Raporti i transparencës: Ministrja Kumbaro mban sekret tenderat

412
Sigal

Kryeministria, Ministritë, Agjencitë shtetërore e institucione të tjera nuk publikojnë në faqet e tyre zyrtare të dhëna mjaft të rëndësishme, siç janë prokurimet apo buxhetet. Lëvizja ‘Mjaft’ ka analizuar përmbushjen e detyrimit ligjor që kanë institucionet e administratës publike për transparencën e të dhënave, duke evidentuar një seri problematikash. Sipas Kreut të Lëvizjes Mjaft, Aldo Merkoçi, parregullsitë nisin që nga Këshilli i Ministrave. Ministria e Bujqësisë shfaqet më mirë nga dikasteret e tjerë sa i përket transparencës së të dhënave, ndërkohë që institucioni më pak transparent rezulton Ministria e Turizmit. Një prej problemeve kryesore të evidentuara nga Lëvizja Mjaft është se një pjesë e mirë e ligjeve nuk kalojnë nëpër sitën e konsultimit publik, duke u mjaftuar thjesht me disa komente nga vetë institucionet shtetërorë.