Prof.Dr.Sazan Guri: Mbetje, apo plehra shqiptare?

139
Rreth 65% e mbetjeve bashkiake përbëhen nga material i biodegradueshëm

MBETJET NË SHQIPËRI – MBETJE APO PLEHËRA

Aktualisht, mbetjet vazhdojnë të hidhen, të flaken në vende: të paligjshme, të pastudiuara,

Prof. Sazan Guri

Asgjësimi final

Asgjësimi final i mbetjeve merr shumë forma. Ekzistojnë disa modele si ai biologjik, si dhe ai me landfill ose incenerator. Metoda e landfillit ka qenë një mënyrë tradicionale e shkarkimit të mbetjeve në vendet në zhvillim edhe pse tani po shkohet drejt alternativave të reja me metodën e kompostimit. Kompostimi është një proces natyral, i cili ndërmerret nën kushtet të favorshme mjedisore per të transformuar mbetjen organike në një substancë që mund të përmirësojë cilësinë e tokës dhe shëndetin e planetit. Dokumenti i BB për kompostimin në vendet në zhvillim e përshkruan këtë metodë si një proces natyral, i cili sjell përfitime të ndryshme duke qenë jo i kushtueshëm dhe duke reduktuar gazet serë si një ndër kontribuesit kryesorë të efektit serë[1]. Metoda me djegie përfshin incenerimin, e cila është një metodë zakonisht e përdorur në vendet Europiane. Mbetjet digjen në temperatura të larta duke prodhuar energji, gas dhe mbetje solide ose e quajtur ndryshe hi. Landfilli është metoda më e preferuar në kontinentin amerikan thotë Wheeler. Kjo metodë është metoda më e vjetër e asgjësimit të mbetjeve e cila konsiston në groposjen e mbetjeve në shtresa të ndryshme dhe formohet duke gërmuar shtresat mbuluese të tokës[2]. Tchobanoglous e përshkruan landfillin si “objekt fizik i përdorur për asgjësimin e mbetjeve të ngurta në sipërfaqen e tokës”[3].Para se ato të hidhen për asgjësim final (landfill), mbetjen që nuk kanë mundësi riciklimi e përdorimi, por rikuperimi i nënshtrohen një procesi djegës, që mund të kryhet nëpërmjet një modeli inceneratori, që mund të ishin edhe patenta të tjera me cikël të mbyllur e pa kurrëfarë ndotje.  Aktualisht, mbetjet vazhdojnë të hidhen, të flaken në vende: të paligjshme, të pastudiuara, sepse janë në një mjedis të hapur, si dhe pranë sistemeve lumore, me idenë se e keqja mund të largohet, në depozitime të shkrifta kuaternare, ku shpesh si vullkan digjen, duke bërë që ndotjet e bëra kukumal të mund të ndosin shumëfish dhe lehtësisht ajrin, tokën, ujrat sipërfaqësore, si edhe ato nëntokësore.

 

  1. MBETJET NË SHQIPËRI – MBETJE APO PLEHËRA

1.06 kg për person prodhon sot individi shqiptar; Me pak se 10% e mbetjeve shkon per riciklim;40% e mbetjeve shqiptare mblidhen; 60% e tyre flaken, hidhen, digjen nëpër gropa, jo te kontrolluara ekologjkisht; As edhe nje % e mbetjeve shqiptare nuk shkon në  vendgroposje (landfill) të sigurt; Me shume se 30 zona te nxehta me mbetje minerare, historike, pesticide (hotspote) gëlojne ne Shqiperi;54% e mbetjeve shqiptare janë organike dhe çuarja e tyre nëpër vendhedhje ka përbërë dhe përbën krim mjedisor dhe shëndetësor;  As edhe një përqind e mbetjeve shqiptare nuk shkon per kompostim ose si dikur për pleh organik;

 

Studimet mbi mbetjet përcaktojnë[4]:

Rreth 65% e mbetjeve bashkiake përbëhen nga material i biodegradueshëm (lëndë organike, drusore, letër dhe karton), fraksioni organik shkon në 54% të totalit të mbetjeve. Kjo do të thotë që duke iu referuar Direktivës së BE-së mbi landfill-et, Shqipëria ka përpara një detyrë të vështirë, pasi kjo direktivë kërkon një shmangie të madhe të përbërjes së biodegradueshme nga depozitimi në landfill. Veç kësaj, më shumë se 35% e rrymës së mbetjeve janë një potencial për t’u ricikluar, si ato në formën e letrës, kartonit, plastikës, qelqit dhe tekstilit me interes të madh nga biznesi riciklues.

ndryshe duhet të përbëjë vepër penale për një qeverisje vendore.

Ajo që vlen të theksohet është se nuk ka asnjë shtet në botë dhe në Europë që menaxhimi i mbetjeve të mos mbështetet në katër shtylla bazë, si kompostim, riciklim, incenerim ose djegie dhe landfill ose vendgroposje sanitare apo e kontrolluar ekologjikisht. Studimet sugjerojnë lënien mënjanë të konceptit ”një bashki – një landfill” dhe kalimin në konceptin ”të paktën një landfill për rajon”, që do te thotë qysh nesër:Mbetjet organike, për një popullsi ende rurale e bujqësore, që zënë më tepër se gjysma e sasisë së mbetjeve të gjeneruara (54%) duhet t’i drejtohen proceseve të kompostimit; Pjesa tjetër sipas shkallës hierarkike, ripëdorim, riciklim (sjellim ndërment Austrinë që me 8 milon banorë zotëron mbi 2000 kompani kompostimi dhe ricklimi). Ajo që ngelet, djegie për prodhim energjie dhe çdo mbetje e mbetjeve drejt vendgroposjeve të sigurta sanitare apo ekologjike. Incenerimi është metoda e para fundit e parashikuar nga plani kombëtar për menaxhimin e mbetjeve, por e para për sa i përket kostos së trajtimit të tyre, dhe si e tillë rezulton më e shtrenjta për sa u përket tarifave që duhet të paguajnë qytetarët nga të gjitha format e tjera të paraqitura në piramidën e përpunimit të mbetjeve. Por, nëse e krahasojmë sipas analizës kosto përfitim-humbje, dëme shëndetësore e mjedisore, me gjendjen siç jemi (dampa) apo me thjesht landfille si Bajkal, Bushat, Korcë, Sharrë, kjo metodë e zgjedhur rezulton shumë më lart se to, por më poshtë sesa me metodën e parashikuar nga ligji i menaxhimit të mbetjeve, me anë të ripërdorimit (kompostimit) e riciklimit, të kombinuar, këto me landfill ekologjikisht i kontrolluar. Incineratorët që prodhojnë energji janë të kushtueshëm, si për t’u ndërtuar, por edhe për t’u menaxhuar dhe kompanitë shpesh e kompensojnë këtë duke negociuar kontrata afatgjata me bashkitë, dhe në skenarin e Shqipërisë, me qeverinë direkt. Në krahasim me inceneratorët, landfillet janë më të lirë për t’u ndërtuar dhe kanë një kosto më të ulët operimi, por në analizën kosto-përfitim, kur këto janë thjesht më vete rezultojnë shumë më ndotës, ndërsa kur shoqërohen më parë me trajtim të integruar të mbetjeve, siç e përshkruam më lart. Trajtimi mbetjeve nëpërmjet kompostimit në landfille, shihet si një alternativë më e sigurt edhe nga ekologjistët. Pikërisht këtë vëmendje sjell dhe analiza krahasimore e mëposhtme. Disa nga disavantazhet e djegies termike përfshijnë sasinë e madhe të hirit të prodhuar (25-35% me peshë dhe 10-15% me volum) dhe koston e lartë. Kostoja e djegies termike është 200% më e madhe, sesa më e shtrenjta e mënyrave të tjera të eliminimit, kryesisht landfilleve.[5]

 LLOGARITJA E VLERES AKTUALE TOTALE NETO TË INCINERATORIT

 

Në kostot e trajtimit të mbetjeve futen kostot financiare si kostot e grumbullimit, kostot e investimit dhe kostot operative. Vec tyre kemi dhe kostot sociale sic mund të jetë kostoja e bezdisjes (disamenity)

dhe ajo mjedisore sic është ajo e trajtimit të gazit.Në përfitime futen tëardhurat (shitja e energjise), perfitime sociale (shamngia e dëmeve sociale) dhe perfitime mjedisore (shamngia e dëmeve mjedisore).