Moisi Dalipi: Viktor Papavangjeli , “artisti” koshit shqiptar

1081
Sigal

Viktor Papavangjeli edhe pse ka lënë pas 71 vite të jetës tij dhe ka  afro 30 vjet që është larguar nga fusha e lojës të baskebollit, përsëri kushdo që e takon në Vlorë, e përshëndet me shumë kënaqësi dhe përzëmërsi. Dhe ndodh kështu, sepe gjithçka që ai formoi në karrierën e tij sportive në kornizën e viteve 1965-1985, ishte me të vërtetë një diçka e veçantë që çdokush, kur lëviz moshën dhe mendimet nga vendi, krijon shumë shpejt portrtetin e një gjigandi të vërtetë në fushën e lojës, që shumë herë baskebollin e kohës e ktheu në një art më vete. Shumë epitete, vlerë sime dhe nofka sportive, janë përdoruar nga specialistë dhe njerëz të medias shkruar dhe elektronike për të sjellë një përqasje të talentit tij me këtë lojë të topit me dorë, por në mendimin tone, në përmbledhjen e gjithçkaje që do thotë vlerë sim, zgjodhëm si më të përshtatshme dhe për titull të shkrimit fjalët: “Artisti” i koshit, Viktor Papavangjeli. Vërtetë ishte i tillë ky basketbollist, që për kohën që luajti ishte shumë hapa përpara të tjerëve. Dhe këtë progres nuk ia jepte epërsia me të tjerët, ku shtatlartësia e tij ishte 1,93 cm, por dhe ajo energji që ai derdhte në fushën lojës, mënyra se si shënonte nga çdo distancë dhe pozicion, gjithë ai kolazh artistik se si i bindej topi basketit dëshirave të tij gjatë lojës dhe deri tek ajo qytetari që tregonte në marrë dhënie me shokët e skuadrës, kundërshtarët dhe tifozët. Të gjitha këto e vendosin në një kornizë shumë tërheqëse, ‘profin’ e basketbollit, trajnerin dhe qytetarin Viktor Papavangjeli.

Fillimet dhe shpërthimi i talentit Papavangjeli

 Si shumë të tjerë dhe Viktori fillimet në sport në vitet e fëmijërisë tij i ka në rrugët dhe sheshet e lagjes vet, edhe pse i ati një mekanik i njohur me orgjinë  gjirokastrite në Vlorë, dëshironte ti jepte vë llait të dy motrave një zanat pak ndryshe. Atletika, noti dhe volejbolli ishin sportet që e  tërhiqnin më shumë në ato vite. Dhe do ishte ai grup me djem të dashuruar  me basketbollin, tek gjimnanzi “Halim Xhelo” të Vlorës në ato vite, që do ta bënte pjesë të tij djaloshin shtatlartë, Viktor Papavangjeli. Trajnerët vlonjatë në ato vite Elmaz Agalliu, Agron Kosova dhe Ilo Taska, duke parë aftësitë e tij fizike e orientojnë tek sporti basketbollit. Vetem 16 vjeç në vitin 1965, dhe ky djalosh do të jetë pjesë e ekipit të rinjëve të ‘Flamurtarit’. Edhe pse ishte më shtatlarti se shokët shpejtësia në veprime do t’i jepnin vendin e titullarit në skuadër. Mosdalja e studimeve të larta e detyrojnë që një vit të punojë dhe si xhenerik në parkun e mallrave në Vlorë. Për më shumë se dy sezone do jetë pjesë e kësaj skuadrës të rinjëve e, sepse në vjeshtën e 1967 do të “shtegëtojë” drejt kryeqytetit, Tiranës. Studenti vlonjat i ILKF “Vojo Kushi”, në mjedisin sportive, nuk njihej shumë dhe që në sezonin e parë luan me ‘Dinamon’, një skuadër kjo që në atë periudhë ishte e përbërë nga studentë  të përkushtuar ndaj sportit të baskebollit. Trajneri i “Dinamos “ në atë periudhë Muhamet Përmeti, do ta bëjë Papavangjelin pjesë të asaj skuadre me të talentuarit Doda, Rusi, Shano, Llazani, Peja, Trabicka etj, duke formuar kështu një skuadër shumë simpatike për kohën, që do të rivalizonte të mëdhatë e traditës “Partizanin” “17 Nëntorin”, “Vllazninë” dhe “Lokomotivën”. E pse specialistët e kishin jashtë vëmendjes në fillim, basketbollisti me shumë të ardhme, Papavangjeli ka një progres të shpejtë, madje të jashtëzakonshëm dhe në vitin 1968, karriera e tij starton në mënyrën më mirë të mundëshme. Kjo bëri që paraqitja e tij i tërheq vëmendjen të gjithëve si një talent i madh, por i pazbuluar më parë nga atë që bënin “ligjin” edhe në sport, për të marrë këdo dhe në çdo kohë. “Dinamo” jo vetëm që nuk e lëshonte “xhevaharin” e tij, por i beson në çdo ndeshje vendin e lojtarit protagonist në skuadër me fanellën e titullarit me numërin dhjetë. Viktor Papavangjeli është i pari basketbollist që ka mundur të fusë me dy duar topin në kosh, duke aplikuar një stil shumë i preferuar dhe karakteristik për lojtarë kalibri, model i atyre amerikanë të NBA-së. Në rolin e një qendre anësore, i fortë në tabelë, në sulm e mbrojtje, Papavangjeli zotëronte një gjuajtje shumë të bukur me një stil perfekt dhe një kërcim të jashtëzakonshëm, gati fluturues, kur kërcyeshmëria e kapjes objektit në lartësi ishte 3,56 cm. Shumë elegant, një trup i bukur, ka luajtur dhe është përballur me kundërshtarë gjigantë. Një veprim të tillë që ishte spektakolar, atij ia kushtëzonte kërcimi potent që kryente në veprimet me topin. Në vitet 1967-1970, që Viktor Papavangjeli ka qenë pjesë e “Dinamos” rivaliteti në basketbollin e meshkujve ka qënë tepër serioz. ‘Partizani’ e ‘17 Nëntori’, ‘Vllaznia’, ‘Lokomotiva’, ‘Studenti’, për çdo ndeshje midis tyre ishte një betejë sportive deri në sekondat e fundit. Papavangjelit tek “ Dinamo” i jep gjallëri kampionatit, në veçanti derbit kryeqytetas, që, si në asnjë vend tjetër të botës, kishte pesë skuadra, bashkë me ‘Dajtin’, që luanin në kategorinë e parë. Por sapo kishte filluar të luante e të ishte protagonist i këtyre sfidave të mëdha, pikërisht kur shpërthimi tij ishte në rritje si një personazh shumë i njohur me të ardhme,vjen rikthimi tij në Vlorë. Tek “Flamurtari tij i dashur, por s’harron asnjë herë të rikthehet në Tiranë, kur e grumbullonte ‘Partizani’ për kupat e Europës dhe ndeshjet me ekipin kombëtar.

Rikthimi tek ‘Flamurtari’ dhe ‘rekordi’ i pikëve të shënuara

Në vjeshtën e vitit 1970, skuadra e basketbollit të meshkujve të ‘Flamurtrit’ do të ngjitet në Kategorinë e Parë. Ndërkohë që Viktor Papavangjeli, e ka lënë kryeqytetin dhe është në Vlorë, në shërbim të skuadrës të qytetit tij. Bashkë me Papavangjelin në skuadër janë dhe Pajtim Resuli, Eqrem Muharremi, Gaqo Angjeli, Edmond Luzi,Vladimir Birçe, Imer Yzeri, Shefqet Veliu dhe më vonë Astrit Birçe, Agim Dalipi, Spiro Vjero, Arben Golemi, Viron Toska e të tjerë që e bëjnë skuadrën vlonjate rivale të “Labinotit”, “Lokomotivës” ‘Skënderbeut’,“Studentit” dhe pse jo, dhe të “Vllaznisë’ dhe ‘Dinamos’. Shembujt janë të shumtë në ndeshje dhe ballafaqime interesante, ku tifiozë ria vlonjate do të shkonte në ndeshhje vetëm për të parë spektaklin sportiv që do jepte në fushën e lojës “artisti” koshit, Viktor Papavangjeli. Elegancë, finesë dhe pjellë e një fantazie të hollë me topin në çdo moment të lojës. Pikë të shënuara në ato momente që duhen skuadrës dhe duartrokitje pa limit nga tifozë ria e pranishme. Një lojtar i kalibrit gjerë ky Viktor Paopavangjeli që ndihet në formë sportive në çdo fushë ku luan edhe jashtë Vlorës, dhe përball çdo kundërshtari. Edhe pse e kishte shumë të qartë se ‘Flamurtari’ tij e kishte të vështirë të fitonte ndaj “Partizanit” të Agim Fagut dhe “17 Nendorit” të Vaso Shakës dhe “Vllaznizsë” të Zef Gjonit, por kjo nuk do thoshte aspak që Papavangjeli mos të bënte mirë dhe bukur detyrën e tij, duke shënuar sa më shumë pikë. Dhe nuk është e tepërt të themi se ka pasur ndeshje të veçanta, ku Viktor Papavangjeli, shënonte deri gjysëm e shumës të pikëve që shënonte në ndeshje skuadra e tij. Por në disa ndeshje kuota e pikëve të shënuara nga ana e tij, arrinte edhe 45 pikë. Edhe pse nuk ka një regjistër të saktë për pikët që janë shënuar në karrierën e tyre basketbollistë të ndryshëm, nga përllogaritjet që bëhen, rezulton se Viktor Papavangjeli në karrierën e tij në vitet 1965-1981,  rezulton të ketë shënuar më shumë se 10 mijë pikë. “Fakti që në vitet 1970-1980 ky baskebollist është pjesë e pikëshënuesëve më të mirë të kampionateve, është një arsye më shumë për të besuar se steka e pikëve të shënuara nga Viktor Papavangjeli mund të jenë ndoshta dhe më shumë, por më pak, në asnjë mënyrë.” – shprehet gjyqtari njohur i basketbollit Virgjil Karaj. Një llogaritje e detajuar ka shumë mundësi që Viktor Papavangjelit t’i jepet me të drejtë rekordi e pikëve të shënuara në historinë e basketbollit shqiptar. Për disa vite luan si lojtar dhe drejton si trajner skuadrën. Por pasi e mbyll me basketbollin e luajtur  në moshën 36 -vjeçare në vitet 1985-1990, ai drejton ekipin e meshkujve të “Flamurtarit”, duke nxjerrë shumë elementë cilësorë dhe pak më vonë inspektor pranë klubit shumësportësh të Vlorës.

Arshiva e pasur me ndeshje ndërkombëtare

Në harkun e viteve 1970-1980 Viktor Papavangjeli ka qenë lojtar i padiskutueshëm në skuadrën kombëtare dhe një titullar i veçantë të gjitha aktivitetet që ajo ka marrë pjesë, duke qenë njëkohë sisht dhe nga shënuesit kryesorë të saj. Kështu në Kampionatin Europian të vitit 1969 që është zhvillur në Hungari dhe ku Shqipëria që luan në një grup të fortë bashkë me Turqinë, Francën, Hungarinë e Poloninë., me 44 pikët e shënuara Viktor Papavangjeli renditet i pesti në listën e pikëshënuesëve. Paraqitje e mirë e tij është dhe Lojërat Universitare të Torinos, edicioni 18-të, në gusht të 1970-ës, ku veçohet rivaliteti në takimin Shqipëri- Jugosllavi 72-74 ku ai së bashku me Agim Fagun ishin absolut. Plotë mbresa për këtë basketbollist është me turneu miqësor në Kinë, apo ai Sardenjës –Itali. Protagonist edhe në turneun olimpik, në Hralem të Holandës me takimet Shqipëri-Belgjikë 82-83, Shqipëri-Çekosllovaki 69-88 dhe Shqipëri- Holandë 81-84, ku Fagu me Zaçe, Shehu, Papavangjeli, Shaka, kanë bërë një figurë të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme paraqitja e tij në 1976 në ndeshjen me përfaqësuesen Greke ku shtypi vendas, nisur nga mbiemri e ka etiketuar me prejardhje greke, por e pa pranuar nga vetë lojtari. Për ‘Partizanin’në pjesmarrjet në Kupat e Europës, vlonjati Viktor Papavangjeli ka qenë lojtari më i preferuar si përforcim në ndeshjet ndërkombëtare. Dhe debutimin me skuadrën ushtarake, e ka në vitin 1969 në Shkodër, ku ‘Partizani’ luan me ‘Dinamon’ e Bukureshtit për Kupën e Kampioneve. Pastaj vijnë sfidat ndaj ‘Cervena Zvezdës’ dhe në dy kualifikimet historike në Kupën e Kampioneve ndaj hungarezëve të “Cepel”, ku shënon 11 pikë dhe ‘Sparta Bertranzh’ –Luksemburg me përbërje me amerikanë dhe ku vlonjati Papavangjeli realizon 17 pikë, ndërsa në ndeshjen e kthimit, ai shquhet në mbulimin e francezit shtatlartë Mutter më gjatësi 2.04 cm. Duke mos harruar gjithashtu duelet në Kupën e Kampioneve me sfidat e dyfishta ndaj ‘Vinerberg’ -Austri, në të cilat Papavangjeli realizon 18 pikë. E paharruar do mbetet ndeshja për Kupën e Kupave, përballja me ‘Aspo Tours’ të Francës, ku Fagu, Papavangjeli, Mushi, Zaçe, dalin fitues në tabelë dhe ndaj gjigandëve Meniard 2.08 cm dhe Boven 2.06 cm. Në takimin e Tiranës, Papavangjeli realizon koshin e fitores 83- 80, por që ‘Partizani’ eliminohet pasi humbet 101-76 në sfidën e kthimit. Vitet 1970-1980 janë vitet kur ‘Partizani’ është ndeshur me “Oransodën”, “Zadarin”, “Jugoplastikën”, “Cervena Zvezdën”, “Partizanin –Beograd”, “Sparta”, “Cepel,” apo “Banco- Romën’ dhe “Sinudine” , që kishin në përbërje lojtarë gjigantë, të famshëm e të sukseshëm që bënin emër në basketbollin botëror dhe atë europian. Dhe në këtë listë mes shumë skuadrave do të veçonim përballjet ‘Partizani’-Tirana  me ‘Crvena Zvezda’ –Beograd  në vitin 1972, një skuadër kundërshtare e përbërë me shtatlartë dhe shënues të tillë si: Kapicic, Sllavnic dhe Simonovic. Nga shtypi sportiv mësojmë se “Partizani e filloi ndeshjen me Fagun, Papavangjelin, Zaçen, Palin, Mushin. Dhe në fund: ‘Partizani’ humbet 78-89 dhe pas Fagut është Viktor Papavangjeli që shënon 16 pikë”. Gjithsesi, në këto ndeshje dhe shumë të tjera si këto që konturojnë karrierën e tij sportive shkëlqen fortë dhe bukur forca, talenti dhe teknika e lartë e Viktor Papavangjelit që ka ditur ta kthejë sportin e basketbollit në një art më vete.

Skeda e Viktor Papavangjelit

Lindur: në Vlorë, më 25. 11 .1949

Lloji sportit të ushtuar: Basketboll

Karriera si sportist: Ekipi të rinjëve të “Flamurtarit” në vitet 1965-1967 , “Dinamo” në vitet 1967-1970 dhe “Flamurtari” 1970-1985, si dhe pjesë e ekipit kombëtar dhe me ekipin e “Partizanit” në Kupat e Europës në vitet 1969-1980.

Numri në fanellë: 10

Ndeshje të zhvilluara: rreth 450 ndeshje

Pikë të shënuara: rreth 12 mijë pikë

Karriera si trajner: Në vitet 1985-1990 me ekipin e “Flamurtarit”

Vlerë simet: Me Medaljet: “Mjeshtër Sporti” , “Personalitet i shqur në Sport”, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetar Nderi i Vlorës” .