Arben Meksi fiton çmim ndërkombëtar në Karikaturë

963
Sigal

 

Në Bienalën Ndërkombëtare të karikaturës që u mbajt në qytetin e Pogradecit konkuruan 600 karikaturistë  nga 50 vende të botës, u zgjodhën 120 karikatura te cilat u ekspozuan në sheshin e trendafilave të qytetit dhe që do të botohen në katalogun e bienales. Juria shpalli 3 çmime kryesore dhe 6 çmime speciale. Çmimin e parë e mori karikaturisti meksikan Anxhel Boligan.Një nga tre cmimet e tjera e mori  karikaturisti Arben Meksi me karikaturën : “Gjithë jeta e njeriut është  një riciklim”, e cila u vlerësua per temën që trajtonte dhe paraqitjen grafike.Në mbrëmjen GALA karikaturistet e huaj fitues të cmimeve përshendetën të pranishmit on line.Ne ditën e parë të këtij aktiviteti u mbajte konferenca: Karikatura dje dhe sot,trend në rritje. Aktiviteti u organizua nga Flora Nikolla , “Albania Ekselence” dhe Agim Sulaj karikaturist i njohur. Ky konkurs do të bëhet traditë për Pogradecin për çdo dy vjet, duke e bërë karikaturën Shqiptare të njohur nëpër botë.

Gazeta Telegraf