Ditën e sotme pritet të ketë reshje të dobëta shiu.
Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon që në zonat malore, rreshjet mund të jenë intensive shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 °C në bregdet, ndërsa temperaturat minimale do të shkojnë deri në 9 °C në vendet malore.
Njoftimi i plotë i IGJEUM:
RESHJET
Sot (e diel, dt.28) në shumicën e qarqeve priten reshje, por të dobëta. Në qarqet Shkodër dhe Kukës ato priten deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në Veri, në zona shumë të kufizuara, reshjet mund të jenë intensive, shoqëruar me rrufe dhe erë momentale të fortë (më e mundshme në zonat malore).
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 16 / 25 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 20 °C
ERA
Sot (e diel, dt.28) era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.