Beqir Sina: Korça, qyteti i dashurisë dhe serenatave të përjetshme

252
Sigal

E kanë quajtur Qyteti i serenatave, Qyteti i dashurisë, Qyteti i Artit, Qyteti i birrës, Vendi i kërnackave, Parisi i Vogël, e po të kërkosh, gjen plot epitete të tjera, që cilësojnë vlerat e saj por edhe karakteristikat se përse duhet vizituar një qytet si Korça. E hapur qysh herët me botën, drejt perëndimit (shumë korçarë emigruan herët në Amerikë, por edhe shumë atdhetarë e intelektualë më herët, në Turqi e Ballkan), Korça është një qytet i qeshur e plot jetë, që të fton në çdo stinë të vizitosh rrugët e saj karakteristike, të mësosh për kulturën dhe historinë e saj, të kuptosh pse shumë atdhetarë që sot mbushin faqet e historisë së kombit, ishin pikërisht nga Korça. Por edhe për të pirë një birrë me “kërnacka”, do të ndjesh po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh nëpër qytet e në të gjitha fshatrat e tij, gjëja e parë me të cilën do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve…

Korçën për mua që kam vizituar të gjitha qytetet e Shqipërisë në 20 vitet e fundit – jam vet-përckatuar se është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë dhe kryeqyteti jozyrtar i kulturës.

Qyteti i vogël i Korçës gjeografikisht ndodhet në Shqipërinë juglindore dhe me furgon mund të bëhet në më pak se 3 orë nga Tirana . Rruga e gjatë që kalon disa qytete si Elbasani, Librazhdi, Prrenjasi dhe Pogradeci janë  krejtësisht brenda asaj që quhet pistës së rrahur turistike të Shqipërisë. Sapo hyjë në qytet shikojë një arkitekturë të veçantë të qytetit. Korça më tërheq vëmendjen si qyteti me më shumë parqe natyrore,  çka më jep përshtypjen se po shikojë qytetet amerikane, qytete të cilat dallojn me një herë për gjelbërimin duke e vendosur atë që ta përfshija në itinerarin timë të këtij udhëtimit tim nëpër Shqipëri. Simbas statistikave Qyteti i Korçës është i tetë qytet i Shqipërisë më i madh i vendit për nga popullsia. Korça ka një histori që daton në shekullin e 13-të. Është i njohur për rolin e tij në kulturën dhe trashëgiminë intelektuale shqiptare (më e famshmja për të qenë shtëpia e shkollës së parë në gjuhën shqipe), muzetë e saj janë të përcaktuar si të klasit botëror, kishat e bukura të vjetra dhe arkitektura e bukur. Ai e ka marrë pseudonimin e tij mjaft idilik, “Qyteti i Serenatave”, nga baladat e dashurisë që burrat përdornin të “ndillnin dashurinë” me vajzat e bukura korçare  nga ballkonet dhe oborret e vilave të tyre enigmatike evropiane. Mjerisht, tingujt e kitarës dhe mandolinës tanimë nuk mbushin më rrugët e Korçës si në vitet 1930 – por qyteti ka ende të njëjtin hijeshi dhe një ndjenjë nostalgjie kurdo e vizitonë. Një qytet me Katedralen më të madhe dhe më të bukur në ballkan nuk ka rrugë mendojë  që të mos jet e mbushur përplot me pemë.

Korça e bukur!

Në varësi të pëlqimit tuaj të udhëtimit, ka shumë mundësi që Korça të jetë pjesa më relaksuese në udhëtimin tuaj në Shqipëri. Sido që të jetë, do të vini re menjëherë se sa ndryshe është vizita për nga qetësia dhe bukuria që ndihet me të arritur në qytet për dallim pjesën tjetër të vendit, sidomos Tiranën, Durrësin, Vlorën, Fierin apo Elbasanin. Ndryshe nga ‘muzetë e vjetër’ dhe shtëpitë karakteristike me kangjelkat, rrugicat me kalldrëmët e bukur dhe të pastër, të qyteteve të ngjashme nga artitetktura  si Gjirokastra dhe Berati – që janë të ruajtura bukur, por ndjehen paksa klaustrofobike – Korça, duket se  është më shumë për tu vizituar. Menjëherë të ngacmojn hapësirat e gjelbra, parqet me pemë dhe rrethuar me lokalet tërheqese të birrës, me “kriko” e “kërnaçkat”, qytet me një kampus të madh universitar dhe disa institucione të rëndësishme dhe monumente kulturore që e karakterizojnë qendrën janë një nrekulli e këtij qyteti.Plus, që Korça ka edhe fabrikën e famshme të birrës! Lidhjet e forta me trashëgiminë greke dhe arumune i japin Korçës një aromë të veçantë – mund ta ndjeni menjëherë në arkitekturën, kuzhinën dhe ndjenjën e përgjithshme të qytetit. Megjithse unë e kam vizituar vetëm në verë por menfojë se Korça është për tu vizituar në çdo kohë, mjafton të keni rezervuar në planet tuaja  për të vizituar Korçën.

Korça është një destinacion për të gjitha stinët me mot relativisht të butë gjatë gjithë vitit. Dimri sjell temperatura të ftohta gjatë natës dhe borë; ndërsa muajt e ngrohtë e shohin qytetin të gjallërohet me festivale dhe ngjarje të veçanta. Sa herë që vendos të vizitojë, Korçën kam gjetur  një shans të mirë që të zhvillohet një ngjarje e veçantë. Kësaj radhe po përjetojë ose po bëjë Bajramin e vogël me korçarët si dhe do të ndjek  një shfaqje në pallatin e kulturës me  titull “Vatrani i harruar” i Teodor Laços.

Korçarët të parët që erdhën në Amerikë !

 

Për shkak të kushteve politike, sociale dhe ekonomike shqiptarët e kanë njohur që herët emigracionin, e ndërsa vendet e afërta ishin ato që i tërhiqnin më së shumti , një vend përtej oqeanit shpejt filloj të zgjonte interesin e tyre. Amerika e kthyer në ëndërr ka pritur që herët shqiptarë, që në vitin 1892 kur edhe aty ka shkuar shqiptari i parë. I pari shqiptar që ka shkuar në Amerikë, ishte Kolë Kristofori nga fshati Katund i Korçës në vitin 1884. Pas gjashtë vjetëve, Kola u kthye në Katund i veshur me rroba alla frënga, me një kapelë luksoze, kollaro të hekurosur dhe xhepat plot me para. Ai u rrëfeu fshatarëve për ato që kishte parë në Botën e Re dhe se në Amerikë, një punëtor fitonte 10 dollarë në ditë, duke shitur lule e fruta në udhë, kur një punëtor në Shqipëri mezi i bënte në një vit. Në vitin 1892, Kolë Kristofori u kthye prift në Boston me 17 shokë të këtij fshati që ishin më parë në kurbet në Rumani e Greqi. Kështu, pionierët e parë shqiptarë në Amerikë janë: At. Kolë Kristofori, Hari Take Rrapo Laska, Dhoskë Sotir Adham, Thoma Sotir Adham, Josif Sotir Adham, Sotir Lezi, Geli Goni Stevenson, At Dhosi Katundi, Dhime Pano Peterson, Fani Kosta, Thoma Kosta, Hari V. Kaçka, Argjir Peto, Fani Cico Angjel, Dhima Andrea Pano, Rrapi Fanes, Toli Dhami.

Kostandin Demo në librin e tij “Shqiptarët në Amerikë. Emigrantët e parë”, ka cituar si më poshtë për një nga pionierët e parë: “Të 17 emigrantët e parë ishin tepër aktivë në lëvizjen kombëtare dhe u bënë miq e bashkëpunëtorë të Sotir Peçit dhe Fan Nolit. Më i dëgjuari ndër ta dhe më punëtori ishte Hari Kaçka. Në këto vite të para ,çdo mbledhje që bënin shqiptarët si me karakter politik, shoqëror nuk mund të quheshin zyrtare ose autentike pa prezencën e Hari Kaçkës. Kur fliste Hari Kaçka të jepte kurajo, të bënte të qeshnje dhe i kishte gati anekdotat e përshtatshme për ndonjë ngjarje. Ai s’kishte shok në të rrëfyerit e ngjarjeve.”

 

Po kush ishte At Kolë Kristofori?

Sipas C.Demos “Lindi në fshatin Katund të Korçës më 1860. U dorëzua prift më 1917 dhe vdiq në Boston më 26 Korrik 1940, në moshën 80 vjeçare. Ishte i ndershëm, i drejtë, i sinqertë, gati kurdoherë të ndihmonte, i paepur në principet e tij dhe patriot i fortë. Në fillim të shekullit XX, në shtëpinë e At Kolës në Katund u hap shkolla e parë private për çupa, gratis. Motra e At Kolës, Sofia u jepte mësime pesë çupave, një prej të cilave ishte motra ime Sana. Nga librat e shkollës që sillte motra ime në shtëpi, unë mësova të këndoj shqip dhe e mbaj mend edhe sot akoma një vjershë që mësova për mendsh në atë kohë e quajtur “Fyelli i Bariut”. Ju të rinjtë kur të shkoni nën vështrim të shkuarën, si dhe të mirat që gëzoni, duhet të kujtoni me mirënjohje edhe emrin e këtij njeriu të thjeshtë nga Katundi, i cili hapi udhën për në Amerikë. Ky vend i bekuar ku kemi plotësuar dëshirat tona dhe kemi realizuar ëndrrat tona, këtu ku jetët tona lulëzuan”. Një tjetër emigrant, Thanas Viso Mborja, i lindur në Mborje të Korçës më 1876, në kujtimet e tija, ndër të tjera shkruan për fillimet e para të jetës në Amerikë: “Largimi ynë nga Rumania për në Amerikë, ndodhi në vitin 1901. Pasi arritëm në Amerikë, ne u drejtuam së pari në qytetin Filadelfia. Aty kishte pak shqiptarë dhe këta ishin të paorganizuar fare. Në të gjithë Amerikën, në vitin 1901 kishte rreth 200 shqiptarë, të cilët ishin mbledhur kryesisht në Xhemstoun, Boston dhe fshatrat e tij, si dhe në New-York e në Bufalo. Këta ishin pothuaj se të gjithë nga zona e Korçës. Pas Philadelfias shkuam në Bufalo, ku gjetëm shumë shqiptarë, të cilët nuk kishin më shumë se dy-tre vjet që kishin ardhur në Amerikë për të punuar. Midis tyre gjeta Kristo Poçin, të birin e Papa Kostës nga Korça. Ky ishte një burrë i mirë dhe i urtë. Ai ndihmonte shqiptarët, u gjente punë dhe kur merrte vesh se do të vinte ndonjë shqiptar në Bufalo, e mbyllte dyqanin dhe shkonte në stacionin e trenit për ta pritur. Edhe unë zura punë në Bufalo në një fabrikë, ku transportoja dërrasa nga një repart në tjetrin. Në atë fabrikë, punëtorët gjermanë, ishin më të kualifikuarit dhe kishin punëra të mira. Në vitin 1906, në Bufalo erdhi Fan Noli, të cilin vajta e prita në stacionin e trenit dhe e mora në konakun tim. Në fillim, Fan Noli ishte ngushtë nga ana ekonomike dhe deri sa gjeti punë, e mbajta me shpenzimet e mia. Puna në fabrikë për të ishte e rëndë dhe atje punoi vetëm disa muaj, deri sa patrioti Sotir Peci, filloi të botojë në Boston, gazetën “Kombi”. Në Bufalo filluan të vijnë shumë shqiptarë nga kolonitë e Rumanisë, Misirit, Bullgarisë, e në mënyrë të veçantë në Xhejmstoun.”

Mundësia e punësimit më shumë ishte në uzinat dhe fabrikat e shtetit Massachusetts. Fillimisht emigrantët jetonin 5-6 vetë në një apartament për të kursyer të holla që t’ja u dërgonin familjeve të tyre në Shqipëri. Fillimisht në emigracion erdhën vetëm burrat. Më vonë, pasi u integruan në jetën amerikane dhe bënë pak para, u kthyen në Shqipëri për të marrë gratë e tyre ose për t’u martuar duke krijuar shtëpinë dhe familjen e tyre në këtë vend të ri. Kishte emigrantë, që nuk u ambientuan me jetën amerikane, me punën e rëndë ose pas një farë kohe i këpuste malli për familjen dhe vendin ku ata kishin lindur e jetuar dhe u kthyen përsëri në Shqipëri. Emigranti Mitti S. Gilo nga Vithkuqi, i cili kishte ardhur që në vitin 1902 në Biddeford, boton në vitin 1912 një libër me 24 faqe nga të cilat 22 me poezi dhe 2 faqe me tregime ku tregon vështirësitë për të ardhur në Amerikë si dhe punët dhe jetën e vështirë në Amerikë që bën një emigrant. Kam shkëputur një pjesë të vogël nga parathënia dhe fillimi i poezisë: “Duk më ndodhur në Amerikë prej 1902 e gjer më sot, sido që jam i paryrë në skule nga të vojturit që kam hequr anangasem të dëftenj. Vojtjen në Amerikë, jo se vuajnë të gjithë po më të shumtë ose më mirë të gjithë dëshirojnë bukurinë dhe lezenë e vendit të tyre dhe njerëzit e tyre sido që kam mpesim të pakë kam shpresë do mbetemi të kënaqur.