Gati “OFL E DYTË” / Pas shitjes së skandalit të pagave si normalitet, qeveria kërcënin qytetarët për makinat, por harron të verifikojë ministrat

253
Sigal

 

 

Plot 5 muaj pas skandalit më rrjedhjen e të dhëna personale të qytetarëve, ku pakujdesia i bëri pre të krimit qytetarët, kryeministrit Rama po e shet edhe sot si diçka normale. Ka paralajmëruar se një herë në vit do bëj publik pagën e shqiptarëve

Rilindja vuri në aksion në 2020 ligjin special të miratuar me shpejtësi  për krijimin e OFL.Në fillimet e saj OFL bëri bujë të madhe pasi supozohej, sipas Rilindjes se do godiste krimin dhe luksin më paratë e papadeklaruara. Por tymi i zi nuk vonoi gjatë që t’i dilte, pasi gjykata rrëzoi shumë vendime të OFL-së për sekuestrimin e pasurive të disa personave. Çdo vendim merrej nga gjykata dhe OFL përdorej për shantazh ndaj krimit të organizuar në favor të qeverisë për zgjedhjet e 25 prillit 2021. E njëjta situatë po vijojn edhe tani ku ,kryeministri po tenton në heshtje të zbatojë të njëjtën teori me demek nisjen e verifikimit krahasues, mes pagave që deklarohen në tatime dhe pasurisë e nivelit të jetesës së çdo personi që në tatime figurojnë me paga minimale, ndërsa realisht kanë disa apartamente, vila, makina luksoze e stil jete pasanikësh.

Kryeministri duhet ta fillojë verifikimin nga vetja dhe nga ministrat, të cilët kanë pagë 1300 USD, por kanë pasuri të paluajtshme, makina e jetë luksoze, sikur paguhen 1 milionë USD në muaj

Rama harron të verifikojë ministrat

Demagogjia e kryeministrit Edi Rama, për luftën kundër informalitetit të pagave e korrupsionit, ka vazhduar me paralajmërimin, se më 1 qershor do fillojë verifikimi krahasues, mes pagave që deklarohen në tatime dhe pasurisë e nivelit të jetesës së çdo personi. Këtë verifikim, tha se do ta bëjë për të vetëpunësuarit, të cilët i akuzon se në tatime figurojnë me paga minimale, ndërsa realisht kanë disa apartamente, vila, makina luksoze e stil jete pasanikësh.Kjo është e vërtetë, por moralisht e ligjërisht, kryeministri duhet ta fillojë verifikimin nga vetja dhe nga ministrat, të cilët kanë pagë 1300 USD, por kanë pasuri të paluajtshme, makina e jetë luksoze, sikur paguhen 1 milionë USD në muaj, apo sikur kanë trashëgimi princërore.Me pagë mujore 1300 USD ka qenë 4 vite ish-ministri Ilir Beqaj, por pas largimit nga detyra, ka ngritur restorant 1 milion Euro në qendër të Tiranës, fabrikë vaji 600 mijë USD dhe 3 plantacione me ullinj, agrume e rrush në Delvinë, ku vetëm tokat i kanë kushtuar mbi 1.5 milionë Euro. Në këto biznese, Ilir Beqaj deklaron vetëm 10 punëtorë me paga 250-300 mijë lekë të vjetra, ndërsa te bar- restorant “Gzona” brenda Kalasë së Tiranës, deklaron 2 kamarierë, 1 shofer, 1 kuzhinjer e 1 pjatalarëse me paga mujore minimale.Mund të thuhet se Ilir Beqaj ka biznes ‘IT” e ilaçesh, por duhet verifikuar, sepse ka marrë miliona Euro tenderë nga shteti me firmën “InteCH +”, por dhe ka bërë punë te firmat, që kanë marrë koncesione e tenderë nga qeveria.Në luks jeton dhe ministresha Belinda Balluku me stil veshjeje, argëtimi, trajtimi elegance e imazhi fizik, pushimesh, makinash, vila në Shqipëri e apartamente në Londër dhe Greqi, sikur është trashëgimtare sheiku e jo ministre me pagë mujore 1300 USD.Edi Rama, le t’i bëjë ministrave të tij, krahasimin me pagën mujore e t’u thotë shqiptarëve, se nuk kanë vjedhur, nuk kanë përfituar nga aferat me rrugët, HEC-et, lejet minerare. Sepse gjatë pushtetit të PS kanë 3 fishuar pasuritë.Kryeministri bëhet i besueshëm, vetëm nëse verifikimin e fillon nga këta sheikë qeverie, por dhe nga Agaçi i tij dhe zv/kryeministri Ahmetaj, të cilët dhe në piknik e fushata elektorale, shkojnë me xhupa e kostume sportive tmerrësisht të kushtueshme.Verifikimi duhet të fillojë dhe nga ministreshat Manastirliu, Xhaçka, Kumbaro, Kushi, Krifca, Margariti, Muzhaqi e Bilali, të cilat nga veshjet e bizhuteritë, që ndërrojnë edhe 3 herë brenda një seance parlamentare, tregojnë se kanë garderobë sa për 300 vite pagë ministri.Pra, zoti Rama, filloje nga vetja, nga ministrat, deputetët, drejtorët e kryebashkiakët.

Si e shiti qeveria skandalin e pagave për normalitet të përvitshëm

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë po përgatit denoncimin zyrtar për prokurorinë, në kërkim të zbardhjes së kësaj ndërhyrjeje kriminale në databazën e pagave të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë,” – do të deklaronte pak muaj më parë, zëdhënësi i qeverisë, Endri Fuga, lidhur me publikimin e listës së pagave të tatimpaguesve shqiptarë. Në dhjetor të 2021-shit, pagat e rreth 630 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat, rrodhën në rrjetet sociale, duke i dhënë kështu akses gjithkujt mbi të dhënat e kujtdo. Ngjarje që nxiti një efekt zinxhir nervozimesh dhe fajësimesh deri sa fajtorët u gjetën. Por, plot 5 muaj më vonë, 16 majin e 2022-shit, kryeministri i vendit, Edi Rama, krah ministres së Financave tha se publikimi i pagave mund të kthehet në një aktivitet normal, njëherë në vit në Shqipëri. Dhe kjo mund të ndodhë në një Këshillim Kombëtar të ardhshëm, pra duke pyetur qytetarët.Ndërkohë po vetë Rama e cilësonte skandaloze publikimin e pagave në dhjetor 2021 duke i kërkuar Prokurorisë që të hetonte burimin fillestar.Por, eksperienca ka treguar se një taktikë e shquar e kryeministrit dhe kabinetit të tij është normalizimi i situatave, që në fakt qëndrojnë shumë larg normalitetit.Ai ishte ndër simpatizantët më të mëdhenj të patronazhistëve, duke e quajtur veten si “kryepatronazhisti” apo “patronazhisti më i gjatë” dhe duke i falenderuar ata pa fund. Lista e patronazhistëve e publikuar pak para zgjedhjeve të 2021-shit shkundi opinionin publik dhe mesa duket e parapërgatiti atë për rrjedhjen e listës së pagave e pastaj të targave. Aq madje sa qytetarët prisnin publikimet e radhës, pa ndonjë habi të madhe.

Duhet ritheksuar se qytetarët shqiptarë gëzojnë të drejtën e ruajtjes së anonimitetit dhe të dhënave personale, siç mund të jenë edhe të ardhurat. Përveç se cënim i të dhënave individuale, publikimi i pagave të qytetarëve dëmton shoqërinë, familjet, fëmijët. Hendeku i të varfërve dhe të pasurve thellohet. Paragjykimet, diskriminimet po ashtu.