SKANDALI/Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon falë pazareve të kreut të OST, Elisan Bici që rëndojnë në faturat e dritave të familjarëve. Ndërkohë nën maskën e dekarbonizimit edhe 113 mln euro do shkojnë për rinovimin e 980 godinave publike, nga ministritë te bashkitë, zyrat e drejtorive dhe autoriteteve të pavarura
Ministria hap thesin me 113 mln euro për rinovimin e 980 godinave publike
Nga ministritë te bashkitë, zyrat e drejtorive dhe autoriteteve të pavarura… rreth 980 objekte publike prite të rinovohen deri në vitin 2027. Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave parashikon ndërhyrje të thella në stokun ekzistues të ndërtesave publike, duke ‘gllabëruar ‘mbi 113 milionë eurosh për 3 vite , me synimin për dekarbonizimin e plotë të sektorit të ndërtesave deri në vitin 2050.
Nga ministritë te bashkitë, zyrat e drejtorive dhe autoriteteve të pavarura… rreth 980 objekte publike prite të rinovohen deri në vitin 2027. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur në Konsultim Publik Planin Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave i cili parashikon ndërhyrje të thella në stokun ekzistues të ndërtesave publike, me një investim total prej mbi 113 milionë eurosh.
“Në zyrat publike, kërkesat për kushte më të mira pune janë rritur ndjeshëm — më shumë ndriçim, më shumë ngrohje e ajër i kondicionuar. Kjo do të thotë edhe më shumë konsum energjie. Pikërisht për këtë arsye, ndërhyrjet që parashikon Plani Kombëtar i Rinovimit janë thelbësore. Ne synojmë që çdo ndërtesë publike të jetë më e rehatshme, por edhe shumë më eficiente në përdorimin e energjisë. Kjo nuk është vetëm kursim për buxhetin, por edhe një hap drejt objektivave të gjelbërimit dhe tranzicionit energjetik që ka marrë përsipër vendi”, tha Gjergji Simaku, ekspert i tregut të energjisë.
Stoku i ndërtesave publike konsumon mbi 37 për qind të energjisë totale të vendit, duke qenë ndër sektorët me konsumin më të lartë të energjisë në vend. Ndërhyrjet në ndërtesa në Shqipëri, në funksion të eficiencës së energjisë, do të kishin një kosto prej 25.22 miliardë euro deri në vitin 2050, dhe kursimi që do të arrihej nga kjo do të mund të mbulonte këto masa brenda një dekade.
“Analiza e 15 ndërtesave referente për sektorët rezidencial, publik dhe privat tregon se potenciali i përgjithshëm i kursimit të energjisë në sektorin e ndërtesave në Shqipëri është 40-55% për rinovimin e thellë dhe 70-95% për rinovimin ZEB, kundrejt kërkesës për energji sipas skenarit bazë. Vlera monetare e këtyre kursimeve të energjisë”, tha Simaku.
Plani përcakton një trajektore kombëtare rinovimi me objektiva për vitet 2030, 2040 dhe 2050, si dhe standarde minimale të performancës energjetike për ndërtesat e reja dhe ekzistuese..
“Për periudhën 2025–2027 pritet të rinovohen rreth 980 ndërtesa publike bashkiake dhe qendrore, me një investim total prej mbi 113 milionë eurosh. Megjithatë, plani merr në konsideratë vitin 2025, por fakti që ai nuk është miratuar ende nënkupton që do të ketë shtyrje”, tha Simaku.
Plani Kombëtar për Rinovimin e Ndërtesave synon të mobilizojë investime publike dhe private në fushën e energjisë dhe ndërtimit, duke krijuar një treg të ri për teknologjitë e gjelbra dhe punësim në sektorin e ndërtimit dhe energjisë së pastër.
01Lista/ Qeveria i hap rrugën për PPP: Ndriçimit publik, energjisë për ngrohje, strehimit etj
Qeveria ka miratuar një paketë të re ndryshimesh ligjore që shtrihet në të gjithë sektorin e koncesioneve duke zgjeruar listen e PPP-ve, me qëllim të përfshirjes së kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) edhe për shërbime të tilla si ndriçimi publik apo energjia elektrike për ngrohje, strehimi etj.
Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe pritet të kalojë për diskutim në Kuvend.Sipas dokumentit, lista e shërbimeve të mundshme për koncesion është ka përfshirë “ndriçimin publik në territorin e njësive administrative vendore; bujqësi dhe kontrata të tjera në sektorët utilitarë”.
Ky ndryshim rikthen në qarkullim idenë e mëparshme për dhënien me koncesion të ndriçimit publik, e cila në vitin 2016 kishte shkaktuar përplasje. Në atë kohë, kompania daneze “HeSaLight” A/S kishte paraqitur një propozim të pakërkuar për të marrë me koncesion ndriçimin në Tiranë dhe Durrës, por projekti dështoi pas debatit mes institucioneve.Partneriteti publik-privat është “një formë bashkëpunimi afatgjatë, të rregulluar me kontratë, ndërmjet autoritetit/entit kontraktues, partnerit publik, dhe një ose më shumë operatorëve ekonomikë… ku partneri publik merr përsipër të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare, pjesërisht ose plotësisht për realizimin e investimit”.Në të njëjtën kohë, ligji riskon të jetë objekt kritikash për faktin se institucioni publik ruan fuqi për të financuar pjesërisht ose tërësisht investimet, duke krijuar mundësi për keqpërdorim.
02 Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon
Në raport me vendet e Europës, Shqipëria ende ka çmime të favorshme për energjinë elektrike ndaj konsumatorëve familjarë, por krahasuar me rajonin, ka çmimet më të larta pas Maqedonisë së Veriut.Sipas të dhënave të Eurostat, në gjysmën e parë të vitit aktual, çmimi mesatar i energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në BE ishte 0.28 euro/kWh.
Shqipëria, me çmim prej 0.18 euro/kWh, renditet dukshëm më poshtë se mesatarja e BE-së, por siç tregon grafiku i mëposhtëm, vendi ka çmimin më të lartë në rajon pas Maqedonisë së Veriut me 0.22 euro/kWh.
Çmime më të ulëta se Shqipëria kanë Serbia (0.17 euro/kWh), Mali i Zi (0.17 euro/kWh), Bosnja (0.15 euro) dhe Turqia (0.14 euro).
Çmimet e energjisë në Shqipëri lidhen me strukturën e tregut vendas, ku pjesa më e madhe e saj prodhohet nga hidrocentralet publike.
Në BE, Çekia dhe Polonia kryesojnë për çmimet më të larta me 0.39 dhe 0.34 euro/kWh secila, të ndjekura nga Gjermania dhe Italia.
Në anën tjetër, ndër më të lirat janë Islanda me 0.12 euro/kWh, Malta me 0.13 euro dhe Turqia me 0.14 euro/kWh.Vendet me ekonomi të zhvilluara kanë çmime më të larta për shkak të taksave të karbonit, kostove të rrjetit dhe investimeve në burime të rinovueshme.Për shembull, Portugalia dhe Belgjika kanë çmime respektivisht 0.28 dhe 0.31 euro/kËh, ndërsa Franca qëndron më pranë mesatares me 0.24 euro/kWh.Qeveria e Shqipërisë ka ndjekur një politikë që nuk rrit çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë, ndërkohë që investime të mëdha po bëhen në energjinë e pastër.Investimet në energjinë diellore dhe në HEC-et e vogla pritet të rrisin sigurinë energjetike të vendit dhe të mbajnë çmimin në nivele të kontrollueshme. Energjia e prodhuar nga uji ka taksa më të ulëta në tregjet e BE-së. Ndërsa energjia e prodhuar nga uji ka kosto më të ulëta mjedisore dhe është më e kërkuar në tregjet europiane.Në prodhimin e energjisë së pastër, Shqipëria ka arritur konvergjencën me BE-në dhe është mbi mesataren e saj, për shkak se e gjithë energjia për konsum prodhohet nga dielli dhe uji.




















