Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Rilindja” Socialiste privatizoi gjithçka

306
Sigal

“Rilindja”  pretendon se është forcë politike e majtë. Të majtat marksiste, kolektivizojnë gjithçka. Të majtat moderne e kanë në filozofinë e tyre politike konkurimin e privates me publiken  dhe  synojnë të tregojnë, se me menaxhim perfekt, disa nga sektorët e shërbimeve masive publike mund të mbahen e drejtohen shumë mirë nga shteti. “Rilindja” është kundër çdo gjëje publike. Filozofi të saj politike  ajo ka dhënien e gjithçkaje privatit, nënkupto, atyre që i shërbejnë.  E keni parë? Po u jep subjekteve private edhe vendet arkeologjike.  Por, çfarë mban vet ë?  A, ata janë mjeshtra në “privatizimin” e institucioneve të shtetit! Prandaj opozitën e konsideron armike të demokracisë, dhe si koperturë i pëlqejnë opozitat e sajuara. Vëreni me kujdes, ju që e kuptoni, se si po vepron me ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor. Le të bëjmë pyetjen retorike. Kur i lindi mendimi i ndryshimit të Kushtetutës dhe hapja e listave ? Kur e kërkoi “opozita parlamentare” dhe grupet e “thurje”-“shthurjeve”? Gaboheni, nëse e besoni! Rama e deklaronte  publikisht, se ishte kundër hapjes së listave, dhe Damiani deklaronte, se do të ishte kriminale po të ndryshohet Kushtetuta! Filozofi surelist i së Drejtës dhe “diamanti” e ndryshuan mendimin, vetëm pasi e firmosën me “kënaqësi” marrëveshjen e 5 qershorit  dhe kur e kuptuan se e kishin “honger” me përcaktmin e modaliteteve dhe të drejtat e detyrimet e partive politike që hyjnë në koalicionet parazgjedhore. Prandaj, ata “instruktuan” grupet parlamentare të “ferrave” dhe “drizave”, që të deklaronin se nuk e njihnin marrëveshjen e Këshillit Politik dhe mbështetnin ndryshimin e Kushtetutës, të hiqeshin koalicionet parazgjedhore dhe të rritej pragu kombëtar deri në 5 përqind, me qëllim që ata, të shndërroheshin në parti politike dhe të sfidonin shoqatat që do të bëhen parti. Si kompensim,  “rilindja” do të pranonte “hapjen e listave”, por, sipas modelit të filozofit surelist, me “lista të përdredhura”. Por, si të paaftë edhe në fushën e të Drejtës kushtetuese, nuk e kuptuan, se ndryshimet që bënë në Kushtetutë, në mënyrë të njëan ëshme e pa consensus,  në dispozitat kushtetuese, nuk e c ënonin marrëveshjen e Këshillit Politik për koalicionet parazgjedhore. Prandaj filozofi surelist ua drodhi edhe “opozitës parlamentare”, dhe nxorri asin e listave të përdredhura, me të cilën i eleminon, grupet e thurje-shthurjeve dhe të ferrave e drizave, që trumbetonin “suksesin” e tyre, ndryshimet kushtetutese, dhe  zgjedhjen e deputetëve nga populli  me “lista të hapura”! Ata nuk kuptuan, se me dëshirën për të eleminuar koalicionet parazgjedhore me Kushtetutë, dhe me draft- ligjin e “rilindjes”, nuk eleminohen koalicionet parazgjedhore, por synohet që të “shkrihen” në një parti, të gjitha partitë politike që e dëshirojnë marrëveshjen parazgjedhore, si një e drejtë kushtetuese. Pra, filozofi surelist i së Drejtës, do që të privatizojë edhe partitë politike, ashtu si ka privatizuar institucionet politike të Shqipërisë, dhe administratën shtetërore. Kjo është dëshira, por edhe fundi politik i tij, pasi ai nuk mund të privatizojë mendjet e hapura dhe shpirtin e lirë të njerëzve të lirë.