Ligjëro shoku Enver, ligjëro bilbili ynë, T’i marksizmin e shpëtove, na nderove Shqipërinë!
Këto vargje, të një kënge popullore të viteve ’60-të, kur E.Hoxha po prishej me sovjetikët, m’u kujtuan tek po dëgjoja lajmet ku Edvini ynë, këtë fundjave në Mynih të Gjermanisë, ua kish përplasur në fytyrë europianëve që hezitonin, pa të drejtë sipas tij, ta pranonin atë në gjirin e tyre, paçka se ai nuk kish plotësuar asnjë nga angazhimet që u kish premtuar atyre, ashtu si 60-të vite më parë Enveri, ua përplaste në fytyrë hrushovianëve që po “tradhëtonin” marksizëm-leninizmin duke i kërkuar të liberalizohej!
Por, me sa duket, e keqja jonë është më e thellë: – Të njëjtin qëndrim, të njëjtën retorike, të njëjtin delir, shfaqi edhe Fan Noli si kryeministër në shtatorin e 1924-ës në Lidhjen e Kombeve, që, kur europianët i kërkonin të bënte zgjedhje dhe të qeveriste me Parlament dhe Opozitë, ai i quajti këto të tepërta, si “gazra helmuese”, si vendin ku bëheshin vetëm llogje dhe fjale boshe!” Përfundimi dihet, pas dy muajsh braktisi vendin për të mos u kthyer kurrë.
Vërtet çudi se çfarë ngjashmërie në psikologjinë dhe retorikën e udhëheqësve tanë, ndonëse ka kaluar afro një shekull qeverimi!
- Tabloja shoqëruese ështe një pikture në vaj e artistit rus Dmitri Zheltov, ku shkëmbinjtë (Shqipëria) i bëjnë ballë plot krenari valëve të terbuara të detit (të huajve “dashakeqë”)




















