet konsiderohet me pasoja të rënda për jetën e njerzve ,pasi përhap sëmundje të rënda kanceroze dhe në gjak. Eksperimenti në disa vende ,që kanë vënë në funksion sistemin 5-G tregoi se kafshët dhe shpendët rreth zonës ngordhnin brënda një perjudhe të shkurtër kohe. Gjatë një takimi me përfaqsues të komisioneve parlamentare, deputetë dhe ekspertë,  Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shrehë në atë kohë  kritik ndaj qëndrimit të BE-së sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë  konferencës “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, kyetari i Parlamentit tha se perspektiva e Aleancës së Atlantikut të Veriut për sigurinë është më avancuar se ajo e Bashkimit Europian. Ndërsa gjenerali amerikan James Jones, ish këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA riktheu vëmëndjen të ndërtimin e rrjetit 5G, ku theksoi se Shqipëria duhet të tregoj kujdes se kujt do t’i besoj. “Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të ndertuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm” tha gjenerali Jones. Edhe më herët Ambasada e SHBA në Shqipëri ka ngritur shqetësimin për rrezikun që vinte nga një ofertë kineze në Shqipri për ndërtimin e rrjetit 5-G në Shqipëri.

Shkencëtari Izraelit: Koronavirusi do zhduket vetvetiu brenda 70 ditëve

Një studimi i rëndësishëm në Izrael tregon se midis të dhënave që çdo ditë po përhapen në të gjithë botën që lidhen me koronavirusin, një e dhënë mbetet konstante. Është numri 70 që paraqet kohëzgjatjen e përgjithshme e një cikli epidemie. Sipas profesorit izraelit Isaac Ben Israél, duke analizuar të dhënat e të gjitha vendeve të përfshira në pandemi, është e mundur të gjesh analogji gjatë rrjedhës së epidemisë. Profesori theksoi se virusi arrin kulmin e infeksionit brenda 4/6 javëve dhe më pas fillon një fazë zbritëse që përfundon rreth javës së tetë dhe të nëntë, duke u zhvilluar gjatë 70 ditëve, në një intervistë për ‘TV Channel12’. Sipas studiuesit, për rrjedhojë, përhapja e SARS-CoV-2 do të jetë shumë i dobët pas 70 ditësh pavarësisht nga masat kufizuese të marra për të luftuar atë. Me fjalë të tjera, patogjeni ka një lloj “cikli epidemik”, i cili pas infektimeve të para, rritjes së kurbës dhe arritjes së pikut, do të prirej në zero në pak më shumë se dy muaj. “Ekziston një model i paracaktuar, numrat flasin vetë”, tha matematikani izraelit. Ai shtoi se pas zbulimit të rastit të parë të konfirmuar në Izrael, incidenca e rasteve është rritur ditë pas dite për një muaj rresht. Pastaj duke filluar nga java e gjashtë shtimi i numrit të pacientëve është zvogëluar, duke arritur një kulm në javën e gjashtë me 700 pacientë në ditë. Që nga ajo kohë – vazhdoi ai – numri i infeksioneve ka rënë, dhe sot ka vetëm 300 pacientë të rinj. Në dy javë do të arrijë në zero dhe nuk do të ketë më pacientë të rinj ”. Për të konfirmuar teorinë e tij, shkencëtari përmendi shembullin e Italisë, një vend me masa veçanërisht të rrepta, si dhe Tajvanin dhe Singaporin me kufizimet më të buta. “Në këto vende ka një rritje të rasteve deri në javën e katërt deri në të gjashtë dhe menjëherë më pas ka një ulje, derisa do të zhduket gjatë javës së tetë”, theksoi matematikani.

Eksperti britanik: Dilni në diell, nxehtësia e shkatërron virusin

Një nga imunologët më të njohur në Britaninë e Madhe u shpreh se, për të shkatërruar koronavirusin njerëzit duhet të dalin në diell, sepse nxehtësia e shkatërron atë. Peter Openshaw, profesor në Imperial College London, tha se është normale që njerëzit të marrin ca rreze pasi ato dëmtojnë materialin gjenetik të patogjenit vdekjeprurës. “Dielli është shumë i keq për koronavirusin, eshte armiku i tij” tha ai. Thirrja e tij vjen në kohën kur Europa po kalon disa ditë plot diell, por qytetarët janë paralajmëruar që të mos dalin jashtë.