Ja si miliona euro shkojnë për t’u çuar ujin te dera vilave të pasanikëve, kurse hotelet, bizneset dhe qytetarët fundosen më rritjen e çmimit të ujit dhe impianteve për ujërat e zeza.
Taksapaguesit nuk kanë ujë të pijshëm, edhe pse e paguajnë si shërbim çdo muaj me faturat më të shtrenjta në Europë. Sikur të mos mjaftonte kjo, tashmë qytetarët shqiptarë do duhet të paguajnë 8 mln euro, jo për hallexhinjtë, por për t’u çuar ujin te dera resorteve elitare të Investitorëve Strategjikë, që po mbijnë në çdo metër të vijës bregdetare të Shqipërisë duke e zaptuar nga Velipoja në Sarandë.
Info
Rritja e ujit për qytetarët, 12 qytete vulosin rritjen për 2025
- Për qytetarët e Vlorës, çmimi i ujit u rrit me 33 për qind, nga 45 lekë për metër kub që ishte në 60 lekë për metër kub. Tarifa për biznesin u rrit, ndërkohë që tarifa fikse mujore u dyfishua.
- Në Fier, tarifa e ujit u rrit muajin e kaluar me 16 për qind, ndërsa ajo për shërbimin e ujërave të zeza u rrit me 53 për qind. Në Lezhë dhe Durrës, po ashtu rritjet janë dyshifrore, ndërkohë që në radhë është aplikimi për rritjen e tarifave të ujit në Pogradec.
- Për familjarët në Shkodër dhe Vaun e Dejës ka një rritje me 37.5 për qind të çmimit të ujit.
- Familjet e Gjirokastrës do të paguajnë një çmim 8.6 për qind më të lartë në raport me çmimin aktual. Sot m3 ujë paguhet 46 lekë, ndërsa me çmimin e ri 50 lekë m3.
- Në Përmet rritja llogaritet në 25 për qind ku nga 40 lekë do të paguajnë 50 lekë m3 ujë.
- Në Tepelenë rritja llogaritet në 51.5 për qind dhe po kaq edhe në Memaliaj.
- Në Këlcyrë rritja është 35 për qind.
Qeveria duket si po i trajton qytetarët “ca të nënës, ca të njerkës’ nëse shohim lehtësirat që u ofron investitorëve strategjikë dhe barrën që mbajnë qytetarët ndër më të varfërit e Europës. Përmes përfitimit të statusit investitorët oligarkët fitojnë lehtësi si në përfitimin e tokës, ashtu edhe në lehtësimin e procedurave burokratike, por edhe investimeve që lidhen me infrastrukturën dhe aksesin në energji dhe ujë.
Për qytetarët të paturit çati kur të fusin kokën, ujë dhe drita janë jetike. Megjithatë edhe këtu loja me shpronësimet ishte hall i shtuar për qytetarët, pasi qeveria ndryshoi ligjin për të favorizuar investitorët strategjikët, ku pronat e qytetarë shpronësohet me vlera qesharake, të cilët morën 5.8 milionë metër katror tokë në të gjithë vendin.
Shteti nuk merr aspak parasysh që shqiptarët në çezmat e shtëpisë nuk kanë ujë të pijshëm, ndërton strategji për të bërë me zor ujësjellësit biznese fitimprurëse, duke rritur çmimin e ujit për kategorinë e familjarëve.Teksa investitorëve strategjikë ua çon ujin te dera e shtëpisë, që do e paguajnë me taksat e shqiptarëve, që për ditë e më shumë çmimet u janë rritur për aq sa kostoja e jetesës po bëhet e papërballueshme.
Kritika ndaj ligjit të 2015-ës për investimet strategjike lidhen me korrupsionin, duke përfshirë se ai inkurajon llojin e gabuar të investimeve afatshkurtra, nuk ka sjellë zhvillim real dhe është përdorur për ndërtimin e resorteve turistike dhe apartamenteve për shitje të cilat nuk përfaqësojnë asnjë interes publik. Ligji në vend që të tërhiqte investime të huaja u bëri “peshqesh” shqiptarëve një listë të gjatë me oligarkë të lidhur me pushtetin.
01
Farsa 8 milionë euro për ujin e Strategjikëve
Tenderi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, për të çuar ujë te resortet e ngritura nga Investitorët Strategjikë, dyshohet se ka qenë i paracaktuar.E gjithë procedura ka qenë një farsë, pasi 8 milionë eurot ishin destinuar për të shkuar te firma “Gjoka”.AKUK-u ngriti një skemë, ku fillimisht studioi veprat e marrjes dhe vendosjen e tubacionit.Në dokumente shkruhet qartë se uji do të merret në Tragjas, Orikum, dhe më pas do dërgohej me stacione pompimi në Palasë, Dhërmi, Jalë, etj. Por, “rruga” kalon nga Tuneli i Llogarasë dhe këtu i gjithë tenderi bëhet nul.Tuneli i Llogarasë u ndërtua nga një konsorcium firmash, turke dhe shqiptare. Pala shqiptare kryesohej nga firma “Gjoka”.Ndërkohë, në dokumentet e tenderit ishin vendosur klauzola për “punë të ngjashme”, teksa e vetmja firmë që ndërtoi tunelin që kishte punë të ngjashme për ujësjellësa ishte “Gjoka”.Një skemë e pastër, ku fituesi dihej nga të gjithë. Madje, edhe dokumentet e bëra nga AKUK-u vetëm sa i janë bashkëlidhur kësaj firme.Por a kishte garë në tenderin 8 milionë euro?
VoxNeës shfletoi dokumentet, ku Agjencia Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve bëri edhe shpalljen formale të fituesit.
Sërish çudira më vete, ku në këtë procedurë të majme mori pjesë formalisht edhe një person fizik, vetëm e vetëm që të dukej sikur kishte garë.Objekti i tenderit ishte “furnizimi me ujë të zonave bregdetare, zonat e investimit strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, faza e III”, me një afat kohor për ekzekutimin 18 muaj. Fondi limit i tenderit ishte 849.464.199 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit.
“Me anë të këtij njoftimi, ju informojmë se në këtë procedurë kanë marrë pjesë operatori ekonomik P.F. Aleksandër Harizi, me vlerë të ofertës 849.464.000”- thuhet në këto dokumente. Ose një ofertë sa 99.9 % e fondit të akorduar.Ka dyshime se kjo ofertë është bërë formale, vetëm sa për të justifikuar se në këtë tender ka pasur garë.
Por, a mundej që një Person Fizik të ndërtonte gjithë këtë ujësjellës? Normalisht që s’ka kapacitete, por oferta dyshohet se është bërë vetëm si një koperturë e të gjithë farsës.
Në dokumente shkruhet se oferta e dytë ishte e shoqërisë “GJOKA KONSTRUKSION”, me një vlerë të ofertës 797.518.830 lekë pa TVSH, ofertë, e cila u shpall edhe fituese. Kjo firmë kishte edhe një subjekt mbështetës, shoqërinë “MIARDO”.
AKUK-u shkruan se oferta e P.F. Aleksandër Harizi, u refuzua.
“Nga dokumentacioni i dorëzuar në rrugë eletronike, rezulton se ky operator ekonomik nuk ka paraqitur asnjë dokumentacion, përveç shtojcës nr.1 formulari i ofertës ekonomike” ,-shkruan Agjencia, duke faktuar se oferta ka qenë vetëm formale.
Disa javë më parë, firmat koncesionare dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëruan se tuneli i llogarasë do të mbyllet dhe do të rihapet në vitin 2025, ku do të vendoset edhe taksa.
Arsyetimi i mbylljes ishte se ka “ende punime të pabëra”. Janë punime rruge apo për ujësjellësin?
Asnjë institucion nuk ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë, por në dokumentet e tenderit për të çuar ujë te Strategjikët shkruhet se tubacioni do të kalojë në tunel.
“Duke ditur faktin që përgjithësisht do të kalojë linja e re nëpër trasenë e rrugës së re që po ndërtohet … Gjatë zbulimit të terrenit janë shkelur dhe survejuar të gjithë gjatësinë e linjave që nga burimet e deri në dalje të tunelit të Llogarasë”,- thuhet në këto dokumente.
Në to shkruhet se “vendndollja e punimeve zhvillohet në fshatin Tragjas, ku është vepra e marrjes, përgjatë rrugës së re koncensionare Orikum – Dukat, në afërsi të fshatit Dukat, në malin e Llogarasë si dhe në tunelin e ri të Llogarase”.
Tuneli u ndërtua nga firma “Gjoka”, kush firmë tjetër mund të kalonte tubacione në atë vepër?!
Disa javë më parë, VoxNeës publikoi një investigim se “qytetarët shqiptarë po paguajnë 20 milionë euro për fshatrat e pasanikëve në Jug”. Deri më tani janë hapur 3 tendera, ku vlera totale ka shkuar në plot 20 milionë euro. Përfituesit e gjithë kësaj shume janë një gusht njerëzish, ata më të pasurit në vend apo edhe firmat e mëdha, që morën falas prona buzë detit Jon, nga Palasa në Himarë.
Vox shfletoi edhe dokumentet e mëparshme, ku faza e parë kishte një vlerë plot 7.5 milionë euro dhe u fitua nga një firmë e shpallur edhe ajo Investitore Strategjike.
Më pas mori falas qindra mijëra metra katrorë dhe është shpallur Investitore, ku po ndërton vila dhe hotele luksoze.Ndërkohë, fitoi tenderin e majmë që t’u çojë ujë vilave dhe hoteleve që po ndërton!Ndërkohë, disa muaj më parë, Vox ka mësuar se AKUK-u shpalli fitues edhe firmën “Gjoka” për furnizimin me ujë të zonave bregdetare Zonat e Investimit Strategjik Draleos, Drimadhes dhe Dhërmi, të Bashkisë Himarë, Faza II.Firma në fjalë po zbaton projektin me vlerë rreth 4.2 milionë euro përfshirë TVSH-në.
“Rezulton se firma ‘Gjoka’ po e merr ujin në Dukat dhe Tragjas, do e kalojë përmes tunelit që po ndërton po ajo vetë, dhe do t’ua çojë vilave të pasanikëve. A mos ishte i paracaktuar fituesi, pasi vetë ‘Gjoka’ ndërtoi edhe tunelin?!” shkruante redaksia jonë. Pra, të dy tenderët, me vlerë 12.2 milionë euro të fituara nga firma “Gjoka” dyshohet se janë të paracaktuar. Dokumentet janë të hapura, pasi mjafton që një organ ligjzbatues t’i kërkojë dhe do të shikojë se të gjitha letrat e AKUK-ut janë bërë vetëm formale.
02-
Kur se bën shteti, ja ngarkon privatit, bizneset në bregdet shënjestër për impiantet e ujërave të zeza
Në vitin 2023 mbulimi në rang vendi për kanalizimet ishte në nivelin e 54.8% në rang kombëtar. “ Përsëri mbetet shumë larg nivelit të kërkuar“, thotë Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës për vitin 2023.
Është e paprecedent sesi biznese në fushën e hotelerisë, që zhvillojnë aktivitetin në buzë detit, lumenjve apo liqeneve, që kanë lidhje të rregullt kontrate me Ujësjellës Kanalizime për ujërat e zeza, kërkohet të ngopen me gjoba nga një task force, ndëkohë që mund të këkojë nag to, një prakikë që e kanë shumë vende europiane, ndarjen e mbetjeve si plastikë, letra, metale dhe sidomos për ndarjen e vajrave që në origjinë. Kështu eleminohet dëmtimi i bizneseve që i japin një frymëmarrje turzimit me gjoba miliona lekë. A thua se qeveria nuk do e kishte më mirë të investonte në kolektorin e përgjithshëm për në një filtrim sa më të saktë. Ku bizneset ta paguajnë në formë takse për mirëmbajtjen e kolektorit. Pasi edhe sikur bizneset dhe hotelet ta instalonin, çfarë do ndodh me ndotjen që i bëjnë mijëra apartamente vërdallë vijës bregdetare që përdoren nga turistë në pikun e sezonit dhe qytetarët që banojnë në këto zona? Pasi në themelin e çështjes flitet se qëndrojnë interesa më të errëta se sa maskimi naiv ‘të mbajmë pastër detin dhe mjedisin”, ndër to si sjellja e impianteve të filtrimit nga kompani të caktuara për t’u pasuar nëpërmjet kësaj situate.Flitet se KLSH ka nisur prej kohësh një inspektim për të gjitha hotelet dhe shërbimet ku vëren se hotelet ndotin vetëm 30% të të gjithë mjedisit dhe detit.
03
Konfindustria: Shteti të marrë masa, 130 mln euro për impiantet e ujrave të zeza dhe shkarkimet e “ujrave të ndotura” mbeten problem
Konfindustria i kërkon ekzekutivit, të marri masa të jashtëzakonshme lidhur me gjëndjen kritike të shkarkimeve të “ujrave të ndotura” në det, lumenj dhe liqene në vend për t’i paraprirë sezonit turistik 2025. Sipas vlerësimit të Agjencisë Europiane të Mjedisit brenda 1 viti kalendarik (2022-23) cilësia e ujrave është përkeqësuar me 2,5 herë, duke rrezikuar seriozisht industrinë e turizmit, përveç pasojave në shëndetin e qytetarëve. Konfindustria kërkon interpelancë parlamentare për të shqyrtuar efektivitetin investimeve të deritashme për ndërtimin dhe funksionimin e impianteve të trajtimit të ujrave të zeza në vend. Sipas të dhënave janë investuar mbi 130 milionë euro për impiantet e ujrave të zeza ndërkohë, që sipas të dhënave, vetëm 10% e popullsisë urbane përfiton teorikisht. Praktikisht edhe impiantet e ndërtuara punojnë vetëm me gjysmën e kapacitetit të tyre. Tirana është kryeqyteti i vetëm në Europë, që i hedh ujrat e ndotura krejtësisht të papërpunuara në lumenj dhe det. Gjëndja paraqitet mjat shqetësuese në qëndrat kryesore të industrisë turistike si Durrës, Shkodër, Golem, Vlorë, Himarë, Lezhë, etj. Lumi Vjosa, me statusin e parkut kombëtar, është kthyer praktikisht në kanal të ujrave të zeza nga kufiri me Greqinë deri në derdhjen në Detin Adriatik, pa asnjë përpunim.
Pasi morën miliona metër katrorë tokë shtetërore falas në zonat më të lakmuara të bregdetit, investimet strategjike tashmë kanë filluar të kafshojnë edhe buxhetin. Sërish çudira më vete, ku në këtë procedurë të majme mori pjesë formalisht edhe një person fizik, vetëm e vetëm që të dukej sikur kishte garë në tenderin 8 mln euro për ujësjellës të strategjikëve. Por, a mundej që një Person Fizik të ndërtonte gjithë këtë ujësjellës? Normalisht që s’ka kapacitete, por oferta dyshohet se është bërë vetëm si një koperturë e të gjithë farsës.
Shqipëria nga fundi për investimet e huaja, investitorët ia merr Maqedonia e Veriut
Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro. Kjo shifër përfshin investimet totale që janë bërë në vite nga shtete të ndryshme të BE-së.
E dhëna është bërë e ditur në bazën e të dhënave të Eurostat. Vetëm në vitin 2023, investimet e huaja nga vendet e BE-së në Shqipëri ishin 457 milionë euro.
“Monitor” ka krahasuar stokun e investimeve të huaja nga BE në vendet e rajonit, në raport me madhësinë e ekonomisë përkatëse (prodhimin e brendshëm bruto-PBB) për të parë se cili shtet ka arritur të tërheqë më shumë investime në periudhën e tranzicionit.
Nivelin më të lartë të investimeve të huaja e ka pasur Maqedonia e Veriut, stoku i të cilës është sa 29.3% e PBB-së në fund të vitit 2023.
Maqedonia e Veriut ka fituar shpesh garën e investimeve të huaja me Shqipërinë vitet e fundit, duke ofruar një sistem më të thjeshtë fiskal, zona të lira ekonomike, lehtësi tatimore, madje duke reklamuar dhe dalje në det nga Porti i Durrësit. Shumë kompani që tentuan të hynin në Shqipëri vitet e fundit, si kompania amerikane Johnson Control në prodhimin e pjesëve automotive, kanë hapur disa fabrika në Maqedoni.
Jo vetëm investimet e huaja, por edhe shumë sipërmarrës shqiptarë u joshën nga politikat e Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaj.
Serbia është shteti i dytë që ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja nga vendet e BE-së, duke “marrë” dhe ajo investitorë që kishin shfaqur interes për Shqipërinë, si “Geox”, apo “Ferrero Rocher”.
E treta në rajon renditet Mali i Zi, me 26.2% të PBB-së. Ndërsa Shqipëria, me 26% të PBB-së lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, e cila dhe për shkak të probleme të saj mes dy entiteteve ka arritur të tërheqë vetëm 1706% të PBB-së investime të huaja deri në fund të vitit 2023.
Investimet e BE-së në botë
Sipas Eurostat, stoku neto i investimeve të huaja direkte (IHD) të mbajtura në vendet jo-BE nga investitorë rezidentë në BE arriti në 9 160 miliardë euro në vitin 2023, duke reflektuar një rënie prej 4.1% nga viti 2022 (9 551 miliardë euro).
Një tendencë e ngjashme ishte e dukshme dhe në stokun e investimeve të mbajtura nga rezidentë jo-BE në BE, të cilat u ulën në 7 446 miliardë euro në 2023, me një rënie prej 5.4% krahasuar me vitin 2022 (7 874 miliardë euro).
Në vitin 2023, pozicioni neto i investimeve të BE-së kundrejt pjesës tjetër të botës mbeti relativisht i qëndrueshëm, me një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2022.
Në fund të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara thithën 26.6% (2 437 miliardë euro) të totalit të stokut të IHD-ve të mbajtura nga BE-ja në pjesën tjetër të botës, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (1 765 miliardë euro, 19.3%).
Më pas renditej Zvicra (755 miliardë euro, 8.2%), Brazili (312 miliardë euro, 3.4%) dhe Singapori (263 miliardë euro, 2.9%). Më shumë se 2% e stokut të investimeve të BE-së shkoi në Kanada (2.7%), Kinë përveç Hong Kongut (2.5%), Rusi (2.4%), Bermuda (2.3%), Meksikë (2.3%) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (2.0 %).