- Që nga fillimi i sulmit rus të Ukrainës, Qeveria, Ministritë, kanë treguar çorientim dhe papjekuri të plotë
- Luftrat nuk shpërthejnë, ato planifikohen!
- Sot jemi i vetmi vend në botë e në rajon me ushtri simbolike!
- – Është zhvlerësuar Kuvendi, Kryeministria, Gjykatat, Prokuroria, Drejtësia, Policia, Partitë politike
- – Qeveritë në Botë e në Rajon po forcojnë ushtrinë, shtetin dhe institucionet e tij tek ne bëhet e kundërta
- -Ngritëm uzina, kombinate, ndërtuam diga hidrocentralesh, hekurudha e tunel dhe sot s’kemi asnjë!.
- Në Shqipëri ata që privatizuan pasuritë kombëtare u kthyen në pashallarë dhe i rrisin çmimet si t’u dojë qejfi
- – Ku vajti “perspektiva evropiane”, integrimi në Europë, NATO, Open Balkan e Ballkanit Perëndimor?
Lufta në Ukrainë prishi marrëveshjet ndërkombëtare, u fut në xhepat tanë – dhe po ndikon në psikikën e popullit? Që nga fillimi i sulmit rus të Ukrainës, Qeveria, ministritë, kanë treguar çorientim dhe papjekuri të plotë në situatën në të cilën ndodhemi. Në Shqipëri të gjitha institucionet e shtetit janë ç’vlerësuar, janë bërë të pabesueshme nga vetë shteti! Është ç’vlerësuar Kuvendi, Kryeministria, Gjykatat, Prokuroria, Drejtësia, Policia, Partitë politike? Ka plasur luftë brezash!.
Kemi 5 uzina të përpunimit të Naftës: Kuçovë, Cërrik, Patos, Fier, Ballësh ku me këtë naftë, fluturonin avionët luftarak, lundronin vaporët dhe nëndetëset, traktorët, tanket… Fortifikuam vendin, ngritëm uzina, kombinate, ndërtuam diga hidrocentralesh, hekurudha e tunele dhe sot s’kemi asnjë! Në Shqipëri ata që privatizuan pasuritë kombëtare u kthyen në pashallarë dhe i rrisin çmimet si t’u dojë qejfi. Rritja e çmimit të naftës nga oligarkët po sjell “pasoja katastrofike Ku vajti “perspektiva evropiane”, integrimi në Europë, NATO, Open Balkan e Ballkani Perëndimor?
Jetojmë në Epokën, e cila ka shpërthyer një “stuhi dezinformatash”, të cilat minojnë fisnikërinë e së vërtetës! Jetojmë në një epokë kur kërcënimi po rritet dhe gabimet e politikës i vuan Populli, Atdheu! Pse ndodhi shkatërrimi i Socializmit? Sepse grindjet, konfliktet, dyshimet , mosmarrveshjet e thella parimore, që ekzistonin qysh në krijimin e Partive Komuniste u përshkallëzuan me ardhjen në pushtet të tyre dhe çuan drejt shpërberjes dhe rrëzimit të Socializmit nga vetë kasta politike komuniste, e cila i drejtoi përpjekjet e saj për të fituar të mira materiale dhe t’u jepte fëmijëve të vet kulturë perëndimore, elitare, protagoniste, duke u shkëputur nga populli dhe të krijohej elita borgjeze!
Nga një tregim i Artit të luftës një libër klasik kinez një prej taktikave e 13-ta quhet “Trembja e gjarprit me goditjen e barit”, ku thuhet se në Kinën e Lashtë, administratori i një distrikti, lakmonte shumë dhe përvetësonte pasurinë pa përfillur moralin e ligjin edhe funksionarët nën varësinë e tij, duke marrë shembull nga ai, vepronin si ai. Një ditë, populli i revoltuar i shkruan një letër Perandorit ku demaskonin funksionarët e distriktit. Mirëpo letra para se t’i shkonte Perandorit i ra në dorë administratorit Vang Lu, i cili pasi e lexoi u frikësua shumë, sepse çdo gjë, që përmendej në letër, kishte lidhje edhe me të. Kur u qetësua pak, ai shënoi në letër këto fjalë: “da cao jing she”, që do të thotë “Ju goditët barin qëllimisht , ndërsa unë u tremba si një gjarpër”. Por në fushën ushtarake, taktika “trembja e gjarprit me goditjen e barit” ka pasur dy përdorime diametralisht të kundërta. Njëri prej tyre është që të godasësh qëllimisht barin për të trembur gjarprin, kurse tjetri është që të shmangësh trembjen e gjarprit me goditjen e barit. Por shpesh herë, në aksionet sekrete ushtarake, duhet të shmanget “goditja e barit” që të mos “trembet gjarpri”, domethënë të përballohet kundërshtari duke ndërmarrë veprim të fshehtë dhe duke bërë që kundërshtari të mos diktojë fare. Taktika e “mosgoditjes së barit” përdoret shpesh herë nga shërbimet inteligjente dhe policia për zbulimin e plotë të kriminelëve .
Në Shqipëri “trembja e gjarprit me goditjen e barit”(protesta, mitingje, foltore) përkthehet “Rotacion pushteti” që do të thotë të vjedhim me radhë! Prej datës 6 mars 2022 plasën revoltat në kryeqytetin e vëndit të udhëhequr nga opozita e opozitës! Kjo nuk është vepra e parë dhe as e fundit e “njerëzve të errësirës”. Mitingjet janë kthyer në këmborë e zile të borgjezisë, që i tund sipas “Gustos” së vet. Fakti që ka kaq shumë njerëz, që besojnë në teoritë e këtyre sharlatanëve tregon naivitet! Çfarë do të ndodhë ? Fatkeqësisht, çmimin e paaftësisë së shtetit e ndjenë qytetarët që protestojnë. Partitë politike në Shqipëri nuk merren me problemin serioz që kërcënon sot botën, por me Zgjedhjet lokale e parlamentare! Në qendër të vëmëndjes të aktorëve politikë është të testojnë elektoratin se me cilin do të shkojë me koalicionin qeverisës apo me opozitën!!Edhe pse ndodhemi në një krizë politike dhe ekonomike, pasojat e së cilës mund të zbuten pjesërisht nga puna e Kuvendit, qeverisë, marrëveshjeve politike, politika po bën thirrje për konflikt! Ka ardhur koha të kthehemi te tradita: Kuvendi i burrave si i Lezhës, Prizërenit, Pezës e Bujanit! Sot pas 578 vjetësh partitë politike duhet të ulen në kuvënd burrash si Kuvëndi i Lezhës ! Por ajo që po shikojmë në sheshe, parlament, tregon se partitë politike në vend që të zgjidhin problemet e shtetit dhe qytetarëve, veçanërisht uljen e akcizës së karburanteve, produkteve ushqimore deri në rritjen e çmimeve të disa mallrave e shërbimeve , ato po shtrojnë problemin e rotacionit politik, marrrjes se pushtetit, në zgjedhjet e vitit 2023 dhe 2024! Rrotacioni politik këto 32 vjet ka ndjekur rrugën Putiniste duke u rrotulluar nga kryeministër në president, e nga president në kryeministër, që është sëmundja më e keqe! Sot nuk diskutohet për agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës dhe çfarë masash duhen marrë për përmirësimin e situatës dhe për t’u mbrojtur në rast agresioni, ose çmëndurie rajonale! Lind pyetja se si mund të bashkëpunohet në çdo nivel me Partitë shqiptare brënda e jashtë Parlamentit? Populli po proteston me tw drejtw, por vallë kështu do të zgjidhen problemet në këtë situate kur kryeministri nuk dwgjon? Kemi 2 vjet që luftojmë me COVID 19 dhe akoma nuk kemi nxjerrë mësime? Sot jemi i vetmi vend në botë e në rajon me ushtri simbolike! Qeveritë në Botë e në Rajon po forcojnë ushtrinë, shtetin dhe institucionet e tij, sepse kjo është një garanci për mbijetesën e popullit !
Nëpër shekuj në popuj të ndryshëm të botës tradhëtia është thirrur me emërin, Kain, Brut, Judë, Kali i Trojës, Semiramidë, “Kollonë e Pestë” dhe sot në shekullin e 21 ” Elitë”.
Filozofi i madh grek Platoni, njëri nga baballarët e demokracisë thosh:”Shoqëria gjithmonë do të ketë nevojë si për guximin dhe dinamizmin e rinisë, ashtu edhe për eksperiencën dhe maturinë e të moshuarve.”
Mburrjet qeveritare
Sot Qeveria mburret se ka instaluar kamera vëzhgimi, Drone Inteligjent për të na përgjuar, survejuar, filmuar non-stop 24 në 24! Hapur del se Qeveria ka frikë nga populli i vet! Deri tani asnjë armik i jashtëm nuk është kapur, ose zbuluar. Këto 32 vite gjithmonë armiqtë kanë dalë nga Elita jonë kombëtare! Asnjë i huaj! Ç’farë po ndodh? Shikoni e ndigjoni se çfarë ka ndodhur e po ndodh, jo vetëm në forcat e Ministrisë të Brendëshme, Gjykata, Prokurori, Bashki, por kudo! Cili djall do të lindë prej kësaj situate, nuk ta merr mëndja! Askujt nuk i shkon mëndja të pyesim se çfarë do të vendosim në marrëveshjen tonë. Elektorati nuk e di se për cilin do të japë jetën, për të mirën e Atdheut, apo për kreun e partisë më demokratike?? Populli është ngopur me dyshime të shpeshta demokratike. Sa ngjarje, sa premtime për rregullim gjendje dhe asnjë hap para nuk ka! President, kryeministër, ministra, kryetar partish premtojnë se i shërbejnë pushtetit dhe prap akuzojnë pushtetin!