Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Misioni i Ramës është të shkatërrojë Partinë Socialiste

355
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryetari i përdori socialistët si maskë, deri sa u fuqizua në krye të PS-së dhe dëshiron t’i përdorë  edhe për pushtetin e tij personal. Këtë strategji ai e filloi që në 2005, kur hodhi në tregun politik tezën e “politikës së re”, që do të përkethehej, eleminim i të gjithë personaliteteve, që e kundërshtonin metodën e drejtimit personal dhe statutin e mbante si fasadë. Kulmi i abuzimit statutor u krye pasi humbi zgjedhjet parlamentare të 2009, e duhej të jepte dorëheqje si kryetar. U ndryshua statuti dhe mbështetësit e tij e riemëruan kryetar, ashtu si më 2005.  Pasi PS-ja erdhi në pushtet nga koalicioni me LSI-në, arbitrariteti me statutin dhe abuzimi me pushtetin u shndërrua në metodë qeverisje. Kryesia e Partisë dhe Asambleja janë krejt formale dhe kanë shërbyer e vazhdojnë të përdoren si fasadë për të legjitimuar vullnetin personal të Ramës. Pushtetin absolut personal e kanë pranuar edhe ata, që media i emëron si “senator” të PS-së. Nëse do të ishim të drejtë në analizë, përgjegjësitë politike të kësaj sjellje amorale politike, nuk duhet t’i kërkojmë vetëm te Rama, por më shumë te “senatorët”, të cilët e kanë mbështetur dhe adhuruar, sa kohë u garantonte favorizime, duke u larguar nga interesat e socialistëve, të cilët i përdor si maskë mbrojtëse, sa herë akuzohet se mbron interesa të oligarkisë politike me ministra që konsiderohen “rilindas”. Përse hidhërohen “senatorët”, pasi e panë emrin e tyre jashtë vendit të sigurt për t’u bërë deputet? Përse shqetësohen ata që nuk u kandiduan dhe kërkojnë zbatimin e statutit, kur ai prej 2009 nuk zbatohej dhe Blushi e denonconte? A nuk e kanë miratuar me heshtje drejtimin personal të Ramës dhe me votat e tyre ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor me “listat e hapura”? Ka mbërritur momenti historik për të “dhënë llogari” para socialistëve, që i kanë braktisur për një dekadë e tani do i luten t’i votojnë, si sfidë ndaj Ramës, kur vetë e bënë “mbret”. Janë shumë të vonuar e madje akoma në ëndërr. Personalisht, që në 2005 kam kundërshtuar nëe forumet e PS-së  “politikën e re” të Ramës, duke e konsideruar atë politikën më të vjetër, që u shërbente të gjithë të ofruarve të tij nga pjesa e të përjashtuarve të PD-së dhe partive të tjera, të cilëve u dha funksione drejtuese për të çimentuar pushtetin personal. Unë nuk kam heshtur, kur duhej të flitej. Që më 2008, kur isha deputet i PS-së bëra shkrimin te Gazeta Panorama kundër politikave të Ramës e paralajmëroja, se ai nuk është politikan, por misionar dhe misioni i tij është shkatërrimi i PS-së. Shkrimin e mbyllja me thirrjen “Socialistë, zgjohuni nga gjumi!”. Por, me keqardhje konstatoj, se atyre u pëlqen të dremisin në ” avujt e drogës”, e të përdoren si maskë, jo vetëm simbolikisht, pse ai inicialet i përdor për t’u mbrojtur nga kolera, por, do edhe mandatin e tretë.  Më e thënë troç, si përherë. Socialistët i duhen për të votuar “rilindasit”, që ai të jetë në pushtet si mbret dhe  ministrat të mbrojnë interesat e oligarkisë politike.