Zgjerohet harta/Laçi kthehet në vatër të rrezikshme

416
Sigal

ISHP ka njoftuar se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar pozitivë 22 persona duke e çuar në 584 numrin total të të prekurve.

12 nga 22 rastet e reja janë konstatuar në Laç.  Në total, numri i të prekurve në Kurbin ka shkuar në 19. E gjithë kjo rritje ndodhi vetëm brenda pak ditëve.

Një ditë më parë u konstatuan 14 raste të reja me koronavirus.

Shkodra është rrethi i dytë me numrin më të madh të të prekurve krahas Tiranës, ndërsa shqetësuese është situata në Krujë dhe Laç, ku dyshohet se një fasoneri ka infektuar një numër të madh grash në të dy qytetet.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste