Si u zhduken nga fondi i pandemisë 500 mln. euro

216
Sigal

Covid-19, përveçë fatkeqësive me humbjet e jetës, vafërimit të qytetarëve dhe mbylljen e bizneseve solli edhe një mal me borxhe. Nga BE u dhanë falas për shëndetsinë 230 miliardë lekë, mbi 70 mld. të tjera u morën borxh nga qeveria dhe 240 miliardë lekë qytetarët i paguan nga xhepi për ilaçe duke e çuar shumën totale në rreth 600 miliard lekë. Një pjesë e tyre janë përdorur për tendera të fshehtë ndërsa për pjesën tjetër mungon transparenca. Ja analiza e ekspertëve të shëndetit dhe financave

 

Si janë shpërdoruar fondet gjatë pandemisë duke u marrë hua për punësimet shtesë me mjekë dhe trajtimin e pacientëve

 

Vjet në nëntor Qendrat Shëndetësore merrnin një maskë për personel në muaj, ndërkohë që OBSH rekomandonte që të ndërrohej maska pas çdo vizite me çdo pacient , mjeku shqiptar kishte një maskë në muaj

 

 

 

Në fillim të këtij viti qeveria shqiptare arriti të merrte 100 milion euro grande të dhëna nga BE-ja dhe në nëntor po të këtij viti u pasua dhe me një shumë tjetër prej 90 milion eurosh. Por nuk mjafton me kaq pasi Shqipëria po përgatitet të marrë edhe një borxh prej 60 milion eurosh nga Banka për Zhvillim të Këshillit të Europës. Kjo shumë do të nevojitet për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë së COVID-19. Nëpërmjet kredisë do të financohet punësimi shtesë i mjekëve, i infermierëve dhe blerjes së vaksinave duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimin e tyre. Këtë çështje e kanë komentuar mjeku Erion Dasho dhe Enriko Ceko ekspertë ekonomie. Deklarohet që kredia do të merret për punësimet shtesë, për orët shtesë dhe gati, gati duket sikur i kemi dhënë aq shumë mjekëve tanë sa na kanë zbrasur buxhetin e shtetit dhe tani është momenti për t’ju dhënë atyre akoma më shumë. Por ndërkohë në realitet kemi parë mjekë të pushuar nga puna, protesta mjekësh , mjekë të larguar. Si ju bën të ndiheni dhe çfarë tregon kjo marrje kredie me këtë justifikim të paktën?

Për një pjesë shumë të vogël e atyre lekëve ka një transparencë se ku kanë përfunduar: për pjesën më të madhe ka pasur tendera abuziv, ka pasur tendera të kryer në mënyrë të fshehtë. Me     500 mln euro mund të ishte rindërtuar nga e para sistemi shëndetësorë shqiptar, por jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por shqiptarët paguan dhe 200 milion euro nga xhepi 

Dasho: Kjo është ajo që ne i themi si ‘kofini pas të vjelit’. Pra në momentet që ne flasim situata e COVID-it në Shqipëri është e kontrolluar, kjo ka qënë e pritshme pas asaj katastrofe shëndetësore që ne përjetuam vitin e kaluar, patëm një imunitet natyral mbi 70% e popullsisë dhe në këtë mënyrë ky imunitet, ndonëse nuk arrin të përballojë dhe të shmangë plotësisht kur kemi variante të reja të COVID-19 siç ka qenë delta për shembull , por përsa i takon shëndetit të qytetarëve, ndonëse kemi shifra të larta të infektuarish, numri i të shtruarve në spital, numri i të vdekurve është shumë i ulët se ai i vitit të kaluar. Për ta përmbledhur nuk është aspak situata e COVID ajo që kërkon marrjen e huave të tillë. Për më tepër e justifikuan me vaksinat kur dihet që Shqipëria është një nga vendet më skeptike në raport me vaksinimin dhe qytetarët shqiptarë e kanë refuzuar vaksinimin , natyrisht kjo për faj të mënyrës si qeveria e ka menaxhuar dhe e ka prezantuar këtë element kaq të rëndësishëm dhe jetëshpëtues dhe ne kemi arritur në situatën sot tashmë kur nuk ka nevojë për këto para për t’u justifikuar me pandeminë. Sistemi jonë shëndetësor ka shumë halle, sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për investime strategjike dhe këto 60 milion euro do të ishin një investim strategjik shumë i dobishëm në vende të tjera aty ku realisht sistemi ka nevojë. Por mua më le shije të hidhur duke parë se si janë shpërdoruar fondet gjatë pandemisë unë dyshoj se dhe këto fonde janë duke u marrë hua për t’u shpërdoruar sikur janë shpërdoruar dhjetra apo qindra milion euro të tjera të kësaj natyre.

Ne e kemi një sistem shëndetësor gjatë gjithë vitit, e kemi pasur dhe para pandemisë e paguajmë me taksat tona , nuk bëmë punësime të jashtëzakonshme shtesë dhe nuk bëmë as investime shtesë madje kursyem para te ato sëmundje që i kategorizuam të dorës së dytë dhe të tretë dhe çdo gjë u përqëndrua tek pandemia. Njerëzit e kanë përballuar me paratë e veta sëmundjen , pra shteti nuk ka investuar ndërkohë ku ka arritur shifra që të kuptojmë sa lekë janë zhdukur deri tani në total?

Fakte nga shifrat e EUROSTAT

Shpenzimet e drejtpërdrejta nga xhepi arrijnë 50% për shqiptarët, më të lartat në rajon dhe në krahasim me mesataren europiane, ndërsa shpenzimet publike për frymë për shëndetësinë ishin 304 dollarë, më të ulëtat në rajon dhe shumë poshtë mesatares së vendeve të BE-së. Shqipëria renditet edhe në vendin që kishte më pak mjekë për 10 mijë banorë në Europë.

Ceko: Gati 500 milion euro.

Kemi taksat që ne i paguajmë për sistemin shëndetësor, kemi miliarda euro në kredi i bëjmë bashkë del një shifër sa më miliardëshe. Kemi shpenzimet e qeverisë për pandeminë sipas jush sa nga ky thes i pafundëm me para është shpenzur për pandeminë dhe sa janë thjesht të zhdukura, të vjedhura të abuzuara?

Dasho: Për pandeminë u shpenzuan realisht paga shtesë për mjekët dhe infermierët. Kjo pagesë qëndron dhe i është paguar një pjesë të madhe të mjekëve dhe këtu nuk ka pasur transparence, sepse faktikisht të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor janë ekspozuar ndaj virusit, sepse në spitalet tonë përplasej çdo person i infektuar, por këto i mori vetëm një pjesë e vogël e mjekëve kryesisht në QSUT dhe më vonë dhe në spitalet rajonale. Por kur vinte puna për të pajisur spitalet me preparatet e nevojshëm që hynë në skemat e trajtimit COVID , kur erdhi puna për të ofruar pajisje mbrojtëse, të mos harrojmë që të gjitha ato miliona që ishin marrë vjet në nëntor Qendrat Shëndetësore merrnin një maskë për personel në muaj, ndërkohë që OBSH rekomandonte që të ndërrohej maska pas çdo vizite me çdo pacient , mjeku shqiptar kishte një maskë në muaj. Për ta përmbledhur një pjesë shumë e vogël e atyre lekëve ka një transparencë se ku kanë përfunduar për pjesën më të madhe ka pasur tendera abuziv, ka pasur tendera të kryer në mënyrë të fshehtë në shkelje me legjislacionin në fuqi dhe mbi të gjitha unë mendoj se me aq shumë lekë sa përmendi z. Ceko mund të ishte rindërtuar nga e para sistemi shëndetësor shqiptar, por jo vetëm që nuk ndodhi kjo, por shqiptarët paguan dhe 200 milion euro nga xhepi.