Investimet e huaja në vend,  ia mbathin nga Shqipëria

16
Sigal

Ndërhyrjet e shpeshta me akte normative kanë shkurtuar investimet me financim të huaj. Donatorët apo Financuesit e huaj, kërkojne zbatimin e rregullave strikte, gare të monitoruar ndaj dhe shpesh herë tenderojnë drejtpërdrejt pa u lënë hapësirë drejtorëve të emëruar nga administrata. Edhe bizneset e huaja që lidhin kontrata afatgjatë hasin vështirsi, pasi rritja e taksave, për çdo vit ka bërë që shumica e kompanive të falimentojnë, ose të zhvendosen në vendet fqinjë

Ndërhyrja e qeverisë me akte normative ka shkurtuar vazhdimisht investimet me financim të huaj. Siç duket financimet me Investime të Huaja janë më të vështira për t’u tenderuar. Donatorët apo Financuesit kërkojne zbatimin e rregullave strikte, gare të monitoruar dhe shpeshherë tenderojnë drejtpërdrejt pa u lënë hapësirë drejtorëve të emëruar nga qeveria.

 Open Data Albania ka zbardhur të dhënat për investimet publike të konsoliduara për periudhën 2018 – 2023. Në analizë nuk janë përfshirë investimet kapitale për Fondin e Rindërtimit apo Investimet nga të ardhurat e Arsimit të Lartë, por vetëm shpenzimet për Projektet e Investimeve Publike me Financim të Brendshëm dhe të Huaj.

Në gjashtë vite, Investimet Publike janë rritur me 31.3%. Nga 77.8 miliardë lekë në 2018 investimet kapitale buxhetore kanë arritur në 102.1 miliardë lekë në 2023. Ndërkohë që investimet me financim të brendshëm janë rritur me 71.6% nga 51.6 në 88.5 miliardë lekë, investimet me financim të huaj rezultojnë në ulje. Në vitin 2023 janë realizuar 13.6 miliardë lekë shpenzime kapitale me investim të huaj, minus 48.2% (apo 12.6 miliardë lekë) më pak se në 2018 dhe 27.2% më pak se viti paraardhës fiskal.

Nga ana tjetër gjatë vitit 2023, realizimi i Investimeve me Financim të Huaj në raport me planin vjetor fillestar është vetëm 29.8% realizim të investimeve kapitale me financim të huaj. Kjo tregon menaxhim buxhetor jo cilësor, ose ministritë e linjës kanë paraqitur një planifikim të fryrë për projektet me financim të huaj, ose nuk janë marrë në konsideratë procedurat që aplikohen për këto projekte, duke sjellë vonesa të konsiderueshme, për rrjedhojë, mosrealizim të tyre.

Ndërhyrja e Qeverisë me Akte Normative ka shkurtuar vazhdimisht investimet me financim të huaj dhe ka rritur investimet e brendshme. Konkretisht në dy vitet e fundit 2022 dhe 2023, shpenzimet me financim të huaj janë riplanifikuar përkatësisht me 12.4 dhe 20.3 miliardë lekë më pak se plani fillestar në ligjin për buxhetin.

Shpenzimet për investimet kapitale nuk janë realizuar plotësisht në asnjë vit buxhetor. Në këto gjashtë vite, mesatarisht niveli i realizimit të investimeve publike është 91%. Më problematike rezultojnë investimet me financim të huaj mesatarisht 78.5%, ndërsa ato financim të brendshëm shfaqin realizim mesatar vjetor për periudhën e shqyrtuar rreth 96%.

Siç duket financimet me Investime të Huaja janë më të vështira për t’u tenderuar. Donatorët apo Financuesit kërkojne zbatimin e rregullave strikte, gare të monitoruar dhe shpeshherë tenderojnë drejtpërdrejt pa u lënë hapësirë drejtorëve të emëruar nga Qeveria. A mbetet kjo një arsye që ka çuar në nivelet më të ulëta vlerat e projekteve me finacim të huaj? Analiza e detajuar flet për ulje të tyre, shkaqet shpresojmë t’i zbardhë me kohë Qeveria, për të mos mbetur në aludimin e “paaftësisë” për të hyrë në tendera më standarde.