Shqipëria zhytet në borxhe, pas 1 miliard euro të tërmetit ne 2020, qeveria kërkon edhe 500 milion euro të tjera

241
Sigal

 

 

Pas dy dështimesh të njëpasnjëshme, Ministria e Financave shpalli fituese të garës për përzgjedhjen e këshilltarëve që do të udhëheqin emetimin e Eurobondit të radhës me vlerë rreth 500 milionë euro bankat “JP Morgan”, “Societe Generale”, “Banca IMI” dhe “OTP”, njoftoi Ministria e Financave.

Ky është Eurobondi i dytë radhazi që emetohet gjatë pandemisë, pas atij të vitit të kaluar me një vlerë 650 milionë euro me një interes 3,6% dhe periudhë maturimi 7 vite dhe i pesti në të gjithë historinë e emetimit. Eurobondi i parlajmëruar nga qeveria do jetë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në kushtet kur niveli i borxhit është zhvilluar ndjeshëm pas nisjes së pandemisë, për ekspertin Enriko Ceko ky Eurobond do të komplikonte më tej financat publike.

“Nuk është momenti që Shqipëria të dalë në tregjet ndërkombëtare pasi aktualisht e ka shumë të lartë borxhin e kemi 80% të PPB. Pothuajse çdo shtator dhe tetor kemi dalë në tregjet e huaja dhe kemi marrë nga 500 mln euro. Vitin e kaluar kërkuam 650 mnl euro , të mos harrojmë dhe 1 mld që morëm pas tërmetit për rindërtimin e vendit. Domethën duke dalë në tregun ndërkombëtar dhe duke marrë borxhe ne të gjithë ekonominë tonë ia nënshtrojmë shlyerjes së borxhit. Borxhi i ri prej 500 mln euro sipas Cekos nuk justifikohet vetëm me deklaratën e ministres së Financave se do përdoret për të injektuar para në ekonomi për të gjeneruar rritje , për sa kohë nuk flitet se çfarë investimesh publike do të financojë .”Çfarë investimesh do bëhen me këtë hua që do merret ! Duhen përcaktuar, do bëhet ndonjë fabrikë a uzinë apo sera për bujqësinë , kompani agrobiznesi? Apo punime civile; rrugë , spitale shkolla? Apo do të vazhdojnë me këtë metodën që të themi që po marrim hua se do bëjmë investime dhe pastaj paratë do i përdorim për të shlyer borxhin e vjetër, Apo i përdorin për qëllime jo prodhuese, si shtimi i pagave të punonjësve të administratës publike. Sakaq në programin e qeverisë për mandatin e 3-të qeveria zotohet të ulë borxhin publik në 60%, kjo sipas Cekos bie ndesh me eurobondin që nuk mund të gjenerojë mjaftueshëm rritje ekonomike në një kohë kaq të shkurtër . “ Në kushtet që është ekonomia shqiptare kjo është e pamundur , nuk mund të ulësh ti borxhin publik duke marrë hua dhe nuk mund të ulësh borxhin publik nëse nuk ke prodhim , duhet të kesh prodhim.