Pas 30-viteve rivjen thirrja: Jemi me Presidentin!

329
Sigal

Nga Agron MEMA:

Lëvizja demokratike e vitit 1990 startoi me shpërthim të vrullshëm në vitin 1991. Turma nëpër rrugë protestonte, përpos artikulimve posterative të tjera, edhe: JEMI ME PRESIDENTIN. Kjo u bë moto dhe promotor i lëvizjes për ndyshim sistemi politik, duke pasur brenda tolerancën e shmangies së vëllavrasjes. Çuditërisht rivjen në skenë thirrja dhe revolta popullore: JEMI ME PRESIDENTIN! Dhe kjo ripërsëritje thirrjeje pas 30 vitesh. Atëherë ishim me presidentin për ndryshim sistemi. Po sot pse jemi? Presidenti bën thirrje se Kombi është në rrezik, kërcënohet dhe duhet që çdo shqiptar të pozicionohet në frontin e tij si shqiptar. Presidenti flet hapur me informacionet e tij që ka në funksion të detyrës. Disa mund ta marrin për rrotacion. Por jo, kurrësesi Presidenti është ndoshta më seriozi në politikën aktuale dhe nuk futet në këtë lojë. Ai bën thirrje dhe tregon fakte se demokracia po tradhëtohet dhe së bashku me të mund të rrezikohet pavarësia kombëtare. Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri nuk mban etikën që i takon ( një pjesë e tyre), po bën lojën e shërbimeve antishqiptare dhe antireformave , sipas informacioneve që Presidenti jep me mesazhet e zbardhura. Por sa qëndron e vërteta? E vërteta qëndron kur e thot kryetari i shtetit. Po të njëjtat probleme shfaqen në shtetet që kanë hapësirat tona gjeografike, por edhe në Kosovë si shtet i pavarur. Pra, ç’po ndodh me çështjen shqiptare? Pse po zhduket çdo gjë tradicionale dhe trashëgimtare? Pse nga kryeministri fyhen dhe ofendohen të gjithë sikur është ZEUSI? PSE? Ja këto po  denoncon Presidenti i popullit shqiptar Ilir Meta. Për këto i thotë popullit të mbrojë identitetin dhe kombësinë se rrezikohet. Për këto reformat që u ka vënë parashtesën e mbiemrit të tij, Ramaforma, fortlumturia i palavdishëm dhe na hiqet si profeti Muhamet. Por shqiptarët nuk u invaduan dhe nuk u asimiluan me shekuj dhe jo nga një inskenist i turpshëm mjekërosh. Ndaj janë me PRESIDENTIN.  Janë për Kushtetutwn e votuar nga populli pavarësisht ndryshemeve të natës të bëra nga Rama 12 vite më parë. Populli është dhe mbështet Presidentin  e Shqipërisë Sovrane, anëtare e NATO-s.