Njihen patentat shqiptare në Turqi dhe anasjelltas

165

Siç e kishte paralajmëruar më herët Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, patentat shqiptare do të njihen në Turqi dhe anasjelltas. Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme të mbajtur nga kryeministri Edi Rama, marrëveshjen e arritur midis dy shteteve.

“Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave. Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”.