Oligarkët pranë qeverisë shpërblehen edhe me 2 koncesione gazi

504
Sigal

Kryeministri Edi Rama, po u dhuron zonat e mbetura e të mbrojtura të hidrokarbureve, klientëve të tij dhe biznesmenëve të lidhur me deputetë e ministra, duke sajuar koncesione të tjera, pa asnjë qindarkë fitim për buxhetin e shtetit.Më 9 qershor 2022, Rama ka firmosur Vendimin nr. 401 të qeverisë, me objekt: “Miratim i marrëveshjes hidrokarbure në vendburimin e gazit natyror Frakull- Fier, lidhur ndërmjet “Albpetrol” dhe firmës “EDG Natural Gas” Sh.p.k”.Po më 9 qershor 2022, ka firmosur dhe Vendimin nr. 2 të qeverisë, me të njëjtin objekt, por në  vendburimin e gazit natyror Povelçë- Fier, lidhur ndërmjet “Albpetrol” dhe firmës “EDG Natural Gas” Shpk”; të cilat drejtori i “Albpetrol” Klejdi Cenmurati dhe drejtori i AKBN Adrian Bylyku i kanë firmosur.Të dy këto ndërhyrje private në sektorin rezervave të gazit në zonat hidrokarbure të Fierit, janë paraqitur si gjoja propozime të ministres Belinda Balluku, por realisht janë pazare personale të kryeministrit Edi Rama.Përfituese e të dy koncesioneve të gazit në Frakull e Povelçë, është firma “EDG Natural Gas” Shpk”, me pronar 90% Sokol Meqemeja i njohur si bos i mishit të importit e pulave “Chicken Farm Albania”, por dhe i HEC-ve.Ndërsa në ortakëri me të në këto dy koncesione, 10% i ka firma “IMPACTO COMMUNICATIONS Shpk”, me pronare të vetme Rezarta Bytyçi nga Kukësi, njohur si e afërt e kryebashkiakut e oligark ndërtimi Safet Gjici sipas pamfleti.Lidhja kupolë pushteti-oligarkë, konstatohet në faktin, se administrator i firmës “EDG Natural Gas Shpk” e dy koncesioneve të gazit në zonat Frakull e Povelçë, është Erald Bakiu.Sipas dokumenteve tatimore, Bakiu është dhe administrator i firmës “TIRANA CASH& CARRY Sh.p.k” me aktivitet  ndërtime, në pronësi të deputetit të PS, Vullnet Sinaj dhe pronar i “Big Market”.Ndërkohë që Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i Ministres së Ekonomi-Financave, Delina Ibrahimaj, deri para pak muajsh ka qenë administrator i firmës së pulave “CHICKEN HOUSE Sh.p.k” me pagë mujore 2.1 milionë lekë, ndërsa pa denoncimit që i bëri “Pamfleti”, ai bëri sikur u largua nga detyra sipas pamfleti.Fijet lidhëse janë aq të forta e të dukshme, sa nuk është vështirë të kuptohet, se çfarë po vazhdojnë të bëjnë kryeministri dhe ministrat e tij me burimet ekonomike strategjike të vendit, cilat dhe në këtë rast janë dhuruar në formë koncesioni.