Qeveria “karbonizon” qytetarët  me çmimin e energjisë elektrike

412
Sigal

Shqipëria është i vetmi vend në europë që prodhon energjinë elektrike me koston më të ulët për shkakt të përdorimit të ujit nga HEC-et. Çmimi i energjisë nga hidrocentralet deri tek sahatet e pallatit kushton vetëm 18 lekë të vjetra, por qytetarët e paguajnë me 110 lekë me tvsh, dhe pas 1 tetorit me 420 lekë për kë. Qeveria kërkonë të mbushë thasët për oligarkët e PPP-ve dhe tenderave, duke harruar prmtimin e fushatës elektorale si ndaj qytetarëve ashtu edhe biznesit, ndërkohë që shitja e energjisë  jashtë vendit bëhet 600% më e lirë se sa blerja që bënë KESH

Qeveria karbonizon qytetarët me energjinëelektrike për të mbushur thasët e koncesionarëve

Premtimet harrohen, qeveria rrit çmimin e dritave, sa do paguajnë ata që konsumojnë mbi 800 kw/h dhe abuzimet me shit-blerjen e energjisë

Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore

  • Për 100 KW shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë
  • Për shtesë prej 200 kWh do paguhet 8,400 lekë.
  • Nëse një familje do të konsumojë 900 kWh në muaj, pagesa finale mujore do  jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte
  • Për 1000 kW, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish.

 Ashtu siç ishte paralajmëruar, qeveria ka njoftuar këtë të Enjte rritjen e çmimit të energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kWh në muaj, duke filluar nga Tetori. Në një komunikim për mediat këtë të të Enjte, ku u prezantua një paketë e dytë “ndihmëse” që pas rritjes së çmimeve, kryeministri Edi Rama njoftoi masën e re me qëllim “kursimin e energjisë”. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se 96 përqind e familjeve në vend konsumojnë më pak se 800 këh në muaj.Për familjet që konsumojnë mbi këtë fashë, u tha se do të paguhet nga abonentët me “çmimin e tregut”. Balluku saktësoi se kjo kategori do ta paguajë 1 këh me 42 Lekë kilovatin mbi fashën 800 kwh, nga 9.5 Lekë që paguan aktualisht.Fasha 800 Kw/h përkon me një faturë mujore 76 mijë lekë (të vjetra).Belinda Balluku tha se do ngrihet “task forca” që do ketë si synim uljen e humbjeve në rrjet, kontrollin e gjithë faturave dhe matjeve, monitorimi i punonjësve të OSHEE dhe masat e eficencës së energjisë.

Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë

Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kW energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë. Çmimi i energjisë do të rritet në 42 lekë (çmimi i sotshëm i tregut) për të gjitha familjet që shpenzojnë mbi 800 këh, nga 9.5 lekë, që është sot tarifa për gjithë sasinë e energjisë së konsumuar, apo 4.4 herë më shumë. Çmimi i tregut ndryshon dhe nëse energjia në bursa shtrenjtohet më shumë në dimër, mund të jetë edhe më lart. Psh, nëse një familje do të konsumojë 900 këh në muaj, pagesa finale mujore tashmë do të jetë 11,800 lekë, nga 8,550 lekë që ishte më parë, ose 38% më shumë, pasi vetëm për 100 KË shtesë, familja do të paguajë 4,200 lekë. Nëse konsumi rritet në 1000 kWh orë në muaj, fatura finale do të jetë 16 mijë lekë, nga 9,500 lekë që është sot, ose 68% më shumë, pasi për shtesë prej 200 kËh do paguhet 8,400 lekë. Sa më shumë të rritet konsumi, aq më e lartë do të jetë fatura mujore. Nëse konsumi shkon 1000 kW, fatura totale do të jetë 20.2 mijë lekë, nga 10.4 mijë lekë që ishte më parë, ose gati dyfish. Për shtesën prej 300 KW do të paguhet 12.6 mijë lekë. Ministrja e energjisë tha se vetëm 4% e familjeve në vend shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj, por në dimër shumë familjeve mesatarisht u vjen fatura më e lartë sesa 7,600 lekë në muaj, ndërsa në verë fatura ulet. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ngrohen me energji.

Kryeministri harron të llogaris TVSH gjatë propagandës

Kryeministri Edi Rama është përfshirë  në një replikë me Grida Dumën për vlerën e një fature energjie elektrike, ku abonenti harxhon deri në 800 kw/orë. Deputetja e PD tha se me çmimet e reja të energjisë, një familje që harxhon mbi 800 kw(sot paguan 7.600 lekë pa tvsh), do ta paguajë energjinë 4.4 herë më shtrenjtë. Rama shpërndau postimin e deputetes së PD-së, duke i vënë në dukje një gabim matematikor, por duke bërë edhe vetë një gafë edhe më të rëndë. “Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800 kwh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!”, shkruan Rama.Siç lexohet në statusin e tij, kryeministri thotë se në çmimin 9.5 lekë për kw/orë është e përfshirë TVSH-ja, ndërkohë që tatimi në të vërtetë nuk është i përfshirë. Për ta bërë më konkrete që gafën e kreut të qeverisë, më poshtë po publikojmë një faturë energjie elektrike të një familje e cila ka harxhuar 574 kë/orë energji elektrike. Këtë këtë sasi të harxhuar ajo do të pagujë 5453 lekë + 1157 lekë që është 20% tvsh mbi vlerën fillestare prej 9.5 lekë për kë. Në total kjo familje do të paguajë 7042 lekë (sasia e harxhuar + 20% tvsh). Për t’u rikthyer edhe njëherë te statusi i kryeministrit, stafi duhet ta informojë kreun e qeverisë se te tarifa e mbrojtur 9.5 lekë, tvsh nuk është e përfshirë e nëse e shtojmë edhe 20% te kjo tarifë, çmimi për 1 kë/orë energji 11.4 lekë. Ndërsa kryeminstri Rama është përgjigjur edhe4 një herë duke deklaruar “Kur edhe aritmetika bëhet opinion, atëherë veç populli ta ruajë vendin nga llogaritarë si këta! Ndërsa fatura e energjisë nuk është opinion dhe 800këh janë fiks 9.120 lekë me çmimin e energjisë 9.5 lek megjithë TVSH-në! Çdo këh plus do kushtojë 42 lekë!”

Abuzimet

Shqipëria ka nevojë gjatë muajve të verës jo më shumë se 19 mln Kwh energjie për 24 orë. Ndërsa përgjatë dimrit, edhe për shkak të temperaturave rritet deri 22-23 mln Kwh energjie elektrike. Realisht në ditët më të zakonshme për shkak të reshjeve, në një kohë kur në Shqipëri nuk ishin futur hidrocentralet private apo elementë të tjerë siç janë pjesa e ngrohjes me panele diellore, gazit etj.,.Të paktën në këto 15 vitet e fundit Shqipëria prodhonte diku tek 17 mln kwh energji elektrike. Gjatë verës kishim nevojë për rreth 2 mln këh energjie për ta blerë në ditë, ndërsa gjatë dimrit deri 5 mln kwh që të ishte pa ndërprerje. Por ka dhe një problem tjetër që duhet trajtuar ka të bëjë me faktin që në Shqipëri  kostoja e energjisë është ndër më të lirët në Europë dhe botë, pasi ne e kemi energjinë nga rreshjet e shiut. Nëse janë në parametra optimal  hidrocentralet tona, nuk kanë probleme dhe përballojnë në mënyrë të plotë gjatë gjithë vitit. Por në vendit tonë ka patur probleme, si psh: janë derdhur hidrocentralet, u tha Fierza, nuk ka patur përgjegjësi në menxhimin e kësaj energjie që prodhohet. Nga ana tjetër edhe e kanë boshatisur për ta shitur jashtë gjoja për të mbajtur rezervat. Por kanë anashkualuar mënyrën e këmbimit siç duhet ta bënin , shteti jep 10 mln KW energji dhe i marrë më pas nga shteti tjetër atëherë kur është nevoja. Këta nuk  pranojnë këtë mënyrë, pasi kleringu  u heq mundësinë për të përfituar ndërmjetësit, midis KESH  dhe kompanive të huaja, këta menaxherët e mesëm që rëndomë quhen “ monkukaleshë” që bëjnë pazaret. Këta e marrin e blejnë energjinë elektrike  në Shqipëri me 60-70 euro dhe thonë që  e kemi shitur atë me 90 euro, kur vjen puna për ta blerë e sjellin në Shqipëri me 400 euro . Problemi më i madh është që kur Shqipëria bëhet gati për të blerë , pikërisht atë ditë që do bëhet tenderi, një ditë para dhe atë bursa rritet dhe bëhët 300-400-500 lekë kwh, dhe të nesërmen zbret përsëri  çmimin dysheme.

Kostoja e prodhimit të energjisë në Shqipëri është zero nëse marrim parasysh se sistemi i transmetimit kushton, prodhimi është zero, ka vetëm pagat e punonjësve, në hidrocentrale nuk shkojnë më shumë se  7-8 leke për kwh,3-4 lekë shkojnë sistemi i shpërndarjes, të cilin këta e rritën , që po e quajmë 5, edhe për shkak të rritjes së rrogave, por edhe 12 lekë le ta llogarisim. 10-15 sistemi i shpërndarjes së brendshme sepse kjo e dyta ishte e OST, pra nga hidrocentrali deri ku janë  qendrat e centraleve, dhe nga centralet tek shtëpitë e  konusmatorëve. Që nuk vetë më shumë se 15 L, pra në total do shkojë deri në 25 lekë, kaq arrin kostot për ta sjellin te dera e shtëpisë.  Këta thotë unë e shes me 90 lekë, pra fiton 300% dhe është i pakënaqur dhe do ta shes me 400 e ca lekë,pra do të fitojë afërsisht diku te 1200 %. Dhe kjo është një e vërtetë e tmerrshme me këtë lloj abuzimi që bëhet.