Ekspertët e burimeve natyrore/ Shkatërrimi i Kombinatit të Ballshit, veprim i gabuar, tepër i rëndë, urdhëruesit duhet të përgjigjen para drejtësisë

171
Sigal

-vijon nga dje-

Për Naftën:

Shteti duhet të ketë si ligj prevalues mos-dhenien me konçension të Pasurive Natyrore

– Shkatërrimi i Kombinatit të Ballshit, veprim i gabuar, tepër i rëndë dhe urdhëruesit duhet të përgjigjen para drejtësisë.

RESOLUTË

 

  1. a) Deklarimi zyrtar i kompanive konҫesionare në vendburimet ekzistuese të naftës se gjoja “punojnë me humbje”, prej vitit 1994 që kur filloj dhënia e tyre me konҫesion, për t’ju shmangur detyrimeve tatimore dhe taksave ndaj shtetit, si dhe ndotja masive e ambientit apo shkatërrimi i pasurive private të banorëve në zonat për rreth, janë fakte të mjaftueshme për të pezulluar aktivitetin e këtyre kompanive dhe për ti ri-shtetëzuar ato nën administrimin e kompanisë shtetërore kombëtare të hidrokarbureve Albpetrol, pa u penalizuar në gjykatat ndërkombëtare të arbitrazhit.
  2. b) Në qoftë se, vërtetë këto konçensione të vendburimeve punojnë me humbje, siҫ deklarohet zyrtarisht prej tyre, e cila për ne specialistët është një mashtrim i madh, atëherë shteti prapë duhet të ndërhyjë, t’i ndërpresi atyre aktivitetin dhe ti ri-shtetëzoj këto pasuri natyrore për t’ja kursyer popullit dhe ekonomisë që ti shfrytëzoi në një periudhë tjetër kur ato të jenë me fitim ekonomik. Ato nuk duhen lënë në dorë të konҫesionarëve mashtrues hajdut që po i shfrytëzojnë ato barbarisht dhe shkatërrojnë vetë vendburimin, në mënyrë që të nxjerrin dhe vjedhin sa më shumë këtë pasuri natyrore, duke na lënë pas një tokë të djegur.
  3. c) Në rastet e shkeljeve të kontratave të përmëndura më sipër konçensionarët duhet të paguajnë të gjitha detyrimet e prapambetura dhe duke llogaritur edhe dëmshpërblimet e arbitrazhit ndërkombëtar, ndërkohë abuzuesit të shkojnë para drejtësisë dhe t’ju konfiskohen pasuritë e vjedhura. Fitimet që konҫesionarët kanë nxjerr duke abuzuar rëndë me kontratat e gabuara, të cilat pranohen nga qeveria aktuale se kanë dështuar, janë marramëndëse.Po ashtu edhe politikanët dhe qeveritarët që fshihen pas tyre si aksioner dhe vjedhin fitimet bashkë me konҫesionarët, duke mos paguar as tatimin mbi fitimin dhe taksat e tjera, duhet të llogariten dhe ti kthehen shtetit.Abuzuesit të denoncohen tek drejtësia dhe pasuritë e vjedhura duhet ti sekuestrohen.
  4. d) Këto pasuri natyrore duhet ti rishtetëzoj kompania shtetërore Albpetrol, si pronare e vetme dhe e ligjëshme, e cila duhet të fuqizohet dhe drejtohet nga specialist të kualifikuar dhe me eksperiencë, që akoma nuk i mungojnë shqipërisë, por ndërkohë duhet të ri-ngrihet dhe fuqizohet me specialistët e nevojshëm Instituti i Naftës për drejtimin shkencore në shfrytëzimit të tyre.
  5. e) Nga fitimi që do të nxirret nga nafta dhe gazi në këto vendburime, ka mjaftueshëm të ardhura monetare që të investohet në përpunimin e saj, duke ndërprer kështu rrugën e eksportit si lëndë e parë, naftë bruto, në mënyrë që ekonomia të përfitoj karburantet dhe vlerën e shtuar të saj, si dhe të filloi investimi në kërkim-zbulimin e vëndburimeve në objektet e reja perspektiv brenda territorit shqiptar.
  6. f) Shkatërrimin e uzinave të përpunimit të naftës siҫ ishte Uzina Përpunimit Thellë të Naftës (UPTHN) Ballsh, e cila ishte një vepër strategjike kombëtare me teknologji të avancuar dhe për një dorë para investime mund të vihej në punë me kapacitet të plot, ne specialistët e konferencës e konsiderojm një veprim të gabuar, tepër të rëndë dhe urdhëruesit duhet të përgjigjen para drejtësisë.
  7. g) Industria e naftës në të gjitha dikasteret, ndërmarrjet e Albpetrolit dhe instirucionet shkencore, duhet të drejtohet nga specialistë të kualifikuar, me eksperiencë, por jo nga militant të partive që shkojn dhe vijnë në pushtet dhe kjo industri duhet të jetë nën kontrollin e rrept të shtetit.
  8. I njëjti trajtim me marrje masash urgjente të përshkruara për naftën në pikën 6 të mësipërme, duhet të bëhet edhe për investimet dhe konçensionet ekzistuese në mineralet e tjerë të dobishëm si: Krom, Bakër, Hekur-Nikel, Plumb-Zinkut, Qymyr, Bitume, etj., në Shqipëri dhe Kosovë.
  9. Qeveria shqiptare duhet ti bëjë presion kompanisë së shpërndarjes së gazit (TAP) dhe investitorëve të tij për të ri-negociuar termat e kontratës në mënyrë që shqipëria të përfitoj tranzit fee, dalje gazi në shqipëri dhe sasi gazi, sipas parashikimit në projektin fillestar. Të zbuloj dhe ti ndërpres fitimin politikanëve apo qeveritarëve shqiptar të korruptuar, që fshihen si aksioner pas tij dhe po vjedhin padrejtësisht atë pjesë të fitimit që duhet të merrte shteti, vetëm se kanë marrë pjesë si negociator për gazsjellësin TAP, ku shqipëria ka humbur gjithëҫka dhe nuk po përfiton asgjë prej tij. Ata duhet të denoncohen para drejtësisë për këtë humbje të madhe kombëtare.
  10. Të ndalohet me ligj që në rastin e falimentimit apo ndërprerjes së një kontrate nga një konçensionar privat, pasuria natyrore t’i kthehet shtetit – dhe jo siç është vepruar deri tani kur koncensionarët ja “shesin” biznesin apo kontratën e vetë ndonjë koncensionari tjetër, sikur të jetë pronë e tyre, kur në fakt ajo eshë pronë e shtetit dhe popullit.
  11. Shteti duhet të nxjerri ligje për lidhje kontratash në të ardhmen:
  12. a) Së pari Shteti duhet të ketë si ligj prevalues mos-dhenien me konçension të Pasurive Natyrore (minerale plus burimeve të tjera energjitike) sidomos të huajve për të ruajtur pavarësinë ekonomike dhe atë politike të shteteve tona Shqipëtare
  13. b) Përjashtime për lidhje të ndonjë kontrate me konçension mund të bëhen, por pasi të argumentohet një gjë e tillë nga Institute Shkencore të ngritura posaçërishtë për mirë-manaxhimin dhe Zhvillimin e pasurive kombetarë Minerare, të cilat do të jenë subjekte juridike të pavarura nga partitë politike dhe që do të kenë statusin dhe rregullat e tyre të mbështetura me Kushtetutë.
  14. c) Po japim një shëmbull argumentimi më poshtë për një formulim apo përcaktim paraprak të një përjashtimi për dhënie me kontratë konçensionare në rastin e Naftës, dhënë nga një kumtesë për Naftën në këtë Konferencë:
  • Konçensioni në përgjithësi duhet të jepet për ato aktivitete apo biznese ku vendi me resorset teknike e njerëzore nuk mund t’i mbulojë dot vetë në një periudhë të arsyeshme mbi 30 vjeçare dhe këto konçesione duhet të jenë transparente publike për popullin.
  • Po ta shohim këtë përcaktim në naftë, rezulton që ka qenë gabim i madh dhënia me konçension e vendburimeve të zbuluar të naftës, që i gjeti të gatshme – llokum – “Demokracia”.
  • Pse?

 

  • Sepse ato vendburime ishin të mundura të shfrytëzoheshin nga vetë vendi e populli shqiptar ashtu siç qe bërë gjer dje, para “Demokracisë” – me po atë teknologji që ekzistonte.
  • Shkatërrimi i asaj teknologjie ekzistuese dhe “çuarja në zero” e ekonomisë nga qeveritë e para të “Demokracisë” kuptohet është krim kombëtar.
  • Gjithashtu ekzistonte armata teknike e naftëtarëve, e aftë për ta menaxhuar dhe çuar më tej e përmirësuar shfrytëzimin e rezervave të naftës në Shqipëri!
  • Injorimi, nënvlerësimi, mostrajtimi e mosvëmendja, lënia e kësaj armate intelektuale në mëshirë të fatit, dhe për pasojë detyrimi i shumicës prej tyre të marrë emigrimin – është një tjetër krim kombëtar i bërë nga qeveritë e “Demokracisë”!
  • Degradimi dhe ulja e prodhimit të naftës në periudhën tranzitore nga socializmi në “kapitalizëm” me politikën e çuarjes së ekonomisë në zero dhe për pasojë me shkatërrimin e çdo gjëje socialiste: fabrikave, uzinave, fermave, pemëve, ullinjve, vreshtave!
  • Nafta nuk do qe përjashtim: U shkatërruan të gjitha mjetet e makineritë (u bënë hekura/skarp për t’u shitur!), që ishin të domosdoshme për mbajtjen e prodhimit të naftës në nivelin ekzistues.
  • Por kjo solli automatikisht rënien drastike të prodhimit – gjë që krijoi kushtet favorizuese për konçensionet e huaja (dhe disfavor për vendin e popullin shqiptar) – dhe kjo përbën krim të kthjellët për qeveritë e para të “Demokracisë”!
  • Duke plotësuar idenë e mësipërme se çfarë mund të jepej konçension në naftë, në bazë të përcaktimit të hedhur më sipër, sigurisht duke parë edhe praktikat botërore, pranohen të drejta nga autori i kësaj analize, konçensionet për kërkimet e reja në naftë në ato zona të reja, ku kapaciteti teknik e financiar i vendit për një periudhë jo më pak se 30 vjet nuk mund t’i përballojë.
  • Duhen konsideruar të drejta konçensionet e dhëna për kërkimet për Naftë e Gas blloqet e detit dhe të atyre blloqeve në tokë ku thellësia e pritshme e objekteve të naftës është shumë e madhe, mbi 6-7000 m, sepse për këto dy raste, kapaciteti financiar dhe teknik i shtetit ishte i pa arritshem per nje kohë të gjatë!
  • Ky konkluzion nxirret konkretishtë nga dhënia me konçension të vendburimeve tona egzistuese, (Marinza apo të tjerat) sepse: do të ishte shumë herë më mirë të pritej 5-6 vjet, apo 10-15 vjet, bile edhe 30 vjet (siç do të vinte kjo kohë që jemi sot) dhe këto vendburime ekzistues të mos të jepeshin me konçension nga justifikimi i gabuar dhe hileqar i pushtetarëve (qeveritarëve) tanë se gjoja nuk i zhvillojmë dhe manaxhojmë dot, nga ana financiare e teknike!!!
  • Pra: për vendburimet egzistuese, po të prisnim jo shumë, por 10 vjet, mundësitë financiare e teknike do të fitoheshin, dhe vetë shteti do të mirrte frutet e veta, do të kish thesaret e veta, për mirëqënien e vendit e popullit të tij!
  • Edhe 30 vjet të mbeteshin pa shfytëzuar (gjë që nuk kish arësye të rrinin pa shfrytëzuar kaq gjatë), persëri, thesaret do ishin të shtetit e të vendit – sepse nuk do ishin bërë gjithë këto shkatërrime e shfrytëzime pa kritere teknike dhe Nafta do ishte pasuri e popullit!

  1. Për rastet përjashtim të pranimit të kontratave konçensionare të përmendura në pikën 10b) dhe 10c) theksojmë edhe një herë se ato ato duhet të përpilohen e argumentohen nga Institucione Shkencore të specializuara për shfrytëzimin e pasurive Natyrore: për kushtet e lidhjes së tyre, afatet e zbatimit të kontratës të cilat duhet të mos jenë afat gjata, dhe të specifikuara vetëm për rastet kur arrgumentohet që për një afat prej 10-20 vjetësh shteti nuk eshtë në gjëndje të bëjë investime me buxhetin e vetë. Dhe këto kontrata, në qoftë se lidhen, duhet të jenë transparente për publikun.
  2. Shteti duhet të nxjerr ligje e vendime që Kërkimi dhe Shfrytëzimi i pasurive natyrore duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët, nëpërmjet Institucioneve shkencore, ashtu siç kanë qënë edhe në kohën e para të ashtuquajture “Demokraci” – kur kjo e ashtu-quajtur demokraci i shkriu ato – gjë që konsiderohet nga gjithë specialistët tanë një gabim i madh ekonomik-admistrativ, një veprim shkatërrues, dëm-prurës për të ardhmen e ekonomisë së vendit.
  • Eksperienca e Specialistëve të fushës së Mineraleve dhe burimeve të tjera natyrore e energjitike, eshtë e madhe, dhe ishin ata/këta specialistë që zbuluan gjithë ato vendburime mineralesh e ndertuan vepra të kalibrit botëror të digave hidrocentrale – e si të tillë ata janë një potencë e madhe që nuk po shfrytëzohet! Pse? – jepni përgjigje juve Pushtetarë, që ju drejtohet kjo resolutë!
  • Këta specialistë tani po kalojnë shumica në moshën e tretë – dhe duke mos jua shfrytëzuar eksperiencën atyre – është nje gabim i madh qeverisje! Duke patur parasysh se edhe institutet u shkrinë, edhe pasuritë nuk janë më në duartë e Shqipëtarëve, por kryesishtë të të huajve – bëhet e pa mundur që kjo eksperiencë, kjo pasuri intelektuale kombëtare të shfrytëzohet! A ju tingëllon kaq keq juve drejtues të shteteve kjo situatë???!!!
  1. Të ndalohet me urgjencë shitja e xeheve të gjigandit metalurgjik Trepҫa në Kosovë si koncentrate të Plumb Zinkut dhe të ngritet shkritorja në veri të Kosovës, së bashku me riaktivizimin e kompleksit industrial të përpunimit të Plumbit, Zinkut etj., në Mitrovicë.
  2. Të bëhet mbrojtja urgjente nga shteti, nga keqpërdorimet e 11 zonave të veçanta metalore dhe shkëmbore në përbërje të gjigandit Trepҫa, me vlera të mëdha ekonomike të cilat janë hulumtuar nga grupe interesi të huaja dhe nuk kanë dorëzuar qoftë edhe një rezultat të vetëm hulumtimi!.

Që të arrihen këto qëllime madhore, duhet të ndërmerren këto hapa:

  1. Të themelohet me urgjencë Institituti Kombëtar i Përbashkët Shqipëri-Kosovë, me degë përkatëse nga këto fusha të interesit strategjik, si nafta dhe gazi, bitumet, qymyret, mineralet e dobishme, energjia hidrike, fotovoltaike, energjia e erës, etj., në mënyrë që kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve tona, t’i bëjnë vetë shqiptarët.
  2. Ky institut shtetëror, dhe me kushtetutë plotësishtë i pavarur nga politika, duhet t’i ketë 4 shtylla bazike:
  3. Shtylla e kërkmit-zbulimit;
  4. Shtylla e prodhimit;
  5. Shtylla e përpunimit të tyre në vend dhe jo tregëtimi i tyre si lëndë e parë.
  6. Shtylla e Manaxhim – Tregetim
  7. Dhe vetëm bazuar në qëndrimet përfundimtare të këtij Instituti, politika, shtetet tona, të munden ti çojnë përpara politikat zhvillimore të vendeve tona.
  8. Poltikat Energjetike dhe të Zhvillimit, duhet të bëhen mbi bazën e analizave të peshuara mirë, e kurrsesi me këshilltarë udhëheqjesh partiake pavarsisht ҫ’far titujsh mbajnë, apo këshilltar të huaj, që deri tani kanë vepruar në kundërshtim me interesat e Kombit duke blerë gazin dhe energjinë elektrike me çmim të lartë dhe duke shitur qymyrin pothuaj falas! – kur siç u argumentua janë burimet tona që kjo të mos ndodh!
  9. Suksesi i shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë, arrihet vetëm në kombinim dhe duke i patur për bazë burimet e energjisë konvencionale kurrsesi ndryshe ngase nuk ka diell, erë, ujë.., vazhdimishtë, që do të thotë, se burimet e energjisë së ripërtritëshme (erë- diell), me kosto të lartë dhe efektivitet të ultë, nuk paraqesin siguri furnizimi, ato janë burime plotësuese të vlerave të ulëta (duhet dijtur, se fotovoltaikët kanë shkallë shfrytëzimi rreth (10-11) % ndërsa gjeneratorët fushorë të erës rreth (15-16)%).
  10. a) Sikur të ishte mundësia, që të gjitha kulmet e shtëpive në Kosovë të mbuloheshin me fotovoltaikë, apo mbi 100 mi hektar tokë me gjeneratorë të erës, nuk do të ishin efektiv dhe garantuese për energji, sa është vetëm një bllok i TEC “Kosova B”, me bazë qymyrin.
  11. b) Poltika duhet ta kuptoj:

Energjia diellore dhe e erës, janë shumë të rëndësishme, por qymyrin, naftën, gazin ujin që kemi, nuk i zëvendëson dot.

  1. c) Nëse begatitë tona natyrore bëhen të huaja, për ne, shqiptarët, edhe Dielli do të bëhet i huaj !
  2. d) As luftërat e vazhdueshme në botën arabe etj. nuk bëhen për Diellin, edhe pse atje vlerat e rrezatimit arrijnë maksimumin, por bëhen për naftën dhe mineralet !
  3. Energjia dhe pasuritë natyrore, për secilin popull dhe vend, kanë:
  • Rëndësi jetike njerëzore, prandaj duhet të trajtohen me humanizëm dhe ndershmëri.
  • Rëndësi strategjike kombëtare, ndaj duhet të trajtohen kombëtarisht.
  • Rëndësi tekniko-shkencore, ndaj duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe profesionalizëm.

Ata që kundrejt këtyre potencialeve kombëtare e problematizojnë stabilizimin e furnizimit me energji, si dhe ngritjen dhe zhvillimin e vendit tonë në përgjithësi, kushdo qofshin: politikanë, analistë, shkencëtarë… vendas apo ndërkombëtarë, janë po ata vetë problemi i stabilizimit, i ngritjes dhe i zhvillimit të vendit tonë.

Ata janë, të paktën, fatkeqësia e këtij vendi dhe e popullit shqiptar.

Prishtinë 21 Maj 2022

Mbi bazën e kumtesave, fjalimeve, diskutimeve, si dhe sygjerimeve nga pjesëmarrësit në konferencë, rezoluta u përgatitë nga:

Inxh Abdullah Begolli,

Inxh Xhafer Murseli,

Prof Dr. Rafet Zeqiri,

Prof Dr Vangjel Kici,

Inxh Ilmi Mancaj,

Inxh Arsim Thaqi,

Prof. Dr Shyqri Kelmendi,

Prof. Dr. Caush Xhufi,

Inxh i dip. gjeolog Mark Pepkola,

Prof. Dr. Bashkim Lleshi,

Dr. Hazbi Shehu,

Prof. Dr. Gjergji Foto,

Prof. Dr Afat Serjani,

Prof. Dr Jorgji Hanxhari,

Dr. Iusuf Tushe,

Prof.Burhan Kavaja

Inxh.Gazmend Begolli

Mrs. Xheneta Zengo

Prof.Dr. Azem Kyqyku

Inxh.Nehat Emurllahu

Prof.Dr. Ali Muriqi.

Dr.Eç. Berat Begu

Prof.Dr.Agni Dika

Inxh.Faik Nahi

Inxh. Xhafer Nuli

Inxh. Iljaz Bejtullahu

MR.Eç.Enver Ferati

Inxh.Ali Hoxha

Inxh. Ramiz Osmani

Inxh.Skender Rama

Mr. Gani Latifi

Inxh. Ujup Murseli,

Avokat Daut Krasniqi

Avokat Rrahman Bashota

Inxh. Ramadan Dibrani

Jurist. Naim Sopaj

Inxh. Xhevat Tahiri

Inxh. Raif Dibrani

Jurist.Ejup Begu

Mr. Arbër Murseli

Student Amir Hoti

Student Burim Ferati

Student Driton Shefkiu

Student Mentor Peci

Student Kushtrim Ahmeti