Shqipëria në shitje, edhe ‘triporti’ i Vlorës jepet me PPP

299
Sigal

Shqipëria në shitje, triporti në Vlorë me PPP, fituesi ofroi 1.4 milionë euro më shumë

 Shqipëria, e gjithë në shitje! Çdo pronë dhe pasuri publike po i jepet privatit. Diku, për të ndërtuar. Në vende të tjera, për të marrë pasurinë mbi dhe nëntokësore. Gjithashtu, edhe taksat në rrugë, aeroporte apo porte po i vjel privati. Shteti?! Vetëm llogarit sa ka marrë X apo Y firmë, ndërkohë që të gjitha firmat private çuditërisht dalin me humbje. Dita-ditës shqiptarët po varfërohen, pasi të ardhurat nga pasuria publike po transferohen jashtë shtetit. Madje, edhe fitimet nga kursimet në banka. Gjithçka.

Mes dhjetëra kontratave të dyshimta, ndërsa në këto rreshta do të ndalemi në Vlorë. Në atë qytet që deri dje ishte deputet vetë kryeministri jonë, Edi Rama. Në atë qytet, që pasi e lavdëroi për punë të mira, tani, pas konfliktit me Lelin, e shan sa herë që shkon në Jug. Interesat me bashkinë, por edhe me pronat e asaj bashkie, e kanë detyruar Ramën që të ketë një vëmendje të madhe në Vlorë. Deri më tani, të gjitha pronat publike po i merr privati. Mori ndërtimin e Portit të Vlorës. Gjithashtu, edhe aeroportin. Ndërsa, së fundmi, privati po merr edhe Triportin në Vlorë, ku do të bëhet port peshkimi.

Sipas dokumenteve, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur firmën fituese që ka fituar koncesionin për Triportin në Vlorë. Procedura ka qenë “dhënia me koncesion/partneritet publik privat për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të Integruar” në Triport Vlorë sipas Boldnews. Vendndodhja është në pjesën qendrore-jugore të bregdetit shqiptar, rreth 2 km në veriperëndim të Vlorës dhe jo shumë larg rreth 1,5 km në juglindje Nartës dhe Lagunës Homogjene të Nartës.

Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është 10 vjet. “Njoftojmë se, kanë qenë pjesëmarrës në procedurë ofertuesit me vlerat përkatëse të ofruara BOE “AGBES CONSTRUKSION”, “BESTA”, “Premium Construction & Maintenance”, “ITE. GRUP” dhe “ARKONSTUDIO”. Këto firma kanë pasur një ofertë me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 40.000.000 euro. Ndërkohë, shoqëria “ALBAVIA” nuk ka paraqitur ofertë. Ofertë ka paraqitur shoqëria “ED KONSTRUKSION”, me vlerë totale të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes prej 38.650.000 euro. Por, kjo shoqëri është s’kualifikuar dhe fitues është shpallur oferta me rreth 1.4 milionë euro më shumë. Si në të gjitha këto koncesione apo tenderë të mëdhenj, fituesit shpallen ata që ofrojnë më shumë!