‘Flemë mbi florinj, por jemi pa bukë’, qeveria në kërkim të një kompanie të huaj që të zhvas pasurinë kombëtare të naftës

250
Sigal

Pasi qeveria shqiptare  vendosi të instalojë në breg të detit të Vlorës turistike, një TEC notues për të prodhuar energji elektrike. Madje paradoksalisht do paguaj, mbi 50 milion Euro në vit qira, jo vetëm për territorin e pushtuar, por edhe për ndotjen nga nafta e derdhur në det, ndotjen e ajrit dhe tokës në një rreze prej disa kilometrash.Sërish qeveria ka vendosur të hapë një procedurë për kalimin tek investitorët e interesuar për kërkim-zbulim nafte të Bllokut të lirë të Panajasë. Me një urdhër të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është Agjencia Kombëtare e Burimeve të Natyrës ajo që ka bërë të ditur se tashmë ky bllok është nxjerrë për shprehje interesi. Kjo nuk është hera e parë që AKBN bën shpalljen për këtë Bllok, diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2016 dhe 2019, por pa arritur që të finalizohet një marrëveshje me investitorë të interesuar.Blloku i tretë ai i Panajasë ndodhet në pjesën jug perëndimore të Shqipërisë, rreth 3km në veri të qytetit të Vlorës. Sipërfaqja e Bllokut është 312 Km2. Puset kryesorë në këtë bllok janë Zvërneci-3, Dajlani-1, Vlora-10 dhe Vlora-11. Duke marrë për llogaritje vlerat limit të përdorura për vlerësimin e rezervave, rezulton se këto të fundit luhaten nga 25 Milionë fuçi naftë (varianti më minimal) deri në 101 milionë fuçi.Periudha e kërkimit sipas termave të nxjerra nga AKBN është 5 vjeçare për çdo kompani, që fiton të drejtën ndërkohë që kjo mund të shtyhet 7 vjeçare.