Tetraparaplegjikët protestë para kryeministrisë: Jemi aksidentuar në ushtri e miniera, qeveria të na ndihmojmë të krijojmë një pavarësi ekonomike!

133
Sigal

Tetraparaplegjikët kanë zhvilluar këtë të mërkurë një protestë përpara kryeministrisë.

Ata kërkojnë nga qeveria që të plotësojnë kërkesat që ato kanë, e që lidhen kryesisht me ato ekonomike. Një përfaqësues i tyre, u shpreh për mediat, se kërkojnë që t’u rikthehet ndihma prej 300 mijë lekë të vjetra për të kryer nevoja higjienike.

Po ashtu, ata thanë se kërkojnë që të përfitojnë karburantin me çmime më të lira, në mënyrë që të udhëtojnë e të njohin vendin.

“Femra është krijesë e butë, e brishtë, ajo është për të na shërbyer, por jo për të na mbajtur. Të na rikthehet me 300 mijë lekë të vjetra paketa higjienike. Kjo ka kosto deri në 1.500 euro në muaj. Ne këtë e gjejmë përmes njerëzve tanë të afërt. Nuk kemi mundësi që të kemi pavarësi ekonomike, që ne të ndihemi njerëz, të lumtur.

Të mos shohim majtas dhe djathtas e të jemi krenar për atë që na pret përpara. Realiteti sotëm është që 1 litër karburant ka vajtur 2 mijë lekë. Nuk na intereson çmimi, ne na intereson litri, të njohim Shqipërinë, të jemi të pavarur. Duhet të kemi një pavarësi tonën, kjo është pavarësia ekonomike që i takon shtetit tonë, sepse jemi aksidentuar në punë, miniera, në ushtri, në krye të detyrës. Është detyra e shtetit tonë që të na plotësojë kërkesat”, u shpreh një prej përfaqësuesve.