Bujqësia në kolaps/ Ministrja e Bujqësisë i mbush xhepat oligarkut me mbi 300 mln. lekë nga paratë e popullit që të zhduk grerëzat

282
Sigal

 

Ndërkohë braktis fermerët, të cilët po falimentojnë për shkak të pushtimit të përvitshëm të prodhimeve nga karkalecat

Krifca ka shpenzuar mbi 300 mln lekë nga paratë e popullit të mbrojë gështenjën nga grerëza parazitare. Fermerët e Fierit ndërkohë po përballen me humbje të mëdha për shkak të pushtimit nga karkalecat dhe shprehen të zhgënjyer, pasi ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe qeveria i ka braktisur.

Ministrja Frida Krifca gjen gjithnjë opsione për tendera të krisur Bujqësie në mënyrë që të vjedhë paratë e popullit në mënyrë të justifikuar, por këtë radhë është kaluar çdo cak çmendurie dhe abuzimi me Buxhetin e Shtetit ka kapur kulmin.

Bëhet fjalë për një tender me objekt: Mbrojtja e gështenjës nga paraziti grerëza galeformuese Dryocosmus Kuriphilus Hymenoptera: Cynipidae” me vlerë 330 mln lekë me TVSH dhënë Gjergji Impex shpk me zotërues 100% Sokol Zhujan.

Krifca ka shpenzuar mbi 300 mln lekë nga paratë e popullit të mbrojë gështenjën nga grerëza parazitare. Ironia e këtij tenderi qëndron në skandalin se Zhuja ka qenë i akuzuar në vitin 2018 për mashtrim me çmimin e shitjes së gështenjave.

Prokuroria e Tiranës kërkoi arrestimin e Zhujas, pasi rriti artificialisht çmimin e gështenjës nga ata që e blenë, të cilët ishin të regjistruar si fermerë duke shtuar kështu edhe vlerën e TVSH-së që rimburson. Sipas ojq 47-vjeçari duke rimbursuar në 3 vite ka përfituar rreth 400 mln lekë.

Një person i akuzuar për vjedhje të fermerëve dhe shtetit 400 mln lekë për gështenjat, i jepet nga shteti 330 mln lekë të ruajë gështenjat nga grerëzat…

Kjo është Shqipëria miq… shprehjen që tenderat mund t’i fitojnë vetëm ata me vepra penale, nuk është thjesht një mit… por këtu nga qeveria Rama është bërë realitet.

Epidemi karkalecash, fermerët po humbasin gjysmën e prodhimit        

 Fermerët e Fierit po përballen me humbje të mëdha për shkak të pushtimit nga karkalecat këto ditë. Ata tregojnë se kjo nuk është hera e parë që hasen me këtë fenomen, por asnjëherë nuk ka pasur një pushtim të tillë. Këta fermerë shprehen të zhgënjyer, pasi ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe qeveria i ka braktisur. Karkalecat kanë pushtuar gjithçka në zonën e Semanit, Topojës, Sektorët e Semanit, Hamilit, Grykës etj. Fermerët e zonës pohojnë se nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, por vitet e fundit karkalecat sa vijnë e shtohen, duke shkaktuar dëme të mëdha. Nga ana tjetër fermerët pohojnë faktin se kanë vënë në dijeni edhe Drejtorinë e Bujqësisë edhe agronomin e njësisë administrative, por nuk është marrë asnjë masë. Në kushte të tilla, fermerët shprehen thellësisht të zhgënjyer për shkak të mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë. Janë më shumë se 80 hektarë të infektuara deri më sot në disa fshatra në Myzeqe. karkalecat sapo vjen stina e verës pushtojnë arat me të mbjella.