Blendi Klosi / Sekretari i Përgjithshëm i PS takim me Forumin e Gruas: Prioritet riorganizimi i socialistëve për një impuls të ri

48
Sigal

Të premten, në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie mblodhi përfaqësueset e Forumit të Gruas Socialiste nga të gjitha bashkitë e vendit. Në takimin ku merret pjesë edhe Sekretarja e re e zgjedhur e Gruas së PS, Evis Kushi u diskutua për për riorganizimin e kësaj force. Klosi tha se “zhvilluam një bashkëbisedim mbi platformën e veprimit për riorganizimin dhe forcimin e rolit të tyre brenda familjes sonë të madhe socialiste.”. Prej disa ditësh socialistët po zhvillojnë takime të shumta me strukturat dhe anëtarësinë për ti dhënë një impuls të ri të organizimit të brendshëm të tyre. Takime të ngjashme janë organizuar thuajse në të gjitha qarqet e vendit me praninë edhe të deputetëve respektive të bashkive.