“Tym i zi” nga AZHBR, 22 mln USD për shërbime mjedisore në drejtim të paditur

157
Sigal

Nuk kanë fund skandalet në AZHBR, pasi BE bllokoi fondet IPARD për shkak se një pjesë ishin ndarë pa të drejtë, auditi zbulon si shkuan në xhepat nepotike 22.8 mln dollarët për “Shërbimet Mjedisore”?

Sipas raportit, edhe në rastet kur është deklaruar lista e anëtarëve të angazhuar, nuk janë shoqëruar me listë pagesa , gjë që e bën të vështirë verifikimin e personave që janë angazhuar në këtë projekt në qoftë se janë apo jo anëtarë. Pjesa më e madhe e financimit të projektit 22.8 milionë USD, është shpenzuar për shërbime konsulence dhe për shpenzime operative

Nuk kanë fund bëmat dhe abuzimet në AZHBR. BE bllokoi fondet IPARD për shkak se një pjesë ishin ndarë pa të drejtë. Por duket se një skemë e ngjashme është ndjekur dhe me një tjetër projekt. Bëhet fjalë për projektin “Shërbimet Mjedisore” i financuar me hua dhe grande në total me vlerën 22.8 milion USD.

Projekti i Shërbimeve Mjedisore (PSHM) ka nisur të zbatohet në 29.01.2015 nga Ministria e Mjedisit, me objektiv bazë mbështetjen e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës, dhe nëpërmjet tyre rritjen e përfitimeve monetare dhe jo-monetare për komunitetet në zona të caktuara të projektit, që shtrihen kryesisht në zona të larta malore që preken nga erozioni, si dhe do të përfundonte më datë 30 Shtator 2019, por që iu nënshtrua dy ristrukturimeve, atë të datës 30 Shtator 2019 dhe 15 Gusht 2020 që përfshinte një zgjatje deri më 31 Maj 2021 të projektit. Në këtë kohë drejtoreshë e AZHBR ishte Frida Krifca.

KLSH ka zhvilluar një auditim mbi këtë projekt dhe ka gjetur shumë shkelje. Sipas KLSH, gjatë analizimit të dosjeve të aplikantëve pranë AZHBR vihet re përzgjedhja e aplikantëve, të cilët nuk kanë eksperiencë të mëparshme në fushën e pyjeve dhe kullotave, krijimi i shoqatave është në një kohë të afërt me aplikimin për thirrjen e parë ose të dytë të projektit. Pra, fondet kanë shkuar te një grup individësh të caktuar.

Në dokumentacionin e sjellë nga aplikantët pranë AZHBR, në projektin e dërguar, nuk jepen informacione të detajuara në lidhje me vlerën e projektit dhe se si është arritur në atë vlerë. Gjithashtu nuk tregohet roli që do kenë anëtarët e shoqatës, angazhimi i tyre dhe se si do mbulohet pjesa prej 15% e financimit të projektit nga shoqatat dhe 40% për individët, pjesë të cilën nuk e mbulon granti. (nga vjen burimi i financimit të 15% apo 40% të vlerës së projektit, si përkthehet në zë apo natyrë). Në dokumentacionin e dërguar nga aplikantët pjesëmarrës dhe fitues, nuk jepen detaje se si do arrihet finalizimi i projektit. Sa do të jetë fuqia punëtore e angazhuar për kryerjen e projektit, cila do të jetë infrastruktura e nevojshme, pagesat për kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Kjo pjesë gjithashtu nuk dokumentohet as në momentin e kërkesës për financim, në të cilën nuk ka asnjë dokumentacion mbështetës (faturë shoqëruese, listë pagesa), por vetëm fatura për blerjen e fidanëve ose mjeteve bujqësore të cilat nuk përbëjnë as 10% të financimit të kërkuar”, thekson KLSH.

Po sipas raportit, edhe në rastet kur është deklaruar lista e anëtarëve të angazhuar, nuk janë shoqëruar me listë pagesa, si dhe nuk është kryer asnjë verifikim nga AZHBR dhe MM, që këto persona të deklaruar si anëtarë të shoqatës për përfitimin e këtij granti janë angazhuar për realizimin e tij, gjë që e bën të vështirë verifikimin e personave që janë angazhuar në këtë projekt në qoftë se janë apo jo anëtarë.

Sipas KLSH, KLSH ka zhvilluar një auditim mbi këtë projekt dhe ka gjetur shumë shkelje. Sipas KLSH, gjatë analizimit të dosjeve të aplikantëve pranë AZHBR vihet re përzgjedhja e aplikantëve, të cilët nuk kanë eksperiencë të mëparshme në fushën e pyjeve dhe kullotave, krijimi i shoqatave është në një kohë të afërt me aplikimin për thirrjen e parë ose të dytë të projektit. Pra, fondet kanë shkuar te një grup individësh të caktuar.

Në dokumentacionin e sjellë nga aplikantët pranë AZHBR, në projektin e dërguar, nuk jepen informacione të detajuara në lidhje me vlerën e projektit dhe se si është arritur në atë vlerë. Gjithashtu nuk tregohet roli që do kenë anëtarët e shoqatës, angazhimi i tyre dhe se si do mbulohet pjesa prej 15% e financimit të projektit nga shoqatat dhe 40% për individët, pjesë të cilën nuk e mbulon granti. (nga vjen burimi i financimit të 15% apo 40% të vlerës së projektit, si përkthehet në zë apo natyrë). Në dokumentacionin e dërguar nga aplikantët pjesëmarrës dhe fitues, nuk jepen detaje se si do arrihet finalizimi i projektit. Sa do të jetë fuqia punëtore e angazhuar për kryerjen e projektit, cila do të jetë infrastruktura e nevojshme, pagesat për kryerjen e shërbimeve të ndryshme. Kjo pjesë gjithashtu nuk dokumentohet as në momentin e kërkesës për financim, në të cilën nuk ka asnjë dokumentacion mbështetës (faturë shoqëruese, listë pagesa), por vetëm fatura për blerjen e fidanëve ose mjeteve bujqësore, të cilat nuk përbëjnë as 10% të financimit të kërkuar”, -thekson KLSH.

Po sipas raportit, edhe në rastet kur është deklaruar lista e anëtarëve të angazhuar, nuk janë shoqëruar me listë pagesa, si dhe nuk është kryer asnjë verifikim nga AZHBR dhe MM, që këto persona të deklaruar si anëtarë të shoqatës për përfitimin e këtij granti janë angazhuar për realizimin e tij, gjë që e bën të vështirë verifikimin e personave që janë angazhuar në këtë projekt në qoftë se janë apo jo anëtarë.

Sipas KLSH, pjesa më e madhe e financimit të projektit 22.8 milionë USD, është shpenzuar për shërbime konsulence dhe për shpenzime operative. Pra, të gjithë paskan përfituar nga pak.