Presidenti Meta dhuron gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë

415
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhuruar gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Meta dhuroi gjak së bashku me kabinetin e tij.

Kreu i shtetit dhuroi gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Po ashtu, Meta foli edhe për koronavirusin, teksa tha se duhet që qytetarët të ndjekin çdo udhëzim të ekspertëve të shëndetësisë.

“Vij këtu pasi kam bërë analiza. Ju kam thënë që mos rrini kaq afër dhe iu përgëzoj që keni marrë masa edhe ju. Duhet njerëzit të kenë parasysh që t’i referohen 127-s. Të ndjekim çdo udhëzim. Besoj se do ta kalojmë këtë situatë”, deklaroi kreu i shtetit.