Rama “mbush duart” me paratë e taksapaguesve për të mbajtur ndezur kamerat propagandistike të ERTV

379
Sigal

200 mln lekë nga taksat tona për ERTV-në?!

ERTV-ja e Edi Ramës ka zëvendësuar denjësisht RTSH-në e diktaturës, teksa çdo ditë ecejaket e kryeministrit.Autokolona me automjete të tipit të fundit lëvizin në gjithë Shqipërinë, ku përveç karburantit dhe dietave, lekët e taksave po përdoren edhe për ERTV-në, një televizion personal i numrit një të qeverisë. Ndërkohë, në këtë kanal që gjendet në rrjete sociale dhe Youtube, bëhet edhe propagandë dhe fushatë elektorale nga zyra. Me pandeminë nëpër këmbë, kreu i PS-sa ka gjetur një mundësi komunikimi me zgjedhësit, duke shpenzuar pa fund për ERTV-në. Një staf i madh, me gazetarë, kameramanë, montazhierë, shoferë e shumë persona të tjerë punojnë për llogari të Ramës.

Por, kush i paguan shpenzimet e ERTV-së? Ne, apo vetë Rama. Ky i fundit, në deklaratat e pasurisë nuk deklaron shpenzime apo fitime nga ERTV-ja. Dhe, dokumentet tregojnë se shqiptarët e varfër kanë para edhe për TV-në personale të kryeministrit.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, një agjenci totalisht në duart e Ramës ku çdo javë shpenzohen miliarda lekë, ka hapur një tender me objekt mirëmbajtje e sistemit të interpelancave në kryeministri.

Fondi për këtë tender është 179 milionë lekë të vjetra, ndërsa po t’i shtosh edhe TVSH-në fondi shkon në 200 milionë. Sipas dokumentit, kërkohet një firmë private për ta mirëmbajtur këtë sistem për 2 vjet, ndërsa burimi i të ardhurave është buxheti i shtetit.

Mirlinda Karçanaj, një besnike e Ramës ka ditur të luaje me emrin e tenderit, pasi në dokumentin e parë shkruan se është sistemi i interpelancave në kryeministri. Por, po të hulumtosh dokumentet e tjera bie në sy se shpenzimet po kryhen për ERTV-në. “Sistemi i Video Konferencës është një sistem i cili është implementuar dhe hostuar pjesërisht pranë ambjenteve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe pjesërisht pranë ambjenteve të Këshillit të Ministrave”, thuhet në dokumente, ndërsa më pas shkruhet se ky sistem përdoret nga Këshilli i Ministrave për realizimin e Video Konferencave midis zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive apo përfaqësues të jashtëm.

Këta përfaqësues të jashtëm mund të jenë si nga Pushteti Qendror ashtu dhe nga ai Vendor, apo dhe nga Biznesi. Pra, pikërisht kronikat që jep ERTV. Më tej, thuhet se sistemi video konferencë lejon përdorimin e tij, si me përdorues brenda rrjetit qeveritar GovNet ashtu dhe me përdorues jashtë rrjetit qeveritar GovNet. Dhe, me këtë mirëmbajtje, Rama do të ketë lehtësira gjatë fushatës, natyrisht me lekët tona!

/boldnews