Zyrtarët refuzojnë deklarimin e pasurisë në këmbim të gjobave

299
Sigal

Zyrtarët që janë fryrë nga vjedhjet nuk pranojnë të bëjnë deklarimin e pasurive, pasi në këtë rast ILDKPI do duhet t’i çojë në prokurori për të dhënë llogari për llogaritë e majme bankare, vilat nëpër Shqipëri, shkollim e fëmijëve dhe jetës në luksin e shfrenuar. Ja si 90 % e emrave  të ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive  që futën kokën në “thesin” e parave të popullit apo fshehën pasurinë mbahen sekret, dhe dosjet u mbyllen në heshtje

 

Gjobat për deklarimin e pasurisë mbushin arkën e ILDKPI, zyrtarët paguajnë vullnetarisht shumicën e parave

 Zyrtarët që janë fryrë nga vjedhjet nuk pranojnë të bëjnë deklarimin e pasurive, pasi në këtë rast ILDKPI do duhet t’i çojë në prokurori për të dhënë llogari për llogaritë e majme bankare, vilat nëpër Shqipëri dhe jo vetëm, shkollim e fëmijëve dhe jetës në luksin e shfrenuar. Duke marrë parasysh se nuk do të kenë mundësi t’i justifikojnë me pagat, i kanë rënë lapsit që më mirë paguajnë gjobat për vonesën e deklarimit të pasurive dhe mos deklarimit të tyre se sa përballen me ligjin.

Madje u rëndua bilanci i mosndëshkimit të zyrtarëve të lartë përmes goditjes së pasurive të tyre. Prokuroritë vetëm një procedim penale pa rezultat në vitin 2021. SPAK 14 procedime, 10 në proces, asnjë në gjykatë për dënim. Vetëm ILDKP bëri mbi 500 kallëzime gjatë 7 viteve të fundit.

Zyrtarët që janë fryrë nga vjedhjet nuk pranojnë të bëjnë deklarimin e pasurive, pasi në këtë rast ILDKPI do duhet t’i çojë në prokurori për të dhënë llogari për llogaritë e majme bankare, vilat nëpër Shqipëri dhe jo vetëm, shkollimin e fëmijëve dhe jetës në luksin e shfrenuar.

Problematikat në deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve, që sipas ligjit duhet ta bëjnë këtë sjellin ndëshkim me gjoba të tyre nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Në 4 muajt e parë të vitit është konstatuar se shumica e parave të arkëtuara kanë ardhur nga pagesa vullnetare e zyrtarëve të dënuar me gjobë edhe pse numri i tyre në fakt është dy herë më i ulët se i atyre që kanë paguar “jo me dëshirë”.

Sipas raportimit të bërë nga ILDKPKI të ardhurat në këtë periudhë kanë qenë si efekt i sy zërave.“1. Arkëtimi i gjobave të vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore, gjatë zbatimit të ligjit nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, ligjit nr.9367, datë 7.4.2005 “për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, ligjit nr.60/2016, datë 2.6.2016 “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” i ndryshuar, nga subjekte në sektorin publik dhe privat. Për 4-mujorin e parë të vitit 2022, janë gjithsej 12 raste të ekzekutuara me vullnet të lirë, në vlerën 3.150,000 (tre milion e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.

  1. Ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat Përmbarimore të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore, si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë janë ekzekutuar tërësisht gjithsej 24 raste, në vlerën 2,966,000 (dy milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë) lekë”- thuhet në përmbledhjen e Inspektoratit për buxhetin e këtij të fundit. I njëjti dokument përmbledh se gjithsej të ardhurat të arkëtuara për periudhën janar-prill 2022, janë në vlerën 6.116.000 lekë.“Të gjitha këto të ardhura, të realizuara në zbatim të ligjeve organike mbi të cilat funksionon Inspektorati i Lartë dhe të VKM nr.432, datë 28.6.2006 “mbi të ardhurat në institucionet buxhetore”, kanë kaluar në Buxhetin e Shtetit në masën 100%” thuhet në dokument.

90 % e emrave të zyrtarëve, që futën kokën në “thesin” e parave të pista apo fshehën pasurinë mbahen sekret, dhe dosjet u mbyllën në heshtje.

Zyrtarët që futën kokën në “thesin” e parave të popullit

Mbyllja e dosjeve në heshtje është edhe arsyeja se pse 90 % të emrave të zyrtarëve të kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash, mbahen sekret. Emrat e zyrtarëve që futën kokën në “thesin” e parave të pista apo fshehën pasurinë mbahen sekret, dhe dosjet u mbyllën në heshtje. Teksa qytetarët kanë hallin sesi të kalojnë muajin, hija e dyshimit bie mbi pushtetarët si ministra, deputetë, kryetar bashkish, drejtorë të rëndësishëm, ambasadorë, oligarkët e mëdhenj të bizneseve e bankave si dhe zyrtarë të policisë e drejtësisë për mosdeklarimin e pasurive të majme.  Gjatë vitit 2021, SPAK ka regjistruar 14 procedime penale për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, ku 1 çështje e ka transferuar, 3 i ka pushuar dhe për 10 raste vijojnë hetimet. Ndërsa, prokuroritë e përgjithshme kanë regjistruar vetëm një procedim penal të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet ka një tendencë në ulje të kësaj vepra penale. Dhe më ulët nuk ka ku të shkojë më! 1 procedim gjatë një viti.