Programi “100 fshatrat Turistikë” në Ardenicë mbetet propagandë

Ardenicë dhe Kolonjë, Programi “100 fshatrat Turistikë”propagandë dhe projekt në letër
Banorët: Ide shumë e mirë, për zhvillimin e turizmit dhe agrobiznesit,por i deshtuar dhe fushatë marketingu
Fshati Kolonjë së bashku me Ardenicën të bashkisë Lushnje ishin të përfshira në programin e“100 fshatrave turistikë”,por edhe pse afati për këtë program ka 3 vite që ka përfunduar,deri më sot këto fshatra nuk e kanë parë dritën e investimit.Programi i 100 fshatrave,i cili parashikohej të zbatohej në periudhën 2018-2020 tre vite pas përfundimit të afatit ka ngelur thjesht propagandë dhe projekt në letër për fshatin Kolonjë dhe Ardenicë.Këtë e kanë pohuar banorët,sipas të cilëve me perjashtim të disa  ndërhyrjeve te pejsëshme në disa lagje,fshati Kolonjë vazhdon të jetë si përpara 30 vitesh ne shumë lagje,me rrjetin e vjetër të kuz dhe ujesjellësit të ndërtuara në periudhën  sistemit monist.

Pesë vjetë nga koha publikimit të programit “100 fshatrat” mungojnë investimet e premtuara nga qeveria se do të sillnin ndryshim dhe përmirësim te  potencialit turistik,zhvillimin e agroturizmit dhe ekonomise lokale

Fshatrave Kolonjë dhe Ardenicë u kanë mbetur vetëm bukuria natyrore dhe historia si pjesë e trashëgimisë kulturore,pasi dora e shtetit ka munguar dhe vazhdon të mungojë për të zgjidhur problemet,të cilat veshtirësojnë jetën e komunitetit të zonës.Gjithashtu  banorët kanë thënë për gazetën “Telegraf”,se investimet në kuadër te programit 100 fshatrat mbeten një premtim i pambajtura, ndersa Kolonja dhe Ardenica jane shumë larg kritereve  për të përmbushur standardet e një zonë turistike.Sipas premtimit të Qeverise Programi i Integruar për Zhvillimin Rural i 100 fshatrave i cili synonte ndërhyrjet zhvillimore me investime në hapësirën rurale të fshatit Kolonjë,nuk është zbatuar plotësisht,sic u premtua shprehen banorët.Sipas tyre  rruga kryesore që përshkon mespërmes fshatin,është me të njëtat standarde,sic ka qenë, që nga koha që është ndërtuar,ndërkohë që  investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore kryesore por edhe të brendshme si mbështetje  për rivitalizimin e  hapësirave publike e urbane, infrastrukturës komunitare, dhe asaj  mjedisore e turistike për të krijuar lehtësi dhe mundësi për vizitorët vendas dhe turistet e huaj,që vizitojnë manastirin e Ardenicës, kanë qënë te pjesëshme dhe jo efektive.

Programi “100 fshatrat” s’është bere realitet i prekshëm sipas premtimit, kjo duket ngado që të hedhësh sytë ne Kolonjë dhe Ardenicë.

NOA

Pesë vjete nga koha publikimit të programit 100 fshatrat vetëm një pjesë e investimeve janë kryer në fshatin Kolonjë thonë banorët.Ata e konsiderojnë te dështuar programin 100 fshatrat për Kolonjën për të cilin u premtua nga qeveria se do të sillnin ndryshme,që do të kishin ndikim në permirësimin e potencialit turistik në hapësirat rurale për zhvillimin e agroturizmit, turizmit dhe ekonomise lokale.Edhe pse qeveria i harroj kaq vite gjatë rrugës së pushtetit banorët e dy fshatrave turistikë në fjalë,të cilët ndihen të lodhur dhe të vuajtur nga kushtet e veshtira,pse jo dhe të zhgënjyer nga premtimet e Rilindjes,ata vazhdojnë të  besojnë te qeveria. Në Kolonjë ka pasur një projekt per Rilindjen Rurale, me fokus 100 fshatrat qe u prezantua si  një model i ri i zhvillimit rural, por s’ka ndryshim të  përmirësimit ,që përfshin infrastrukturën, agroturizmin,trashëgiminë kulturore dhe nxitjen e punësimit përmes mbështetjes direkte për bizneset e zonës. Programi 100 fshatrat s’është bere  realitet i prekshëm sipas premtimit dhe kjo duket ngado që të hedhësh sytë ne Kolonjë kanë theksuar banorët.