Shejtanët që ikën nga djepi i PD dhe ju bashkuan Rilindjes

416
Sigal

Sot qeveritë kanë ndryshuar, por monopolet jo. Në vitin 2010, PS akuzonte “Megaphrmën” se fsheh korrupsionin e 2 ministrave. Sot pas 11 vitesh, kompania e akuzuar nga “Rilindja”, vazhdon të marrë “pjesën e luanit” në tenderat e shëndetësisë. Po tani, pasurinë e kujt fsheh me tenderat që po merrë nga 2.5 miliard lekë pa garë ?!

 

Kompania e akuzuar nga ‘Rilindja’, vazhdon të marrë “pjesën e luanit” në tenderat në shëndetësi

I dukshmem : PS në 2010; ‘Megapharma’ fsheh korrupsionin e 2 ministrave. PS 2021; ‘Megapharma’ fiton 2 mln euro pa garë. Pasurinë e kujt fsheh tani?

 

Sot, qeveritë kanë ndryshuar, por monopolet jo. “Megapharma” edhe sot 11 vite më pas drejtorët e vënë nga Partia Socialiste marrin pjesën më të madhe të parave nga buxheti i Ministrisë së ShëndetësisË

Në korrik të vitit 2010, Partia Socialiste lëshontë këtë deklaratë: ‘Megapharma’ fsheh korrupsionin e 2 ministrave! 11 vite më pas, në maj 2021, drejtorët e vënë nga Partia Socialiste vijojnë t’i japin tendera kësaj firme. Dhe, për më tepër, pa garë. Natyrisht, lind pyetja: çfarë korrupsioni të ministrave fsheh ‘Megapharma’ në 2021?!

Të ministrave të Ramës apo do vijojmë me sloganin “fajin e ka Saliu”. Por, nëse do e kishte fajën Saliu, apo ministrat e tij, përse nuk u faktua asnjë shkelje gjatë këtyre 8 viteve në pushtet? Në momentin që s’është gjetur shkelje apo abuzime, a duhet të mbajë përgjegjësi Partia Socialiste për këtë denoncim? Apo e ka faktuar këtë abuzim dhe po e përdor në formë presioni?! Natyrisht mund të vijojmë me dhjetëra pyetje të tjera, por ajo që është evidente është se, e njëjta firmë, po vijon të fitojë miliarda edhe me ministrat apo drejtorët e Edi Ramës.

Sot, qeveritë kanë ndryshuar, por monolopet jo. “Megapharma” edhe sot merr pjesën më të madhe të parave nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë.

Diciture per tabele : Të dhënat e publikuara nga “Open Procurement” i përkasin 9-mujorit të parë të vitit 2016. Për 9 muaj, janë kryer 4 119 tendera, me një fond që në total shkon 6.72 miliardë lekë.

Sipas dokumentit të mësipërm, Spitali “Nënë Tereza” ka shpallur fituesin e një tenderi me objekt blerje bari taliglucerase alfa 200 UI, për shërbimin e pediatrisë së specialiteteve në QSUT për vitin 2021 për 12 muaj”. Vlera e tenderit është 197.836.841 lekë, pa TVSH.

Me TVSH rreth 2 milionë euro. Natyrisht, dokumentet janë “copy paste”, pasi thuhet se kriteret e përzgjedhjes është çmimi më i ulët. Por, vetëm në këtë tender nuk kishte çmim të ulët. Në tender mori pjesë vetëm kompania “MEGAPHARMA”. me një vlerë të ofruar 197.836.747 lekë. Pra, mbi 99.99 % të fondit limit.

Në fund, u shpall edhe fituese pasi ishte konkurrenti i vetëm. Njoftimi i fituesit u firmos nga drejtori i QSUT-së, Enkelejdi Joti.

Por, çfarë pasurish po fsheh aktualisht kjo firmë? Të kujt ministri apo drejtori? Nëse atëherë po fshihte të dy ministrave, po tani? Për kujtesë, në faqen zyrtare të PS-së, në internet vijon të jetë ende ky denoncim: “Deputeti i PS-së Eltar Deda, ka akuzuar Vasilin se fituesit e tenderave në spitale, bëhen sipas preferencave të tij klienteliste. Deputeti Deda, përmendi kompaninë ‘Megapharma’, e cila sipas tij, është fituesja e tenderave në spitale. Më tej, Deda theksoi se, kjo kompani fsheh “korrupsionin e 2 ministrave”.

Pronari “Megapharmës” është një zotëri i cili quhet Rasim Hamzaraj dhe Rasim Hamzaraj është ai njeri, i cili ka blerë pasurinë e ministrit tjetër të kësaj qeverie, z. Dritan Prifti dhe me një pasuri prej 1.8 mln euro. “Përditë e më shumë po bëhet e qartë se ku shkojnë taksat e rritura të shqiptarëve. Ato janë ushqimi i përditshëm i një qeverie të korruptuar dhe një oligarkie që qeveris dhe ushqehet nga paratë e taksave tona.