Vaji kikiriku me kimikate, po shitet në Shqipëri si vajë ulliri

33
Sigal

Skandali/ Mashtrimi me vajin e ullirit. AKU ka bërë analizat në shumë subjekte dhe ka konstatuar përzjerjen me vajra të tjera, ngjyrues deri tek pesticidet, të cilat shkaktojnë kancer dhe infarkt. Pas arrestimit të një 48 vjeçari në Greqi është zbuluar se ai importonte nga Bullgaria dhe Moldavia vaji vegjetal, luledielli dhe kikiriku dhe më pas i përpunonte me kimikate dhe aromatikë duke e shitur për vajë ulliri në Shqipëri dhe Bullgari. Dogana hesht!

Importonte nga Bullgaria dhe Moldavia sasi të mëdha vaji vegjetal, kryesisht luledielli ose kikiriku dhe pasi e përpunonte me kimikate dhe aromatike, e kthente në vaj ulliri të virgjër dhe ekstra të virgjër, të cilin e shiste në tregje.

Një shtetas grek 48-vjeçar është ndaluar nga policia greke në vendin e quajtur Koropi në Athinë, pasi u gjet të falsifikonte vajin e ullirit të etiketave të ndryshme.

Policia thotë se autori importonte nga Bullgaria dhe Moldavia sasi të mëdha vaji bimor, kryesisht luledielli ose kikiriku dhe pasi e përpunonte me lëndë kimike dhe aromatizues, e kthente atë në vaj ulliri të virgjër dhe ekstra të virgjër, të cilin e shiste në markete dhe një sasi të madhe e eksportonte me etiketa të ndryshme në Shqipëri dhe Bullgari.

Në cilësinë e provës materiale u gjet sasia prej 14 ton vaj bimor, sasia prej 6 ton vaj i përpunuar dhe falsifikuar me etiketë të gatshme dhe në dukje ulliri, dy automjete, sasi lëndësh kimike dhe aromatizues të ndryshëm.

Mostra të lëndëve të sekuestruara u dërguan për analiza, ndërsa 48-vjeçari u dërgua në gjykatë, e cila vendosi ta mbajë në burg deri në përfundim të hetimeve. Akuzat që e rëndojnë autorin janë ajo e falsifikimit të etiketës, falsifikim produkti dhe vënie në rrezik e jetës së konsumatorit me lëndë dhe materiale toksike dhe të rrezikshme.

Policia ka në dorë edhe një axhendë të tij, në të cilën dokumentohen edhe pikat e shitjes brenda dhe jashtë Greqisë si dhe pikat e furnizimit të tij.

Kohët e fundit është vënë re një tentativë e shtuar e falsifikimit të vajit të ullirit, pasi sasia e vogël e prodhuar këtë vit ka bërë që çmimi i vajit të ullirit në Greqi të kalojë 10 euro litri.

Mashtrimi me vajin e ullirit, analizat zbuluan përzierjen me vajra e deri te pesticidet

Skandal me sigurinë ushqimore dhe konkretisht me vajin e ullirit. Disa prej markave më të mëdha e më të njohura në vendin tonë po tërheqin nga tregu dhjetra lote prodhimi, përshkak të problemeve që kanë rezultuar nga analizat e kryera. Ndërkohë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e ka mbajtur lajmin të fshehtë, duke mos bërë asnjë komunikim për publikun. Bëhet fjalë për emrat e njohur të prodhimit e tregtimit të vajit të ullirit, si Dhërmiu, Borsh (Y.Hajdini), Borshi, Sidnej, Lundra, Petrela, Vaj Ulliri Berati, të cilët janë analizuar për shumë tregues dhe referuar Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.235, datë 21.03.2017, Për Mirarimin e Rregullores “Për karakteristikat e cilësisë dhe kriteret e natyrshmërisë së vajit të ullirit dhe
bërsive të ullirit”. Dhe, rezultatet sipas ekspertëve, janë skandaloze. Madje, në shumë prej këtyre vajrave janë gjetur dhe ngarkesa të larta persiticesh. Qendra ALERT ka mundur
të mësojë se, në kuadër të Planit Kombëtar të Monitorimit të Mbetjeve, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë dhjetra mostra vaji ulliri “Made in Albania” dhe i ka analizuar në Itali, në laboratorin “Chemiservice”. Sipas analizave të referuara nga laboratori italian, vetëm 1 mostër ka dalë konform legjislacionit dhe dhejta tjera nga 7 kompanitë e sipërpërmendura,
ndërsa gjithë të tjerat kanë treguar se vajrat e ullirit, disa kanë norma të papastërtisë, gjë që do të thotë se janë të përzier më vajjra të tjerë si luledielli apo mistri, disa kanë përmbajtje të lartë persticidesh etj. Në shumicën e analizave kanë rezultuar jashtë normave të lejuara acidet yndyrore si acidi linolenic, acidi erucic, që janë tregues se vaji i ullirit mund të jetë përzier me vaj vegjetal.